A MA JEP GRUSHTIN TAND …?!

0
Ramiz Lushaj

Armend,
A ma jep grushtin tand,
Do të thoshte edhe Migjeni
Për me i ra malit që nuk bzanë.

Na duhet një grusht deputeti
Me i ra çdo pushteti
Që nuk jep pushtet për të tjerët
Që mban pushtetin veç për vete.
U lodh Migjeni duke pritë
U lodhëm me malet- pushtete…!

Armend,
A ma jep grushtin tand…?!
Ta kem për çdo laskut,
Në çdo rrugë e në çdo skutë.
Laskutët janë shtue shumë
Në këto troje, në këtë vend,
Më duhet dhe grushti yt,
Nuk po njafton grushti jem…!

Armend,
Megjithë mend e kemi,
Edhe Unë…
Edhe Migjeni…
Na jep grushtin tand
Na lodhi mali që nuk bzanë
Na lodhën
male pushtetesh mbi shpinë
Na lodhën laskuta
Që dalin në çdo rrugë,
Që vijnë nga çdo vrimë…!

Armend,
A ma jep grushtin tand,
Përnjimend e kemi:
Edhe unë,
Edhe Migjeni…!

Ramiz LUSHAJ
Tetuer 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.