Nga Enver LEPENICA
Keto dite kam mxjerre në qarkullim librin: “Historia e Ballit Kombëtar”, formati 17 x 24 cm., 600 faqe. Konsulenca Dr. Bujar Leskaj dhe prof. Kastriot Dervishi.
Libri me dokumente, shumica botohen për herë të parë, studjon e analizon mohimet dhe falsifikimet qe i janë bërë për këtë organizatë patriotike, pra historisë së shqiptarëve, sepse ballistët ishin bij të kësaj toke, bij të popullit që kishin marrë pushëkën të luftonin për lirinë e popullit.
Me rreshtimin e 20 dokumenteve unë provoj, ashtu si edhe studjues të tjerë, si prof. Uran Butka, Dr. Çelo Hoxha, Dr. Erald Kapri, prof. Kastriot Dervishi etj se Balli Kombëtar u themelua në vitin 1939 dhe jo në vitin 1942 siç e kanë falsifikuar historinë komunistët.
Nuk ka ekzistuar kurrë protokolli Dalmaco – Këlcyra, siç mashtrojnë komunistët edhe në ditët tona. Ka pasur vetëm bisedime private të Ali Këlcyrës me komandantin epror të pushtuesve italian Dalmaco. Pra bisedime, siç bëhen në çdo kohë dhe në çdo vend ndërmjet palëve luftuese. Dokumentet për këtë kapitull janë të pa diskutueshme.
Balli Kombëtar kishte ideal e luftonte jo vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe luftën për bashkimin e trojeve shqiptare, për këtë qëllim u shtri edhe në Kosovë e Maqedoni, batalione të tij luftuan në Kosovë dhe atje ranë edhe dëshmore.
Balli Kombëtar formoi çeta luftarake dhe batalione në të gjith Shqipërinë për të luftuar pushtuesin.
Balli Kombëtar gjatë Luftës Antifashiste kreu 32 beteja, kundër italianëve dhe gjermanëve. Betejat renditen të provuara me dokumente historike dhe të mohuara nga komunistët.
Në këtë libër analizohet dhe denoncohet politika antikombëtar e Partisë Komuniste duke i shpallur më 1 tetor 1943, luftë Ballit Kombëtar, pra shpërtheu lufta civile duke e kthyer tokën shqiptare në banjo gjaku dhe komunistët u ushqyen deri në fund me gjak shqiptari.
Në libër janë renditur gazetat dhe revistat e Ballit Kombëtar gjatë Luftës Antifashiste që dolën më parë se shtypi i Partisë Komuniste dhe shtypi në emigracionin e pa ëshëruar.
Ballit Kombëtar doli në mërgimin e padëshëruar dhe atje në bashkëpunim me aleatët anglo- amerikan zhvilloi aktivitet të gjithanëshëm kundër regjimt çnjerzor të komunistëve në Shqipëri, duke formuar një komitet dhe një kompani të armatosur, të gjitha te financuara nga amerikanët.
Shkurtimisht është trajtuar edhe ringritja e Ballit Kombëtar pas vitit 1990 në Shqipëri.