22.4 C
Tirana
E enjte, 8 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj NË VITET 1944-1945 SHQIPËRIA DËRGON NË KOSOVË DY DIVIZIONE

NË VITET 1944-1945 SHQIPËRIA DËRGON NË KOSOVË DY DIVIZIONE

0
Enver Hoxha - me Dushan Mugoshën e Miladin Popoviçin

Xhelal Zejneli

Në vitin 1944–1945, Enver Hoxha (1908-1985) dërgoi në Kosovë dhe në trevat e tjera të ish-Jugosllavisë Divizionin V dhe Divizionin VI të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.

Këto dy njësi të mëdha operative përbëheshin nga disa brigada sulmuese (si Brigadat III, V, VIII, dhe të tjera) dhe komandoheshin nga drejtues ushtarakë si Rrahman Parllaku (17 prill 1919 – 15 shtator 2019) – (Divizioni V) dhe Gjin Marku (1918/1920 – 1986) – (Divizioni VI).

Sipas marrëveshjes zyrtare me shtabin e Josip Broz Titos, qëllimi deklarativ ishte ndjekja e forcave gjermane që ishin në tërheqje e sipër.

Pasi gjermanët u larguan, këto dy divizione qëndruan në Kosovë deri në dhjetor të vitit 1945. Historianët vërejnë se prania e tyre ndihmoi forcat jugosllave të shtypnin rezistencën e armatosur antikomuniste të shqiptarëve të Kosovës, siç ishte Kryengritja e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës (1912-1945) dhe lehtësoi ripushtimin e Kosovës nga regjimi i Josip Broz Titos (1892-1980).

Kryengritja e Drenicës (e njohur edhe si Lufta e Drenicës) e viteve 1944–1945 është një nga kapitujt më të rëndësishëm të qëndresës së armatosur shqiptare në Kosovë kundër ripushtimit të saj nga sllavo-komunistët jugosllavë, në fund të Luftës II Botërore. Kryengritja udhëhiqej nga tribunët popullorë e ushtarakë Shaban Polluzha (1912-1945) dhe Mehmet Gradica (1913-1945).

Shaban Mustafë Kastrati, i njohur si Shaban Polluzha, ishte udhëheqës ushtarak i Kosovës. Lindi në fshatin Polluzhë të krahinës së Drenicës në vitin 1871, u vra në fshatin Tërstenik afër Prishtinës, më 21 shkurt 1945. Në vitin 1944-1945, në krye të forcave popullore. U angazhua për zbatimin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit dhe për shmangien e dhunës dhe të gjenocidit ndaj popullsisë civile të ndërmarrë nga forcat ushtarake serbe, malazeze dhe maqedonase, me pretekstin e çarmatimit masiv dhe të luftës kundër bashkëpunëtorëve të fashizmit. Më 8 shkurt 1945, Komanda e Përgjithshme Jugosllave vendosi në Kosovë pushtet ushtarak. Pas luftimeve të përgjakshme, më 21 shkurt 1945 Shaban Polluzha u vra nga forcat ushtarake serbo-malazeze.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.