ISAK A H M E T I (25.03.1946)
U lind në Stubëll të Epërme, Komuna e Vitisë.Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje ,Viti dhe Zhegër.Pas studimeve klasike në Kolegjin prestigjioz të Jezuitëve në Dubrovnik, përkatësisht pas maturimit me sukses të shkëlqyeshëm edhe në Gjimnazin”Zenel Hajdini”në Gjilan ,ka studjuar filozofinë dhe teologjinë në Kroaci.Më pas është lauruar edhe në Fakultetin Filozofik ,dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në UP dhe ka marrë titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.Në ndërkohë ka realizuar edhe qëndrime specializuese nëpër qendra të Evropës (Itali, Gjermani, etj)
Përveç si profesor shumëvjeçar në Gjimnazin e Vitisë, ai ka ushtruar me sukses edhe shumë funksione dhe detyra të rëndësishme në Komunën e Vitisë si:
1. Kryetar i Lidhjes të Sindikatave të Komunës së Vitisë,
2. Drejtor i parë i ShF në Stubëll,
3. Drejtor i”dhunshëm”në ShF në Gjylekar,
4. Sekretar i KK në Viti,
5. Drejtor i Drejtoratit për Shërbime Shoqërore në Komunën e Vitisë dhe së fundmi Kryetar i Komunës(1988-1989) dhe delegat i Kosovës në Kuvendin e Serbisë ku publikisht është identifikuar si luftëtari më i zëshëm për mbrojtjen e kauzës shqiptare të Kosovës për çka, me vendimin e Serbisë të dt.11.o4.1989,nr.06.233, Isak Ahmeti është larguar nga funksionet shoqërore-politike me arsyetimin sepse iu ka kundërvënë publikisht politikës së Serbisë .Për këtë ka shkruar edhe shtypi serb i Beogradit dhe Kosovës…
Paralelisht dhe në vazhdimësi, Isak Ahmeti është marrë edhe me krijimtari letrare dhe shkencore që nga vitet e 70-ta e deri më sot.
Ka botuar këto vepra:
1.Gallatea, poezi,Ril.Prishtinë ,1972,
2.Uratë zbulimi ,poezi , Ril.Prishtinë,1976,
3.Kushtimebesë ,poezi, Ril.Prishtinë, 1983,
4.Dritë e përjetësuar, poezi,ShB”Faik Konica”Prishtinë, 2019,
5.Njeri i kohës sime, poezi të Salvatore Quasimodos,përkthyer nga italishtja,Ril.Prishtinë,1979
6.Qumështi i zi i agimit, Lirikë e re gjermane , Ril.Prishtinë,1988,
7.Kleri Katolik Shqiptar dhe Letërsia,ShB”Drita”Ferizaj-Bergamo(Itali), 1994,
8.Kosova, monografi, Prishtinë 1996,
9.Bibla në Letërsinë Shqiptare, Ril. Prishtinë, 1999,
10.Letërsia Kishtare dhe Filozofia e saj, Illyricum Sacrum,Prishtinë , 2000,
11.Weise Zeit(Kohë e bardhë), lirikë e re gjermane,gjermanisht-shqip,Zym’Has, 2000,
12.Kur’ani në Letëtsinë Shqiptare, botim elektronik,Shkoder.net 2006),
13.Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë, ShB”Faik Konica”, Prishtinë,2014,
14.Vepër vlerash të mëdha poetike, ShB”Faik Konica”,Prishtinë , 2018,
15.Isak Ahmeti-Mariana Grigore:Dashuri e bekuar(poezi shqip -rumanisht, Am.Edit Verlag , Bukuresht 2021,
16.Letërsia Shqiptare e Kosovës, SHB”LENA”,Prishtinë 2021,
17.Golgota e Martirëve Shqiptarë të Karadakut (1846-1848),
SHB”LENA”,Prishtinë 2021.
17.Rrjedha e një manifestimi kulturor-letrar-shkenco,Takimet e Dom Mikelit 1990-2024, monografi ,SHB LENAGRAPHIC, Prishtinë,2025,
18.Një jetë për artin dhe kulturën e kombit, intervista,SHB LENAGRAPHIC, Prishtimë ,
2025,
19.Autorë dhe vepra,Vëll.I,SHB LENAGRAPHIC ,Prishtinë,2025,
20.Paul Celan:Fuga e vdekjes(Todesfuge), poezi e përzgjedhur, shqipëruar nga gjuha gjermane, SHB LENAGRAPHIC ,Prishtinë, 2025,
21.Autorë dhe vepra,Vëll.II, SHB LENAGRAPHIC,Prishishtinë, 2025.
22.Autorë dhe vepra,vëll.III,
SHB LENAGRAPHIC,
Prishtinë ,2025,
23.Autorë dhe vepra , vëll IV,
SHB LENAGRAPHIC,
Prishtinë , 2025,
24.Autorë dhe vepra, vëll.V, SHB LENAGRSPHIC,v Prishtimë, 2025.
25.Eugjenio Montale ,zgjodhi dhe shqipëroi nga gjuha italiane Isak Ahmeti,SHB “LENAGRAPHIC”,Prishtinë,2026,
26.Poetë italianë të shekullit XX,zgjodhi dhe përktheu nga gjuha italiane,SHB”LENAGRAPHIC”, Prishtinë,2026.
Përveç këtyre veprave ,Isak Ahmeti ka botuar edhe qindra e qindra njësi bibliografike nëpër revista letrare dhe shkencore në Prishtinë , Shkup, Sarajevë, Shkodër,Tiranë,SHBA etj.(kryesisht artikuj, kritikë letrare, vështrime , reçensione dhe studime nga fusha e letërsisë , filizofisë dhe kulturës).
Si shkrimtar është përfaqësuar në shumë publikime brenda dhe jashtë vendit dhe së fundmi edhe te :FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS, I-II, ASHAK, Prishtinë, 2018.
Është i njohur jo vetëm në rrafshin kombëtar.
Për veprën letrare dhe shkencore të Isak Ahmetit kanë shkruar studiues të shumtë shqiptarë si:Mensur Raifi ,Ali Aliu,Ibrahim Rugova , Rexhep.Qosja, Engjëll Sedaj, Teki Dervishi , Emin Kabashi,Isak Shema, Anton Nikë Berisha,Prend Buzhala,Ramadan Musliu, Andon Caci , Gjergj Gega, Skender Zogaj , Resul Shabani, Mehmet Kraja , Hyqmet Hasko,Vehbi Miftari, Nuhi Ismajli , Sarë Gjergji , Dom Lush Gjergji, Viktor Sopi, Mehmetali Rexhepi, Kadri Tarelli ,Gjon Marku,Vlash Prendi, Ismet Rashiti , etj.dhe studiues të huaj si:
Robert Elsie , Marylin Kott , Oliver J.Schmitt , Markus W.E.Peters , Tobius Fuiu, etj.
*Vepra letrare-shkencore e poetit , përkthyesit dhe studiuesit Isak Ahmetit shfrytëzohet si literaturë e detyrueshme në Univrsitetin e Prishtinës dhe është futur në programet e letërsisë ,fakt që jo shumë krijues tanë kanë këtë fat(Prof. dr.Shyqri Galica : Tre shtigje krijuese…”Epoka” 24 shtator 2011, fq.13).
Isak Ahmeti është laureat i shumë mirënjohjeve , çmimeve dhe diplomave,edhe i Çmimit dhe Diplomës”Ndre Mjeda” në Kukël dhe të Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë me motivacionin”Studiues i Letërsisë Shqipe , i dalluar për kërkime shkencore rreth jetës dhe veprës së Mjedës”(23 nëntor 2013).
*Ka dhjetëra vepra në dsh.
*Është anëtar i LSHK si dhe anëtar aktiv i Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Paris.
——
*Për jetën dhe veprën e Isak Ahmetit janë shkruar tre libra(monografi):
1.Sarë Gjergji&Zef Ahmeti: Të tjerët për veprën letrare të Isak.Ahmetit, Albanisches Institut, St.Gallen ,Zvicër, 2011 dh
2.Marjan S.Sopi:Shtigjet jetësore të profesorit,shkrimtarit, studiuesit dhe politikanit IsakAhmeti,ShB”Lenagraphic”,
Prishtinë, 2020.
3.Tre shtigje krijuese
Poezia-përkthimi-shkenca (Ed. Zef Noka), ShB Lenagraphic, Prishtinë, 2026.











