Shkruan: Florim Zeqa, 16.07.2026
Kur gjedhjet shfrytëzohen për të ardhur në pushtet, dhunohet shteti dhe shkelen interesat e qytetarëve. Politikanët mashtrues pa fije turpi e shkatërrojnë të ardhmen e shoqërisë, bashkë me këtë po e rrënojnë imazhin e shtetit dhe besimi e qytetarëve në institucionet shtetërore!
Kush nuk di me qeverisë kthehet në uzurpator të institucioneve
Këtë po e bën një klasë e papërgjegjshme politike e cila në vijimësi po arrin t’i mashtroj qytetarët me kauza të rrejshme, me premtime megalomane dhe të parealizueshme në praktikë, të cilët ndryshe thonë para zgjedhjeve, e krejt ndryshe veprojnë pas tyre!
Kjo qasje e gabuar e politikës ka shkaktuar pakënaqësi dhe zhgënjim tek qytetarët! Si pasojë e kësaj kemi rënje të daljes së elektoratit të zgjedhje, gjë e cila e vë në pikëpyetje legjitimitetin qeverisës në vendin tonë!
Kjo klasë politike çdo ditë e më shumë po e dëshmonë vetën se nuk është e aftë të qeverisë me vendin!
Kush nuk di me qeverisë kthehet në uzurpator të institucioneve shtetërore dhe shkatërrues të jetës së qytetarëve, bashkë me këtë edhe i vrasjes së ardhmërisë së brezave në shtetin e lirë dhe sovran, të fituar më gjak, mund dhe sakrifica të panumërta.
Ata që nuk i mbajnë premtimet elektorale, përveqse mashtrues janë egoist të papërmirësueshëm, të cilët e bëjnë luftën vetëm për pushtet dhe privilegje personale.
Karrieristët mendojnë vetëm për poste e privilegje pushtetore, por jo edhe për mirëqenjen e qytetarëve, e cila tashmë është kthyer në mbijetesë kundrejt luksit përrallor që e shijojnë familjet e politikanëve dhe oligarkëve ekonomik (beglerëve) të shekullit 21.
Pasuria milionëshe e politikanëve në kundërshtimm me interesat e qytetarëve
Politikanët mashtrues dhe uzurpatorë të institucioneve, përmes rrugëve antiligjore arrijnë në majat e shtetit, duke i harruar të gjitha premtimet elektorale dhe sillen me arrgancë ndaj qytetarëve, duke u dëshmuar paturpërisht para tyre se janë mbi gjithçka dhe mbi secilin në këtë vend!
Ata që e mendojnë se janë bërë ‘mbretër’ dhe ‘Zot’ i qytetarëve vlejnë më pak se njerëz, janë specie antinjerëzore që jetojnë mbi kurrizin e njerëzve të ndershëm të këtij vendi!
Të tillë në këto vitet e lirisë dhe pavarësisë janë bërë me bollëk në vendin tonë!
Këta demon dhe matrapaz të politikës shkelin ligjet dhe Kushtetutën, pasi nuk ia kanë frikën drejtësisë dhe bëjnë çfarë të donë në këtë vend!
Mungesa e barazisë ligjore i ka bërë të fuqishëm shkelësit e ligjeve, kurse pasuria e paligjshme i ka bërë të papërfillshëm ndaj shtresave të ulëta të shooqërisë, duke e ndjerë vetëm mbi gjithçka dhe mbi secilin në këtë vend!
Nuk ka dhe nuk mund të ketë pasurim të shpejtë në mënyrë të ndershme dhe ligjore! E gjithë pasuria milionëshe e politikanëve është e paligjshme, pasi ajo është ndërtuar në kundërshtim me barazinë ligjore dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
Zgjedhjeve u ka humbur kuptimi! Ato përveqse të shpeshta, janë kthyer në maskarada politike të cilat e kanë zbehur në masë të madhe besimin e qytetarëve! Kur zgjedhjet nuk sjelllin zgjidhje dhe ndryshim kthehen në abuzim politik për mashtrimin e qytetarëve.











