27.4 C
Tirana
E mërkurë, 30 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Lajme Dita e Lurës, kujtesë pér brezat, historinë dhe përditshmërinë…

Dita e Lurës, kujtesë pér brezat, historinë dhe përditshmërinë…

0
Ditët e Lurës

Nga Gëzim Loka

E diela e fundit e këtij shtatori erdhi dhe para nesh na priste festa e përvitshme, Dita e Lurës. Ishte hera e teté që do të mblidheshim në Lurën tonë, në vendin e rrënjëve tona, për të ndezur edhe një herë zjarrin e festës në oxhaqet luriane.

Rreth dy jave para, si çdo herë, në prag të Ditës së Lurës, në qendër të saj, aktivistët e shoqatës “Lura jonë” kishin vendosur lajmerime e pankarta dhe lurasit prisnin me gëzim ditën e shumëpritur. Me miq e shoké nëpër kafenetë e Tiranës, fjala shkonte nga shkonte dhe rrotullohej rreth Lurës sonë, e cila pret dorën e ngrohtë të çdo lurasi për t’ia zgjuar bukuritë perrallore të fjetura e të mbetura në hije …

Me 26 shtator, herët në mëngjes, u nisém nga Tirana me shofer Selman Doçin, me të cilin e tjerrëm muhabetin rreth Lurës e lurasve dhe Ditës tonë të përbashkët, që po shkonim për të festuar…Me në ishte Gëzim Koleci nga Lami i Madh i Matit. Edhe ky fliste me pasion e fjalë zemre per Lurën, këtë perlë historike dhe turistike.

U ndalëm në Rreshen për të drekuar në lokalin ‘Doda” e fjalët rridhnin si ujëvarë për nahijen tonë të luleve, ujérave dhe drités së praruar.

Ishte ora 12 kur arritëm në Lurën e bukurive harlisése, e cila na priti në prehrin e saj të mrekullive që di të shpalos vetëm për bijtë e saj.

Kafenë e parë e pimë tek lokali i Rrush Arif Hotit, ku folém për Masakren e Nemces, betejen e Lanë Lurës, brengat dhe hallet e perbashketa të nenes luriane, që pret dorën ledhatuese e shteruese të bijve të saj. Kafja e dyté, jo më pak e hijshme dhe suprizuese, u pi në lokalin e Lul Doçit, ku ishin disa luras, që e tjerrëm hollë muhabetin rreth asaj pér të cilën qemë nisur nga Tirana, për të festuar për të teten herë Ditën e Lurës.

Kafen e fundit bashkë me darken dhe sajditë e tjera luriane, i bëmé në hotelin e Hasan Hotit, ku fjeta atë natë, në një dhomë komode dhe të ujdisur bukur, siç di Hasani, që në çdo bisede e ndenje flet me aq pasion për hallet e Lurës sonë…
E diela zbardhi me një mot të bukur, plot diell dhe ëmbëlsime alpine… U mblodhëm për të festuar ditën e Lurës dhe i pari fola unë, ku në fjalën e hapjes, përveç të tjerave, nxorra në pah nevojen që dy ngjarjet madhore të Lures, masakra e Nemces dhe beteja e Lanë Lurës, të përjetësoheshin në dy pllaka përkujtimore. Rreth kësaj u vertiten dhe diskutimet e pjesëmarrësve, të cilën nxorrën në pah domosdoshmerine që kjo kujtesé luriane të përjetësohej.

Diskutanti Ramadan Vladi u ndal tek mundesitë turistike që ofron Lura, por që mungon orientimi historik dhe turistik. Venia e një pllake përkujtimore për viktimat e masakres se nemces dhe një tjetre pér betejen e Lanë Lurës është një domosdoshmeri dhe duhet realizuar sa mé parë.

Dali Gjoçi i cili e mori fjalën dy tre herë, gjithashtu u ndal në disa pika kyçe të kujteses historike luriane dhe iu bëri apel biznesmeneve dhe bijve të Lures në emigracion e dispasporé që të kontribuonin për Lurën.

Xhafer Hoti ngriti pyetjen se a ekziston ndonjë dokument për Masakrën e Nemces dhe përgjigjia njëzëri ishte se po, ka dokument dhe këngê që vërtetojnë kryerjen e kësaj masakre tragjike nga austriakët në Lurë.

Diskutuan dhe Ramazan Tollja, Rustem Bruçi, Maliq Buci, Ramazan Kolgjegja, të cilët gjithashtu i mëshuan në fjalën e tyre çeshtjes se perkujtimit të dy ngjarjeve madhore, Masakrës së Nemces dhe betejës së Lanë Lurës, të cilat kanë hyrë në analet e historisë kombëtare. Të gjithë ishin dakord që të krijohej një hapësirë e mundshme, duke kontribuar secili sipas mundësisë për vënien e këtyre dy pllakve simbolike të kujteses luriane.

Gjatë kësaj dite sharmante u realizua dhe promovimi i librit me titull …të autorit Skënder Farka, i cili u nda para pak kohësh nga jeta. Profesor Farka ishte një mik i Lurës, një vizitor dhe adhurues i bukurive të saj, një sponsor modest i veprimtarive turistike e historike të grupeve të ndryshme që vinin per të shijuar bukuritë”Shetitje turistike në fshatrat e Lurës”magjike të kësaj perle alpine…

Diskutantët vlerësuan kontributin e tij për Lurën dhe e konsideruan këtë liber si një tjetër trashëgimi e shkruar që do t’iu mbetët brezave luras për krahinën tonë të dashur. Të pranishmit mbajten një minut heshtje në shenjë kujtimi pér tiransin e dashur, profesorin e nderuar dhe mikun e çmuar të kullave dhe familjevr lurase.

Në fund, mbajta fjalën e mbylljes me urimin që udhëtimi ynë në ditën e Lurës të vazhdojé …

Falenderoj emër për emër pjesemarrësit në Ditën Lurës:
Dali Gjoçi, Ramadan Vladi Gani Bruçi Ramazan Tollja Lek A. Skana Xhafer Hoti Rustem Bruçi Maliq Buci Gëzim Tollja

Ramazan Kolgjegja Lulzim Doçi Ylli Buci Xhelal Buci.
Ditë të tilla nuk janë thjeshtë ditë kalenderike, por bëhen kujtesë dhe apelojnë për brezat dhe historinë…

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.