32.9 C
Tirana
E mërkurë, 26 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Frikacakët

Frikacakët

0
Rexhep Çullhaj

Poezi nga Rexhep Çullhaj

Kam njohur shumë frikacakë,
me zë të lartë e fjalë të mëdha;
në kuvend duken si burra,
por në provë humbin çdo rrugë.

Flasin si trima në kuvend,
si të ishin prijës të kësaj bote;
por kur vjen dita e vështirë,
fshihen pas hijes së vetes.

Mos i beso atij që bërtet shumë,
se trimëria s’ka nevojë për zë;
ai që ka zemër të fortë,
e tregon kur bie në provë.

Ka pa shkollë e ka me shkollë,
ka të ditur e ka mendjemprehtë;
por pa nder e pa burrëri,
dija mbetet fjalë e shkretë.

Frikacak në fis e në shoqëri,
rri afër vetëm kur ka dritë;
kur errësira zbret mbi derë,
ikën larg pa kthyer sytë.

Mos u merr me njerëz të tillë,
mos ua fal as besën, as kohën;
se shoku i vërtetë njihet,
kur të gjithë të tjerët të lënë.

Bota ka plot zëra bosh,
plot fytyra me maska në dorë;
por burri i vërtetë hesht pak,
dhe flet me vepra në çdo orë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.