MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN (5)

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Nga Ismet M. Hasani

U R T I . P O E T I K E (5)

NËNËS SIME

Çfarë të mira të bësh
për babë e nënë,
dije se prapë,
diçka mangut kë lënë

Emër i dashur për mua,
NËNË, moj sa shumë të dua;
Oj nënë me thirrë, oh sa mirë
se zëri ytë me tregon mëshirë.

Nënë, më rrite e më shkollove,
me gishtat e thatë,
me duer të bekuara
rrobat më arrnove.

Porsa pak u rrita
dhe u shkollova
nuk t’u gjinda pranë
ika, shumë larg shkova.

Pa dëshirë oj nënë,
në Kurbet u nisa
rrugëve të panjohura
shumë u katandisa.

U bëm’ shumë
Kurbexhinj varg-varg,
humbëm në Kurbet
prejd juve shumë larg.

Amaneti yt – oj nënë!
kur më përcjelle n’Mërgim
– Mos e harro Zotin, as mua
se më shkakton pikëllim!

Por më dëgjo, o biri im
edhe që vdes
e ti shumë larg,
mos eja në varrimin tim.

Në varrim une erdha, oj Nënë,
por shumë u merzita
në ndarjën e fundit,
një grusht dhé mbi varr ta qita.

Tash fëmijve të mi
uas lë amanet:
MOS ME LENI NË VETMI,
MOS MË LËNI TË VDES NË KURBET!
*
Edhe nëse eshtrat më mbesin këtu,
shpirti do të më shkoi atje – Në Kosovë!

SHTATË HILE E NJË MJESHTRI

Si plak, si i ri duhet të di se në luftë duhën
shtatë hile e trimëni; trimëni është të luftosh – është
mençuri të shpëtosh.

Duhet ditur
mire urtësinë
Qeni luan bishtin
për të ruajtur miqësin

Dija mirë
hallin vetvetes
shakaja është
gjysma e së vërtetës.

Edhe këtë gjë
duhet dijtë shumë mirë,
burimi i mirë
njihet në thatësirë.

Ç’ke moj zemër
që rënkon?
“Koka bën-
koka pëson!
***

E VOGLA E BLEN TË MADHËN

Kurr gjërat e vogla bashkohën, formojnë tërësinë.
Prej punëve të vogla bëhën punë të mëdha.
Shkëlqimi i gjërave imta, jetës i dhuron ngrohtësinë

Kur e blen një kalë
duhet blerë edhe një shalë,
Pse ashtu po thua?
E kam gjetë një patkua!

Për një punë bëne tybën,
mos prish qilimin
për ta arrnuar
xhybën!

Kurrë nuk janë
Sa pesë sa gjashtë,
Mos lyp gjilperën
që të ka ra në kashtë
***

HARAM I QOFT MULLINXHIS!

Fol me mend,
mos ia ffut kot,
me bërë mizat mjaltë
do i kishin qypatt plot.

Thesi zbrazët,
nuk qëndro në këmbë
As buke s’përtypët
pa pasë dhëmbë!

Nusja ndaj të shoqit,
e tregon urtësinë,
për inati t’vjehrrës,
po dal e rri me mullinxhinë!

Jo me vend, jo pa vend!?
Haram i qoftë mullinxhisë
që nuk ma bluan drithin’
pa rend!*

* Tre vëllazën dembela nuk pranojnë me shku’ n’mullli
me blue drithin dhe i thonë nusës, shko ti. Nusës i
vjen inati, e mbush thesin me drith dhe ju thotë vëllaznive:
Unë po shkoj m’i blue drithin, veç haram i koftë mullinxhis’
që s’ma bluen drithin pa rend!
***

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit