Koment
— Ekzistojnë politikat që vendosin për pastërtinë e vet, si qëllim të një ndryshimi të vërtetë për të mirë në jetën e qytetarëve. Për aq kohë sa dikush nuk ka ndërtuar asgjë, nuk mund të thotë se ka bërë diqka të mirë për shtet. Këtyre njerëve u mungojnë përgjegjësia ndaj të gjithë qytetarëve. Komunikimi më publikun ishte kurrfare. Shumë çka nuk ishte transparente. Nuk patem projekte serioze për shume vite që përmirësojnë cilësinë e jetës…
Skënder MULLIQI
Kjo kastë politike u karakterizua si mashtruese dhe pa karakter, nuk mbeshteten kërkesat reale të qytetarëve. Ata sot e gjithë ditën mendojnë se kan gjithmonë të drejtë ? Pjesa me madhe e tyre nuk mund të shpjegojnë dhe të kuptojnë se çka është politika dhe për çfarë shërben ajo!Mendojnë se çka është e drejtë, se çfarë është e ndershme dhe kush lejohet të flasë në emër të njerëzve të zakonshem. Nuk deshiruan më kuptuar gjithashtu se kritika dhe vetëkritika janë të vetmet kompetenca. Gjithmonë ikën nga realiteti duke u shërbyer më të pa vërteta dhe manipulime. Shpërndanë rrena për aktivitetete publice, ndërsa problemet e vërteta të qytetarëve i zgjodhen diku largë kolltuqeve të tyre.
Më mirë më thënë se asnjë aktivitet i tyre politikë nuk ishte në rregull. Etiketuan të gjithë ata që nuk pajtohen më ta dhe idet e tyre morbide! Kjo kastë politike për vite më radhë është duke punuar mbrapsht. Harruan luftën për Atdhe me sakrifica me gjakderdhje të mëdha! Lufta e shejtë nuk u bë që këta të në vënd të demokracisë të na shesin primitivizma. Ekzistojnë politikat që vendosin për pastërtinë e vet, si qëllim të një ndryshimi të vërtetë për të mirë në jetën e qytetarëve. Për aq kohë sa dikush nuk ka ndërtuar asgjë, nuk mund të thotë se ka bërë diçka të mirë për shtet.
Këtyre njerëve u mungojnë përgjegjësia ndaj të gjithë qytetarëve. Komunikimi më publikun ishtë kurrfare. Shumë çka nuk ishte transparente .Nuk patem projekte serioze për shume vite që përmirësojnë cilësinë e jetës. Mjaft gjatë ndëgjuam dhe pamë rrefime boshe. Po na mungojnë vlerësimet reale dhe morale ? Le të vendosë secili lexues vetë: cili prej këtyre njerëve të politikës punon vërtetë për Kosovën dhe cili vetëm mbanë fjalime për të…!
Situatat politike të pa mira që po na përcjellin konfirojmë këtë të dytën. Konfirmojnë se kemi të bëjmë më njerëz jo serioz, batakqi dhe profitera. Pikërishte politikat pa serioze na kan shkaktuar për vite më radhë kriza politike, institucionale dhe ekonomiko-sociale. Na kan futur në rrethin vicioz, që nuk po i shihet dalja. Dhe, rrefimi steril është e vetmja gjë qe shumica e kësaj kaste politike ka…!











