Arben Çokaj
Reagimi im, me një koment, për shkrimin në fjalë:
Grupi i Decanit: emer-turqit Bajram Kabashi dhe Asllan Dibrani sulmojne Gazeten Impakt
Mirë more ju të gazetës Impakt, a jeni shqiptarë apo turq e arabë? Se njeriu në mënyrë racionale pyet: çfarë më duhet kjo? – kur bën një veprim në jetë. Nga pushtimi osman, a mbetëm vendi e populli më i varfër e më i prapambetur në Ballkan, të ndarë e të copëtuar… E cila ishte e mira e pushtimit osman? Asgjë, vetëm shkatërrim, poshtërim i shqiptarëve, dhe islamizim. A nuk është tani islami e islamizimi intrumente, që tregojnë mbetjen osmane? Kjo mbetje osmane, përse na shërben? Për keq, për prapambetje, për dele të zezë në lidhje me Evropën e zhvillimin Perëndimor. Këtë duhet ta kuprtoni ju, e sa më parë ta bëni këtë, e kuptoni se jeni në drejtimin e gabuar, në atë drejtim anti-shqiptar, që e lë popullin tonë të varfër, të korruptuar e të prapambetur.
Ne duhet të dalim nga kjo gjendje. Jo me mbetje islame e turko-arabe, por me shkollim e dije… Për këtë orientim jam unë, prandaj po reragoj me këtë koment, se më keni përmendë edhe emrin. Dhe jam me këtë mendim e orientim, jo për luftë e konflikte fetare, por sepse kjo ju intereson edhe ju, islamikëve shqiptarë, që po na lini në prapambetje, me mentalitetin tuaj e me orientimin tuaj dallkauk! Në një shkrim në gazetën daneze Politiken, Alibia e Kosovës, i pata thënë serbëve, se sa më parë ta kuptoni e pranoni se Kosova nuk është e juaja, aq më mirë për ju. Kosova më pas u çlirua, e sot është shtet.
Edhe ju u them, se sa më parë, islamikët shqiptarë ta kuptojnë se po na lënë në prapambetje me marrinë e tyre, aq më mirë për ne shqiptarët. Tani, bëni gam-gam sa të doni, qëndrimi im është i qartë, për orientim drejt shkollimit e dijes, e jo feve, e jo për konflikte e debate të kota fetare! Kështu që publikojeni komentin tim, e mos ma përmendni më emnrin. Unë nuk kam gjë me ju, se nuk merrem me fe, unë jam për shoqërinë e ditur, që zhvillohet dhe ecën përara në një nivel të mirë jetese, e që fenë e lë në plan të dytë!
A u kuptuam?!











