Sido që të shkojë puna, kjo vajzë do të mbahet mend, si një nga simbolet e kësaj proteste masive të iranianëve ndaj regjimit diktatorial!
Fjala e Lirë është pro protestave në Iran dhe kundër regjimit despotik të Khomeinëve.
Ne jemi për lirinë e njerëzve, lirinë e individit, lirinë për të zgjedhur në jetë, për të zgjedhur fenë, drejtuesit politikë, drejtimin e vendit e më gjerë, pa dhunë e pa imponim.
Prej rreth 45 vjet, Irani është nën një diktaturë islamike, ku ajo racë e zgjuar e me kontribut në botë, është shtypur dhe ka shkuar prapa në zhvillim, duke u kthyer në një vend agresiv dhe problematik edhe për paqen në rajon e më gjerë.
Kjo video ikonike e simbolike tregon zgjuarsinë e atij populli, dhe guximin kundër një diktature fetare të paaarsyeshme e të dalë nga koha. Ka ardhur koha të ikë, por diktatura shikon të qëndrojë e po vret përditë njerëz, që dalin në protesta e janë ngritur kundër regjimit.












