Barrister Naim Hasani, që ishte kandidat për deutet i partisë atllantike të Lulit në Shkodër, sulmon non-gratën…

0
Naim Hasani - sulmon non-graten

E SHKATËRROI RAMËN KOMPLET, SI LULI DIKUR…

Pasi lexova këtë që po shihni në foto, jo më tej, dhe pasi e kam parë që Barrister Naim Hasani e sulmon në vazhdimësi non-gratën, me idenë se fajin nuk e ka Rama që vjedhë blen votat dhe po e shkatërron këtë vend, por fajin e ka Saliu, bëra këtë reagim, duke i kujtuar Hasanit, se po lufton me mullinjtë e erës, po i bën opozitë-opozitës e kështu Rama nuk ikën kurrë… Shikoni komentin në fund, Hasani i thotë Ylli Pajës se PD ka vdekur, e Ylli i jep një buzëqeshje! Këta duan kështu të rrëzojnë Ramën?!

Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Çfarë duhet të bëjë Saliu sipas teje? E bëri Lulin ministër si Belindën, ai hapi Megatek, “bëje mirë, bëje vetë”. E bëri kryetar bashkie të Tiranës, me forcë, si Veliajn, pastaj ia dha edhe Partinë… Rama me ndihmën e Soros dhe McGonigal e shpalli Saliun non-grata. Luli e hodhi në plehra kryetarin historik, u tregua plotësisht mos-mirënjohës, duke e ditur se Saliu ka mbështetje në bazën e PD-së. “Vrau t’atin” – perifrazoi Fatos Lubonja, që kishte mësuar një koncept psikologjik.

Tani kur Saliu e pa se Rama nuk po bënte asgjë për Shqipërinë, por po e përdorrte miqësinë me Biden, si armë për të shkatërruar opozitën shqiptare, reagoi, vendosi të kthehej, dhe u kthye. Nuik ishte i fuqishëm atëherë, se Luli ishte ende kryetari i PD-së dhe mori me vete disa shpirt-dobët si ty e mollak Çobën, etj. Por shumë shpejt Saliu rithemeloi PD-në dhe krijoi një opozitë, që merr 500 mijë vota, nga 700 mijë që merr Rama. Nuk janë pak. Gari gjysma e vendit. A mundet dikush tjetër të marrë më shumë sikur të jetë kryetar në PD? Luli u provua, nuk e bën dot, Rama e perfeksionoi hajninë e blerjen e votave, rri aty sa të dojë… kush do e rrëzojë?!

Saliu i mori Lulit edhe vulën. Gjyqtari që ia riktheu vulën Saliut erdhi pas 2-3 ditësh në Shkodër dhe u ngrit nga vendi ku po rrinte me disa miq, erdhi te tavolina ime ku po rrija me Dashin, e më tha: “E bëra për vendin!” “Bravo të qoftë – i thashë, “vula i takon atij që ka bazën e PD-së me vete”, dmth. Saliut. Gjykatësi humbi më pas punën e tij, nga Reforma e hakmarrja Ramës në Drejtësi, por punën e tij me PD-në e bëri. Ti me mollakun, me Rudi Erebarën e Taulanta Jaupin etj. qëndruat me Lulin, në një pjesë të PD-së, që nuk ka asnjë deputet në parlament, pa elektorat. Cila është zgjidhja atëherë?

Tani ti si barristër flet, të drejtën e fjalës e ke, por nëse kjo është ajo që ti i uron opoztës, ta marrin Lulat PD-në e ta kthejnë në një parti satelit – minorancë si LDK-në në Kosovë, Rama rrin aty gjithë jetën e tij, duke mos bërë asgjë për vendin – (Masqedonia po shikon të heqë vizat me Amerikën, pse nuk i hoqi Rama sa kishte Biden? Se nuk ia ndien për këto gjëra… ai i ka miqtë për t’i shitur pordha shqiptarëve, dhe nuk është se nuk i shiten…) – dhe Rama duke pretenduar se po e futë Shqipërinë në BE, duke iu bërë koka si bostan nga droga e premtimet e rreme, edhe pse në BE nuk hyn pa i plotësuar kushtet që duhen, pse nuk hyn Erdogan e Vuçiq? – kështu që Rama nuk ikën, e ti rrin gjithë kohën duke bërë komente irracionale, pa dobi, pa produkt, kundër non-gratës, që e shpalli Rama me paratë nën dorë për administratën amerikane…

E cili është fitimi në këtë rast? Xhamia e Plumbit në Shkodër, shkon dhe i lutesh All’ahut xhelushan, arabisht se ndryshe nuk kuprton ai, “largoje Ramën o All’ah!”, se opozitë ju nuk po bëni… Saliuu aq sa po bën, ia nxorri bojën Ramës. Ndërsa ju po bëni opozitën e opozitës… e kjo tregon se e keni inatin irracional, më të madh, se arsyen racionale…

A thua e kupton ndopak këtë trajtim? Se mollaku nuk besoj se e merr vesh… as Luli.

Reagimi i avokat Naim Hasanit, pas komentit e shkrimit tim:

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.