Poezi:
Nga Safet Sadiku
Këngët e mbretit
Dhe zëri i detit
Kurrë nuk përputhen!
Njëra ngrihet
Mbi heshtjen e njerëzve,
Tjetri vjen nga thellësia
Dhe s’i bindet askujt.
Njëra kërkon majën,
Tjetri horizontin.
Dhe kur pushteti
Shpall veten të përjetshëm,
Deti qesh në breg
Dhe fshin gjurmët e tij.
Atëherë populli zgjohet
Si vullkan i furishëm!











