Angazhimet politike për të prosperuar vendi në masë të duhur, munguan në momentet vendimtare

0
Skënder Mulliqi

Koment

Qytetarët kurrë nuk morën pjesë sa duhet në vendimmarrje për të realizuar interesat e tyre. U shfrytëzuan më shumë për vota .U përballën më mashtrim pas mashtrimi, frazë pas fraze, nga boshllëku në boshllëk… Fatkeqësi e madhe që është bërë praktikë e turpit, është kur një politikan nuk bën dallim midis publikut dhe nevojave të tyre!Shumë njerëz tanë të politikës janë duke u sjellur si mizë pa kokë… E mizat na dërgojnë në mut…!

Skënder MULLIQI

Kosova kaloi nepër tre tranzicione. Njëri ishte nga komunizmi, totalirizmi në demokraci. Dhe, natyrishtë së tranzicioni i tretë nuk është hiç i lehtë. Kjo ishte nga lufta në paqe. Këto tranzicione ishin të zorshme së u bë kalimi nga sistemi komunist në kapitalizmin liberal. Elitat politike që erdhën në pushtet, vështirë përballuan këtë sfidë të kohës. Nuk ishin të pregatitur profesionalisht e as moralisht që të kalohet më suksese faza e tranzicionit në Kosovë. Së pari ata paten probleme të mbushin stomakun bosh. Tjerat nuk përkuan fare më rregullat që sjellë kapitalizmi liberal, siç ishte përqafimi i logjikës profotereske së sa të kalohët tranzicioni më sukses. Rruga e Kosovës ishte zhvillimi dhe forcimi i shtetit të sapo dalë nga lufta qlirimatre. Rruga tjetër e Kosovës ishte zhvillimi, dhe të bëheshim më shpejtë pjesë e strukturave relevante të BE-së.

Sepse duke iu bashkuar BE-se ndryshohet edhe rrjedha e historisë. Kjo fazë u karakterizua më torbulenca të mëdha politike dhe ekonomike duke iu nështruarar qytetarët hajnive dhe keqpërdorimeve të mëdha, që na lanë mbrapa. Nuk patem efekt të transformimit pozitiv të të gjitha sistemeve, deri të te drejtat e zbatueshme që u jepen qytetarëve, si të mundësisë të zhvillimit të ekonomisë së tregut, zhvillimit të ekonomisë të vogël dhe të mesme, dhe zhvillimit të industrisë. Pastaj, kaptinë e veqantë ishin mungesa e investimeve të jashtme kapitale të cilët i nevoiten secilit vend të dalë nga lufta, dhe pa të cilat investime nuk përballohen krizat e paraqitura. Në vend të këtyre Kosova u përballë më krim të organizuar, korrupsion, nepotizma dhe dukuri tjera devijante të cilat stagnuan proceset për inkuadrim më të shpejt në BE. Madje lufta kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar është kusht për ti bërë pjesë e Evropës se Bashkuar. Kosova nuk u tregua shumë vend më fat që të kapërcejë çdo sfidë. Mos uniteti ynë në këtë rrugëtim u bë pengesa kryesore.

Angazhimet politike për të prosperuar vendi në masë të duhur, na mungojë në momentet vendimtare, atëherë kur dukej së ishim shumë afer për të arritur sukseset e dëshiruara. Qasja politike e gabuar e një klase politike lakmitare për pushtet, bëri që njerëzit të demoralizohen, duke u larguar masivisht nga vendlindjët e tyre. Pastaj, u krijua një armatë e të rinjve të cilët nuk paten mundësi më siguruar një vend të punës. Kosova u kategorizua në mënyrën më të keqe klasore. Në njerën anë u krijuan pasanikë më mundin dhe djersën e popullit, dhe në anën tjetër kemi shumicën që po jetojnë dobët.

Dihet së çfarë privatizmi katastrofal të pronës shoqërore patem nga bartësit e pushtetit të pas luftës. Të fuqishmit e politikës përvetësuan çdo gjë sikur Kosova të ishte pronë private e tyre. Ky ishte turpi më i madh, dhe padrejësia më e madhe që iu bë qytetarëve, të cilët dolën të shkatërruar nga flakët e luftës çlirimtare. Qytetarët kurrë nuk morën pjesë sa duhet në vendimmarrje për të realizuar interesat e tyre. U shfrytëzuan më shumë për vota. U përballën më mashtrim pas mashtrimi, frazë pas fraze, nga boshllëku në boshllëk…

Fatkeqësi e madhe dhe që është bërë praktikë e turpit, është kur një politikan nuk bën dallim midis publikut dhe nevojave të tyre!Shumë njerëz tanë të politikës janë duke u sjellur si mizë pa kokë… E mizat na dërgojnë në mut…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.