Milazim Zeqiraj
( Në festën e Pavarësisë )
Në përvjetorin e pavarësisë,
ne festojmë e Arioni gëzon.
Ai qesh me zemër
e me flamur në dorë,
festën e feston.
Është i vogël, por po kupton
se diçka e veçantë po ekziston.
I veshur me veshje kombëtare,
në kokë plisin e bardhë,
është i vogël,
por me buzëqeshje festën e gëzon.
Ulur në kauç,
sytë i shkëlqejnë si ari,
po ndien gëzim,
se me ne po feston.
O Arion, more Arion,
ditën e pavarësisë
bashkë me ne po e feston.
Kosovs shteti më i ri në botë.
le të rritët me ty,
i lirë për jetë e mot.
O Arion, o çukulon,
ti festën e Pavarësisë,
për herë të parë,
po e feston,me hare plotë.
17.2.2026











