33.1 C
Tirana
E shtunë, 11 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj 10 korriku, ngjarje historike e Ushtrisë Shqiptare…

10 korriku, ngjarje historike e Ushtrisë Shqiptare…

0
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Më 10 korrik 1943 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kjo qe një ngjarje e madhe historike për luftën e armatosur të popullit shqiptar kundër zazifashizmit. Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm dhe i mekanizmave të tij drejtuese çoj, pa asnjë diskutim, në krijimin e formacioneve të mëdha luftarake, çoj në forcimin e bashkëveprimit, luajti një rol pozitiv në planifikimin dhe zbatimin e operacioneve luftarake kundra armikut, çoj në organizimin e ushtrisë, në mobilizimin dhe motivimin e popullsisë në luftë. Shrabi si një strukturë drejtuese qe efikas për kohën.

Dhe falë këtij organizimi, pavavarësisht se çfar thuhet dhe stërthuhet sot për të, ky organizim qe perfekt për kohën dhe dha frutet e tij në këtë luftë. Falë luftës së popullit shqiptar dhe kontributit të tij, natyrisht për sipërfaqe të vendit dhe frymë të popullsisë, Shqipëria në përfundim të LDB, u radhit me koalicionin fitues antifashist. Dhe sot, edhe falë këtij kontributi, ne jemi në NATO dhe kontribuojmë në misionet e saj ushtarake.

Që nga krijimi i ushtrisë dhe deri në shkërmoqjen e dhimbshme të saj gjatë vitit të mbrapshtë ’97, ushtria e ka kryer me sukses të plotë misionin e saj për mbrojtjen e vendit. Gjatë kësaj periudhe u krijuan të gjitha strukturat mbrojtëse të ushtrisë, u rrit kapaciteti i fuqisë mbrojtëse të vendit, ushtria shqiprare u pajis me të gjitha llojet armatimeve dhe flotave luftarake ushtarake të kohës. Një vend të veçantë zuri edhe fortifikimi i vendit.

Në themet të Artit Ushtarak të Luftës Popullore qe vënja e popullatës nën armë, funksionimi i saj mbi baza shkencore, forcmi i disiplinës, rritja e vigjilencës, forcimi i gadishmërisë së mbrojtjes së vendit dhe përmbushja e detyrave të tjera luftarake. Të gjitha këto masa ishin me karakter mbrojtës, dhe jo sulmues të ushtrisë sonë. Këto qenë vlera të kohës për ushtrinë tonë. Kjo vlerë qëndron edhe sot. Këtë detyrë të shenjë ushtria dhe populli ynë e ka kryer me sukses të plotë këtë mision të shenjtë.

Natyrisht gjërat shihen dhe vlerësohen në kontekstin kohor. Koha ecën përpara. Gjeopoltika ndryshon dhe zhvillimet politike dhe ushtarake ndërthuren në to. Në këtë këndvështrim mud të ketë edhe mendime ndryshe. Por unë objektvisht më lart thashë opinionin tim, përtej politikës së ditës. Pradaj unë për këtë arsye dhe shumë faktorë të tjera si këto, mendoj se10 korriku i vitit 1943 mbetet një datë me rëndësi historike për ushtrinë shqiptare. Historia na e ka mësuar këtë. Kjo shërben jo vetëm për të kujtuar të kaluarën e ushtrisë sonë, por për të projektuar më mirë të ardhmen e saj. Specialistët, mendoj se duhet ta thonë fjalën e tyre për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të ushtrisë sonë sot.

Duke vlerësuar të shkuarën e ushtrisë, mendoj në të ardhmen e afërt ushtria duhet të rritet e fircohet më shumë, të konsolidohet më tej sipas kërkesave të kohës duke i’u përshtatur më shumë integrimeve euro-atlantike të saj. Duhet të rritet buxheti i shtetit për ushtrinë sipas objektivave të NATO-s dhe kërkesës së Presidentit të SHBA-së…

Ibrahim Kabili
Tiranë, 10.07.2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.