SHKODRA NUK JA NDJEN NEVOJËN LEGJENDAVE

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Teuta apo Rozafa alias historia apo përralla nanvrasëse

Nga Kolec P. Traboini

Kisha me thanë që në krye,Teutë e jo Rozafë, trimëri e urtësi dhe jo vrasës dhe të pabesë, shpirtbutë dhe të dashtun, por jo cinikë deri në neveri, vetmohues, por jo deri me vetzhbimje Pa shumë fjalë Shkodra, kjo Loke e Nanë nuk ja ndjen nevojën legjendave, ajo para se përrallë është histori.

Vetë, që kur kam hapur sytë dhe e kam pa i mahnitun në atë botë fëminie, kurrë nuk e ka lidh kalanë me legjenda e përralla, por më atë realitet historik magjepës që ka pasë e ka prej mijra vjetësh.

Atë realitet që dikush përpiqet me e sfumue me e fashitë deri në mosqenie. Por nuk ka vorr që e nxe indentitetin, historinë, kulturën e traditat me të hershme, qëkurse njihet qytetnimi europian.

Gjithmonë e kam vramendjen pse. Dhe kam arrit në mendimin se Shkodra për çdo pushtues e dhunues i jashtëm apo i mbrendshëm kjoftë, ka kenë një kafshatë që nuk mund të kapërdihej “pa mund e pa zori”.

Ndaj është ba manipulimi nëpër shekuj se kinse jemi pjellë fantazore para se realitet historik. Shkodra ka pas mbretër dhe mbretneshë kur sllavet flinin nëpër pemë kapun “për bishti” diku në Kurrkundstan. Dhe sot, ku-ku për ata e jo për ne, ardhacakët e vonë pretendojnë për Shkodrën duke thanë se shkodranët, mirditësit, malësorët e maleve që i rrinë si kunorë hyjnore Shkodrës( se Shkodra nuk janë vetëm muret e kalasë), duke thanë pra këta ardhacakë se tanë këta banorë janë të ardhun a të sjellë (nga sulltanët me fytyre vralie) nga stepat e Azisë, bash prej andej ku nuk ka histori.

Kjo Shkodër, qyteti dhe rrethinat, malet dhe fushat e çka merr rreth e qark liqeni që historikisht janë pjese jetike e saj, kanë pasë një zhvillim e një qëndresë që ka vazhdue në shekuj, që nga lufta Iliro-Romake ku ushtria romake me Pal Emilin rrafshoi e dogji 60 qytete dhe deri në rrethimin e qëndresën dhjetëvjeçare 1468 -1479 përballë Perandorise Osmane, që nuk e di cili qytet tjetër në Europë ( ndoshta përveç Vienës) e ka përjetue aq trimërisht mbrojtjen e vet, përballë asaj mizorie të hordhive të egra që vinin nga Lindja.
Ndaj pyes çfarë dreqin na duhet legjenda fantazmore e tradhëtisë dhe vrasjes se nuses së re, kryekrejt nënës me fëmijë në gji, kur kemi mbretneshën Teutë e para mbretëneshë e Europës, mbase më e bukura e më trimnesha ndër to.

Më gjeni një tjetër si mbretnesha Teutë në epokat historike të Europës, të historisë së vjetër apo të re. Hapni librat e moçëm. Mos përtoni të kërkoni në rrënjët e kombit e jo nëpër skërrka, nëpër ca degë të holla, të stërkequna, të shartueme dhunshëm prej pushtuesve mizorë, a thanë disi ndryshe të konvertuar vonshëm e të ushqyem ligsht me fanatizëm dhe prapambetje mesjetare.

Një mbretneshë të bukur, luftëtare, krenare, që të këtë guxuar për të luftuar përballë perandorisë më të madhe në historinë e Botës.

Bëni krahasimet dhe do të shihni madhështinë e vajzës, gruas, nanës dhe mbretneshës shkodrane.

Teuta e Shkodres apo Helena e Trojes?
Njëra realitet historik mbreslanës e tjetra një imagjinatë sado e ndezun dhe e mrekullueshme, por e pavertetueshme.

Realiteti përballë fantazisë. Por historia nuk mund të jetë një përralle e bukur me Hirushe europiane apo ato të njëmijë e një netëve arabe. As deti nuk përfaqësohet nga shkuma e leshterikët që dalin nadje heret brigjeve, anipse pjesë të tij janë. Madhështia e detit përfaqësohet nga dallgët shpesh të frikshme e të mistershme.

Teuta apo Kleopatra, dihet që këtë të fundit e njeh gjithë bota, Teuten tonë jo. E pse? Se jemi qyqarë. Se pranojmë çdo surogato që na serviret, si ai çelsi i ndyshkur, që më ngjan si tubat e ndryshkura të banjove në Mesjetë, allasoj të duket edhe si zorrë qeni.

Ka një platformë kundër Shkodrës, edhe mendja më naive e kupton, demonizimi, demoralizimi, shkrehja, që Shkodra të heq dorë nga krenaria historike që të sundohet e strapacohet më mirë prej bandave qeverisese antikombëtare, apo atyre vendeve me orekse te vjetra që si çakejt duan të shqyejne gjithçka që ka lidhje me historine e krenarinë e këtij vendi, e kësisoj ta kenë ma të lehtë të kafshojnë pjesë të trojeve shqiptare të mbetuna pa indentitet. Kaq naive jemi sa të mos e kuptojmë se keto çilsa të ndyshkun si zorrë qeni, ato tuba qeliku drejt qiellit që nuk, thonë asgja, nuk janë të vendosuna krejt kot.

O humbsa. Hapni sytë. Mbroni vetveten dhe indentitetin tuaj historik që për nga krenaria duhet tua kishte zili çdo komb a kombsi europiane.

Sot si popull jemi ekonomikisht të varfër se jemi të vjedhun, por ne Europës duhet të dimë si ti sjellim histornë tonë për të cilën dhe ajo duhet të bëhet krenare sepse ne kemi kenë gjithmonë pjesë e asaj familje popujsh.

Në fund të fundit shtrohet pyetja (për ne e jo per Europën): a jemi ne vazhdues të historisë së lavdishme të Shkodres ilirike, mbi 2500 vjeçare – apo më thellë në historinë e Lashtësisë, apo-apo rasat i mbjellun vonshëm, si hibridet moderne që kanë humbun aftësinë mbise të ripërtrimjes.

25 gusht 2026

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit