6.5 C
Tirana
E martë, 5 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Halit Coka – Dritë lirie

Halit Coka – Dritë lirie

0
Halit Coka

Lutfi Coka

Në kohë të errta, kur nata rëndonte
Kur fjala Liri në heshtje rëndonte,
U ngrit një djalë me shpirtë stuhie
Halit Coka – dritë lirie.

Si ishte veç bir i një toke të vet
Por zemër e madhe, për mbar një shtet,
Kur Kosova thirri në dhimbje e zjarr
Ai u përgjegj- si trim legjendar.

Të tjerë luftuan për vendin e tyre
Për nderin, për fisin, për histori gjyshërve,
Por Haliti, me shpirt më të gjërë
U bë mburojë, e një populli të tërë.

S’kërkoj lavdi, as emër në gurë
As duartrokitje, as fjalë të bukur,
Veç lirinë, që të tjerët gëzojnë
Dhe roberinë, gjithmonë shporrojnë.

Në Dukagjin, ku pushka këndonte
Ai si shqiponjë, mbi fusha fluturonte,
Me zemër të ndezue, me besë në dorë
Për tokën e shenjtë, flamur Arbëror.

Pëlumbi e preku, por nuk e mposhti
Se shpirti i tij, mbi vdekje qëndroi,
Ra si trup, por u ngrit në përjetësi
U bë këngë Mali, u bë histori.

Sot rron në erë, në fjalë e këngë
Në çdo flamur, që valon me krenë,
Në çdo zemer, që rreh per liri
Emrit të tij, Halit Coka në përjetësi.

Nuk luftoi për vete, por për të tjerët
Jo për lavdi, por për vlerat vërtetesi,
Emri i tij, nuk është veç kujtim
Por dritë që udhëheq, çdo brez ne vazhdim.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.