8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Siguria ushqimore në Shqipëri – një fasadë me Ramën

Siguria ushqimore në Shqipëri – një fasadë me Ramën

0
AKU

Arben Shytaj

Si person që njoh mirë fushën e sigurisë ushqimore, ndoqa deklaratat e km për integrimin, me këtë nivel të s.ushqimore që kemi tha para ca ditësh, jemi të paintegrueshëm, e përsëriti sot duke thënë që jo vetëm nuk eksportojmë dot, por edhe brenda vendit nuk shesim dot, por kemi kohë deri në 2040 që do jemi pjesë e BE-së si treg.

E vlerësoj shumë këtë qëndrim kaq të vonuar, i cili nuk mjafton pa dhënë zgjidhje ,do mundohem të bëj një analizë të shkurtër.
Unë kam një formim të gjatë si inspektor, daton nga gushti 1994 inspektor mjedisi ne Fier, disa vite në m.bujqësisë, disa vite kryeinspektor i plehrave kimike, disa vite inspektor në bashkinë e Tiranës, disa vite në AKU e AKVMB.

Në vjeshtën e vitit 2017 mendoja se kisha fituar aftësi e fuqi të veproja me forcën e ligjit kundër fenomeneve të kontrabandës së pesticideve që gëlonte në treg, zbulova të famshin silikon mix që shitej si pleh dhe përdorej si insekticid, aferë që preku edhe ministrin e kohës, i cili ngritjes së shqetësimit tim me shkrim për kontrabandën e pesticideve, ju pergjigj me një audit, ku në vend të auditohej sektori, u audituan procedurat e mia, ku më pas u pushova nga puna.

Kontrabandistët nuk ma falën(dy veta) por edhe miqtë e tyre politikanë mbase zgjodhën lekun, u liruan nga bllokimi me shkresë ministri rreth 400 mije € silikon mix të bllokuar të cilat u hodhën menjëherë në treg, “ulëritjeve” të mia u shmangeshin edhe drejtues të lartë politik, si zonja që u bë drejtore e aku-se dhe sekretarja e saj(ishte drejtuese politike qarku Tiranë), u bënë pjesë e maskarallëqeve.

U ndala tek historia ime, për të ilustruar sjelljen e drejtuesve si ministri i kohës dhe një drejtor palaço si a.ismaili që hakeroi spak, unë betejat e mia i kam fituar çdo herë, ku pensionimi im, mbylli me sukses këto marrdhënie.

Gjatë periudhës që u angazhova me denoncimet në media, u zbulua edhe prezenca në treg e një pesticidi tjetër të rrezikshëm metanate 90( methomyl), për të cilin km deklaroi: nuk është një trillim mediatik, por nuk është as fenomen…

I përmenda deklaratat e km, pasi më parë nuk është bërë ajo që duhej, pasi drejtonin njerëz të korruptuar dhe të paaftë, gjë që na ka bërë të paintegrueshëm, pasi edhe ndonjë zë që ngrihej, nxitonin ta shtypnin.

Këto deklarata kanë dy anë, më në fund pranohet e verteta e më mirë vonë se kurrë, ana tjetër tregon përgjegjesinë e gjithë ministrave të paaftë të bujqësisë dhe administratës mashtruese e të paaftë.

Kontrolli i tregëtisë të pmb-ve ka mjaft probleme, të cilat fshihen duke favorizuar kontrabandën, kurse kontrolli i përdorimit të përdorimit të pmb-ve, nuk ekziston fare, duke e lënë në mëshirë të fatit si fermerin, si konsumatorin, ndërkohë nuk shohim të shpalosen programe sesi do ndryshojë gjëndja, gjë që para problemit të integrimit, do jepte përkrahje për fermerët dhe siguri për konsumatorin vendas.

Reformat e njëpasnjëshme nuk kanë qënë efektive, ku edhe kjo e fundit që ka hyrë në fuqi në 13 maj 2025, nuk po zbatohet.
Pres të shoh lëvizjet e qeverisë dhe m.bujqësisë për formalizimin e shpejte të këtij sektori kyç.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.