11.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj E KENI DËGJUAR RADIO-PRISHTINA

E KENI DËGJUAR RADIO-PRISHTINA

0
Visar Zhiti

Letërsi

Skënder Karaçica - logo Skënder Karaçica

Pas përfudnimit të studimeve në Universitetin e Shkodrës, poeti Visar Zhiti mori udhën e misionit (term i E.Çabej) për të edukuar brezat shqiptar në shkollën shqipe në Kukës të Shqipërisë. Në këtë qytet pranë kufirit shqiptaro-shqiptar, poeti dhe mësuesi e nisi me sukses udhën e dijes, tevona edhe të fjalës poetike të poezisë të brezit të tij.

Në qytet, fryma, ëndrrat, motivet, jeta…kishte sy e vesh nga kalimtarët e porositur të informatorëve, që, na vinin mbrapa dhe dëgjonin kollën e thatë, largoheshin për të shkuar në zyrën e pushtetit të dorës së fortë…!

Një ditë,ata që e përcollën mësuesin dhe poetin Visar Zhiti në rrugët e qytetit të Kukësit, e kryen me sukses “detyrën ndaj shtetit” (sic!) dhe nuk vonoi shumë, poeti ra në duart e sigurimit për të deklaruar para gjykatës me dofarë letra pa vlerë në tovolinën e punës…!

Ti nuk duhet të shkruni poezi, sespe i keni “thyer” rregullat e shkrimit të poezisë, i thanë poetit me duart e lidhura, por me ballin e hapur se, përmes artit të poezisë,dëshironte të artikuloj vijat se si duhet të shkojmë në ditën e lirisë për Shqipërinë tonë!

Në sallëne gjykimit, kishin ardhur ata në të veshura të zeza, që e kishin përcjell kollën e thatë të poetit dhe, ëndrrën e tij të rinisë shqiptare për të shkruar poezi e prozë, për të ndërtuar godinën e fjalës së lirë të poetikës, sepse poetët dhe shkrimtarët, kishte mësuar në teoritë letrar poeti Visar Zhiti, janë ndërgjegjja e kombit!

Nisi gjykimi, heshtje, ngulfatje e frymës në gjykatore… I thanë zëshëm se e keni dëgjuar Radio-Prishtina, andej kufirit të një shteti armiqësor (lexo: Jugosllavia, – shënim im) dhe për këtë vepër mund të denoheni rëndë, i tha prokurori me do letra në dorë.

Poeti Visar Zhiti posa e dëgjoi fjalën e prokurorit, i lodhur nga torturat prapa grilave të hekurta të burgut, u përgjigj me ballin lartë të pafajësisë:

– E kam dëgjuar Radio-Prishtina, ata që flisnin shqip! – u tha poeti Visar Zhiti në sallën e mbushur me jarg e frymë të çjerrur, kur e kur, luftonin, denigronin, burgosnin fjalën e lirë poetike të poezisë dhe njeriun shqiptar!

Janar, 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.