Kastriot Dervishi
Më 24 dhjetor 2025, në orën 10.00 në një ceremoni të organizuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga një përfaqësi e përbërë nga akademik Valter Memisha, profesor Shezai Rrokaj, akademik Gjovalin Shkurtaj, profesore Anila Omari dhe profesore Anila Kananaj, si dhe nga drejtori i QBEA-së Andreas Dushi, u bë dorëzimi i “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, 2025.
“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, shënon kurorëzimin e punës 5-vjeçare (2021-2025) dhe pasqyron mbi 125.000 njësi leksikografike (rreth 105.000 fjalë në zëra të veçantë, rreth 3.500 fjalë “të fshehura” në kuptime si emra, mbiemra a ndajfolje, rreth 12.500 njësi frazeologjike, rreth 5.000 togfjalësha terminologjikë, rreth 1.200 emërtime shkurtesore, rreth 250 terma të huazuar të paasimiluar grafikisht, rreth 1.650 shprehje të huaja të paasimiluara e rreth 250.000 kuptime leksikore me mbi 1.000.000 shembuj ilustrues për këto kuptime etj.). Fjalori është një vepër e vëllimshme me 10.800 faqe kompjuterike.











