17.8 C
Tirana
E martë, 7 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ministra dhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anulohet menjëherë

Ministra dhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anulohet menjëherë

0
Romeo Gurakuqi

NGA ROMEO GURAKUQI

Kohët e fundit është bërë normale që anëtarët e ekzekutivit të caktohen si drejtues politikë në qarqe të ndryshme të vendit dhe të vendosen në shërbim të një partie, organizimit të saj dhe sherbimit ndaj nje gjysme popullate, nderkohë që Kushtetuta e perkufizon krejt ndryshe rolin e tyre ndaj publikut.

Ministrat janë anëtarë të pushtetit ekzekutiv dhe, si të tillë, veprojnë si drejtues profesionistë dikasterialë e administrativë të një institucioni të caktuar. Në këtë cilësi, ata duhet të jenë në shërbim të interesit publik, njëlloj ndaj të gjithë qytetarëve dhe të funksionojnë mbi bazën e parimeve të mirëqeverisjes, në emër të Shtetit – Gjykatës të Paanshëm.

Në një shtet parlamentar dhe demokratik, ministrat nuk mund dhe nuk duhet të ushtrojnë njëkohësisht rolin e drejtuesve politikë të një partie në një rajon apo krahinë të caktuar, të përdorin asetet e ekzekutivave gjithpërfshirës, në punën politike partiake, që e kane me liri të caktueme në ligj ta bëjnë udhëheqësit politikë dhe përfaqësues të zgjedhur. Një përqendrim i tillë i funksioneve cenon thelbin e një qeverie të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, si dhe kompromenton paanësinë e vendimmarrjes së pushtetit ekzekutiv.

Kjo situatë përbën një devijim nga parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të ushtrimit të paanshëm të funksioneve publike. Për këtë arsye, vlerësoj se një praktikë e tillë duhet të rishikohet dhe të korrigjohet pa vonesë, mbasi në çdo rast, kemi të bëjme me cenim të parimeve të shtetit të së drejtës, me dobësim të paanësisë së ekzekutivit dhe një risk ose hapësirë të pakontrollueshme për konflikt interesi dhe politizim të administratës publike.

Ministrat ose Kryetarët e Bashkive, të zgjedhur, ose të emëruar, janë të titulluar t’u shërbejnë me besnikëri të gjithë qytetarëve njëlloj në një vend anëtar ose kandidat me hy në Europë.

Mirëpo, ligji shkelet, arsyeja publike injorohet, ndërsa ky anormalitet uluritës është kthyer në një gjëndje normale që nuk i bën më përshtypje askujt dhe për të cilën nuk ban za ma askush! /Nga Romeo GURAKUQI, ish-deputet i PD-së Shkodër, publikuar në Facebook/

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.