37.2 C
Tirana
E premte, 31 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Socialistët e Kosovës 1999-2026

Socialistët e Kosovës 1999-2026

0
Prishtina Mall

Socialistët e Kosovës, të formësuar në periudhën e lirisë 1999-2026 e kanë jetën të vështirë, sepse nuk e durojnë lirinë dhe progresin ekonomik privat dhe shtetror.

Socialistët e luftojnë pronën private, jo pse vet s’kanë pronë private, por për shkak se edhe “tjerët” kanë pronë private.

Socialistët vuajnë nga xhelozia dhe lakmia kur e vërejnë shopping qendrën më të bukur në Europë… Prishtina Mall, dhe i cilësojnë investitorët me konotacione negative, duke i quajtur si oligarkë, të pasur, hajna, kapitalistë… etj. dmth nëse je i pasur dhe super punëtor-biznismen, je hajn ose kapitalist!!!

Socialistët i urrrejnë universitetet private duke moralizuar për universitetet private si biznise që janë vetëm për profite. Universitetet publike poashtu jane biznise, dhe punojnë për profite.

Socialistët i urrejnë 130+ pishina fantastike private, 500 + hotele-motele, mijëra restorante dhe dhjetëra rezorte malore, si dhe rezortet-hotelet fenomenale: Vali Ranch, Step Arena, Grand Hotel Belushi, Batllava Premium Resort, Ysabel Society, Illyrian Hill, Emerald Hotel, Sirius Hotel, Ujëvarat e Drinit Resort…

Socialistët e urrejnë agro-biznisin privat duke e kritikuar një agro- biznismen çë i ka mbjellë rreth 1 milion trupa pemësh(Frutomania).

Socialistët më përpara i rrëzojnë: Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall, Dukagjini Residence, ndërtesat 42 katëshe në Prishtinë, Roof-Top-in Ysabel Society, se me e rrëzue objektin me 7/8 metra katror, siç është një strukture e lloqit në qendër të Prishtinës, përballë shtëpisë së shëndetit, ose ndërtesën koti të ngjitur me ndertesën e komunës së Prishtinës, çë u cilësuan si trashëgimi historike!!!

Socialistët bëjnë pyetjet xhelozike : ku po marrin pare “këta” që po ndërtojnë, po kanë restorane fantastike, hotele, shtëpia, automjete, fabrika, …?

Socialistët ankohen se janë privatizue disa dhjetëra fabrika të shkatërruara në vitet 1990-ta, por nuk i përmendin mbi 17 000 mijë biznise prodhuese private të regjistruara në ARBK, të cilat punojnë shkëlqyeshëm.

Socialisti i observon ose vëzhgon vetëm restorantet, hotelet, resortet, shtëpitë e bukura, pishinat, por kur nuk i observon 17 000+ bizniset prodhuese, as 70 000+ bizniset tjera ku punohet shumë dhe me nderë.
Si pasojë socialisti pohon se : në KS askush nuk punon por gjithë ditën rrijnë nëpër kafe-restorante!!!

Socialistët i urrejnë bankat PRIVATE, të cilat biznise bankare janë mundësi e madhe zhvillimore, dhe gjeneratorë të ndërtimtarisë.

Socialistët përveq pronës private e urrejnë edhe mendimin e shprehur “privatisht”. Mediumet e lira janë targeti kryesor i socialistëve, sepse mediat e lira shprehin mendimet e lira, e jo të kontrolluara si mediat socialiste.

Në socializëm ska liri të shprehjes, as liri të heshtjes, sepse nëse heshtë, je kundër socializmit.

Në socializëm lejohet vetëm papagallizmi shtetror socialist, dmth përsëritja e mendimeve të shprehura të diktaturës së proletariatit.

Sociologët dhe historianët çë pohojnë se socializmi ka dështuar në të gjitha vendet ku ështe aplikuar si formë e organizimit shtetror, janë totalisht gabim, sepse qëllimet e socializmit kanë qenë të dhunshme, shkatrruese dhe vrastare, çë don të thotë se socializmi ka pasë suksese kudo çë është aplikuar.

Socializmi ka pasë suksese, duke filluar nga socializmi vrasës i mbi 25 milion njerëzve në Bashkimin Sovjetik 1917-1991, Socializmi Nacionalist në Gjermani 1933-1945 me mbi 17 milion viktima., dhe socializmat në Europen Lindore si dhe në disa shtete Aziatike sikurse Kina, Vietnami, Korea Veriore, Laosi…

Socializmi më i suksesshëm për kah brutaliteti u aplikua në Cambodia ku u vranë rrethë 25% të popullatës, apo rreth 3 milion njerëz, për katër vite të aplikimit të socializmit (1975-1979).

Prandaj socializmi nuk ka dështuar në realizimin e planeve socialiste, por ka triumfuar duke i vra dhe plaqkitë njerëzit dhe duke shkatrruar gjithëçka çë kanë pasë mundësi të shkatrrojnë.

Socializmi gjithmonë aplikohet me dhunë nga liderët sociopat.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.