13.2 C
Tirana
E hënë, 13 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Histori Plaga që pret dritën

Plaga që pret dritën

0
Familja Zeqiraj - Studenicë - të vrarë

Milazim Zeqiraj

( Masakra me 13 Prillit 1999, në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj në Studenicë )

Në rrugën Sali Sokoli nr. 1, kujtimi pa frymë.

Pranverat një kohë,
vinin si frymë e leht,
kënga vinte vetë.

Në vitin 99,
pranvera erdhi tri ditë me vonë,
pa pranverë,
Iku pa,
duke na lënë dhimbje,

Sot heshtja,
ka rrënjë,
çdo fjalë peshon si gur.

2.

Zogjtë pa krihë,
drejtësia një dritë e mbyllur në kuti.
Pse?

E vërteta rri kudo:
në pluhurin e oborrit,
në pragun e shtëpisë
në ujin e bunarit
ku dikur e pinim pa frikë,
tani mban emër.

3.

Pa hak pa hile,
në shtëpi ku zogjtë pushonin,
erdhi një stuhi pa meshirë,
shkeli mbi çati,
dhe derdhi zjarri mbi njerëz.

Që nga data 13.4.1999
ne me lot të ngrira në faqe.
Që nga 12.06.1999,
me to po i ujitim lulet,
që çelin në lapidar.

4.

Mallëngjim për emrin,
krenari për diellin që na ngrohë.
Dhimbja kërkon dritë.

5.

Kosova, plagë e hapura,
një këngë e mbetur në fyt,
jo nga stuhit,
por për fajin „tonë“.

Dëshmorët,
yj të mbjellë në gur,
jetojnë në ne dhe me ne.

6.

Emrat aty,
s‘janë vetëm emra të ngrirë,
janë gjurmë,
që flasin të vërtetën tonë.

Nëse i lëmë në harresë
e humbim të shkuarën
dhe jetën tonë.

Loti rëndon në fyt.
Brenda nesh,
një det i heshtur.
Plaga rri zgjuar
dhe pret emrin e saj.

Familjaret e pushkatuar me 13 prill 1999 në shtëpin e Sali Sokol Zeqiraj

Në atë oborr, pa faj u vranë
i zoti i shtëpis:
Sali Sokoli Zeqiraj (86 vjeç)
Qëndresë Lipaj (15 vjeç)
Mirëdonë Lipaj (13 vjeç)
Njomzë Lipaj (15 vjeç)
Lindihanë Lipaj (13 vjeç)

Nënat:
Sale Lipaj
Hajrije Lipaj
Sabrije Lipaj
Si dhe:
Hatmane Mehaj (e strehuar aty)

Prill 2024, 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.