20.5 C
Tirana
E dielë, 25 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Trump: “E vetmja gjë që mund të më ndalojë”…

Trump: “E vetmja gjë që mund të më ndalojë”…

0
Trump - interview with the New York Times

Donald Trump i ulur në një tavolinë me një kostum blu dhe kravatë

Presidenti Trump duke folur me gazetarët e New York Times të mërkurën.
Doug Mills/The New York Times

Nga Katrin Bennhold – Përktheu Arben Çokaj

Mirëmëngjes, botë! Këtë javë, katër nga kolegët e mi u ulën me Presidentin Trump për një intervistë të rrallë dhe të gjerë që zgjati gati dy orë. Ata dëgjuan një telefonatë të gjatë, që Trump mori nga Gustavo Petro, presidenti i Kolumbisë. Ata panë, së bashku me presidentin, një video të një agjenti imigracioni, që qëlloi për vdekje një grua 37-vjeçare në Minesota. Pastaj u shoqëruan në një shëtitje nëpër rezidencë.

Trump foli për sulmin e fundjavës së kaluar ndaj Venezuelës dhe dëshirën e tij për të aneksuar Grenlandën. Dhe ai e bëri të qartë se, në mendjen e tij, ai mund – dhe do të – vazhdonte të përdorte fuqinë amerikane për fitim dhe supremaci politike. Më shumë në viujim.

Presidenti Trump nuk u përmbajt.

I ulur pas tavolinës së tij në Zyrën Ovale, ku mban një model të bombarduesve B-2 të përdorur në sulmin e vitit të kaluar ndaj programit bërthamor të Iranit, Trump i tha The New York Times se Shtetet e Bashkuara do të mbeten në krye të Venezuelës për aq kohë sa të dëshirojë ai – ndoshta për vite me radhë. Ai tha se nuk do të ishte i kënaqur me asgjë tjetër përveç “pronësisë” së Grenlandës. Ai tha se Evropa duhej të “formësohej” dhe se NATO ishte e padobishme, pa Shtetet e Bashkuara.

Dhe ai tha se nuk ndihej i kufizuar nga asnjë ligj, normë, kontroll apo balancim ndërkombëtar.

I pyetur nga kolegët e mi, nëse kishte ndonjë kufizim në aftësinë e tij për të përdorur fuqinë ushtarake amerikane, ai tha: “Po, ka një gjë. Morali im. Mendja ime. Është e vetmja gjë që mund të më ndalojë.”

Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar,” shtoi ai. “Nuk po kërkoj të lëndoj njerëzit.”

Ishte pranimi më i drejtpërdrejtë deri më tani i botëkuptimit të Trump: Është vetëm forca kombëtare që duhet të jetë faktori vendimtar kur përplasen interesat e kombeve. Ai beson se presidentët e mëparshëm të SHBA-së kanë qenë shumë të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për ushtrimin e pushtetit amerikan.

GIF i audios së Trump nga një intervistë që luhet.

Trump dukej i inkurajuar nga operacioni i tij i fundit i suksesshëm në Venezuelë. Ai i shpërfilli normat e rendit pas Luftës së Dytë Botërore, të cilin Shtetet e Bashkuara ndihmuan ta vendosnin, si një barrë të panevojshme.

I pyetur nëse veprimet e tij mund të krijonin një precedent në Ukrainë ose Tajvan, ai e hodhi poshtë idenë. Presidenti Xi Jinping i Kinës, tha ai, nuk do të guxonte të sulmonte Tajvanin gjatë mandatit të tij.

Ai mund ta bëjë këtë pasi të kemi një president tjetër, por nuk mendoj se do ta bëjë me mua si president,” tha ai.

Kemi mbledhur disa pika të tjera kryesore nga intervista më poshtë. Mund ta ndiqni mbulimin tonë këtu.

Venezuela

Trump tha se priste që Shtetet e Bashkuara të drejtonin Venezuelën dhe të nxirrnin naftë nga rezervat e saj të mëdha për vite me radhë, duke këmbëngulur, se qeveria e përkohshme e vendit – e drejtuar nga besnikë të lidhur me Nicolás Maduron, i cili tani është i burgosur – po “na jep gjithçka, që ne mendojmë se është e nevojshme“.

Ne do ta rindërtojmë atë në një mënyrë shumë fitimprurëse“, tha Trump. “Ne do të përdorim naftë dhe do të marrim naftë. Po ulim çmimet e naftës dhe do t’i japim para Venezuelës, të cilat i nevojiten me dëshpërim“.

Dje, Senati votoi për të miratuar një rezolutë që do të frenonte fuqinë e Trump për të përdorur forcën ushtarake në Venezuelë, një qortim i fortë. Senatori Rand Paul i Kentucky tha se komentet e presidentit për The New York Times mund të kenë ndikuar në votim.

Groenlanda

Trump foli për planet e tij për Groenlandën, e cila kontrollohet nga Danimarka, një aleate e NATO-s.

Sipas tij, nuk mjaftonte të ushtronte të drejtën e SHBA-së, sipas një traktati të vitit 1951, për të rihapur bazat ushtarake të mbyllura prej kohësh në masën e madhe tokësore.

Pronësia është shumë e rëndësishme,” tha Trump. “Sepse kjo është ajo që mendoj se është psikologjikisht e nevojshme për sukses. Mendoj se pronësia të jep diçka me të cilën nuk mund të bësh, po flet për një kontratë qiraje ose një traktat. Pronësia të jep gjëra dhe elementë, që nuk mund t’i marrësh vetëm duke nënshkruar një dokument.

Kur u pyet se cili ishte përparësia e tij më e lartë, marrja e Groenlandës apo ruajtja e NATO-s, Trump refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt, por pranoi se “mund të jetë një zgjedhje“.

Ukraina

Trump u tha kolegëve të mi se ishte gati të angazhohej, që Shtetet e Bashkuara të përfshiheshin në mbrojtjen e ardhshme të Ukrainës, por vetëm sepse ishte i bindur se Rusia nuk do të përpiqej ta pushtonte përsëri vendin. “Mendoj fuqimisht se ata nuk do të ripushtonin, përndryshe unë nuk do të pajtohesha me të”, tha Trump.

Last meeting Trump-Zelensky

Komentet e Trump shkuan më tej, se më parë duke sinjalizuar gatishmërinë e tij për të nënshkruar një angazhim të tillë, të paktën në një rol mbështetës.

Ato gjithashtu treguan se Trump mbeti i bindur për dëshirën e deklaruar të Presidentit Vladimir Putin për paqe, pavarësisht mungesës së vullnetit të demonstruar të Rusisë për t’i dhënë fund luftës pas gati një viti negociatash me Shtetet e Bashkuara. “Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha ai.

Në një ndryshim nga praktika e tij e vitit të kaluar, Trump refuzoi të thoshte se sa shpejt shpresonte ta përfundonte luftën. “Ne po bëjmë më të mirën që mundemi. Nuk kam një afat kohor.”

Kolumbia

Gjatë intervistës, Trump mori një telefonatë të gjatë nga Presidenti Petro i Kolumbisë, i cili ishte qartësisht i shqetësuar pas kërcënimeve të përsëritura se Trump po shqyrtonte një sulm ndaj vendit të ngjashëm me atë ndaj Venezuelës. Trump i ftoi kolegët e mi të qëndronin dhe të dëgjonin, megjithëse ajo që dëgjuan ishte jozyrtare.

Epo, ne jemi në rrezik”, i tha Petro një grupi të veçantë kolegësh të mi pak para telefonatës së Trump. “Sepse kërcënimi është real. U bë nga Trump.

Të shtënat nga ICE

Të mërkurën, vetëm disa orë para intervistës, një agjent i Imigracionit dhe Doganave qëlloi një grua 37-vjeçare në Minneapolis. Trump tha se ajo kishte qenë fajtore, sepse ishte përpjekur ta “pushtonte” oficerin.

Trump qëndroi në qëndrimin e tij edhe pse kolegët e mi vunë në dukje mospërputhjet në rrëfimin e tij dhe mungesën e qartësisë në videot që qarkullonin në mediat sociale. “Ajo u soll tmerrësisht,” tha Trump. “Dhe pastaj ajo e shtypi. Ajo nuk u përpoq ta shtypte. Ajo e shtypi.

Një GIF i një gazetari, që flet për të shtënat në Minneapolis ICE.

Pas intervistës, një analizë e Times e pamjeve nga tre kënde kamerash tregoi se shoferja po largohej nga – jo drejt – një oficeri federal kur ai hapi zjarr. Analiza e Times tregoi se oficeri në fakt nuk ishte shtypur.

Korrespondenti ynë i Shtëpisë së Bardhë, Zolan Kanno-Youngs, ka më shumë në videon më sipër rreth asaj, se si reagoi presidenti ndaj të shtënave.

Lidhur me këtë: Agjentët federalë qëlluan dy persona në Portland, Oregon, duke i shtyrë udhëheqësit vendorë të kërkojnë fundin e goditjes kundër imigracionit atje.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.