20.9 C
Tirana
E shtunë, 11 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Te rrotunda në Kinostudio…

Te rrotunda në Kinostudio…

0
Rexhep Çullhaj

Një rrëfim i jetuar nga Rexhep Çullhaj..

Gjatë punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës, për t’i hapur rrugë projektit u prishën shumë banesa, si ato pa leje ashtu edhe ato të legalizuara. Disa familje përfituan bonus strehimi, të tjera presin ende të sistemohen në zonën e 5 Majit. Përballë I.K.V.-së ndodhej prej afro 30 vitesh një shtëpi dykatëshe me disa dyqane ngjitur. Një ditë, pronarit i mbërriti njoftimi për ta liruar banesën. Kur kërkoi të dinte se çfarë përfitonte nga ky proces, përgjigjja ishte e ftohtë: — Ju nuk përfitoni asgjë. — Po pse? — Sepse dispononi një banesë tjetër brenda territorit të Bashkisë së Tiranës, rreth 25 kilometra larg. — Është e vërtetë që e kam, por ajo banesë është e pabanueshme, nuk është funksionale. Pavarësisht sqarimeve, përgjigjja mbeti e njëjtë. — Kaq kisha për t’ju sqaruar. Nuk kam çfarë të them më tej.

zoti i shtëpisë trokiti në shumë dyer, kërkoi zgjidhje, kërkoi të dëgjohej. Por askush nuk e ndihmoi. Sot, ai dhe bashkëshortja e tij jetojnë me qira. A e dini kush janë këta njerëz? Një burrë 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij 70 vjeçe. Të dy me status invalidi. Të dy me pensione minimale. Të dy me probleme shëndetësore, me ilaçe të përditshme dhe me nevoja që shtohen nga dita në ditë. Dhe unë pyes: Si është e mundur që dy të moshuar, pas një jete të tërë pune e sakrificash, të mbeten në mes të katër rrugëve? Kush i mbron këta njerëz? Si mund të përballojnë qiranë, ilaçet dhe jetesën e përditshme me të ardhura kaq të pakta? A mbaron përgjegjësia e institucioneve vetëm me një firmë mbi një dokument? Po humanizmi ku mbetet?

Po ndjeshmëria ndaj njerëzve më të pambrojtur? Po dinjiteti i pleqërisë? Po i shkruaj këto rreshta sepse besoj se ende kemi zemër për të ndjerë dhe ndërgjegje për të reaguar. Sepse pas çdo statistike dhe projekti ka njerëz të vërtetë, me halle të vërteta dhe me një jetë që nuk mund të fshihet me një vendim administrativ. Po si mos të mjaftonte ç farë u bë ju vjen një gjobë për mos largim të mbetjeve se banesa ka qenë pa leje prej 14 milion të vjetra lekë. Ndoshta sot nuk kanë nevojë për keqardhje.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.