Koment
— Të gjithë keqbërësit e politikës duhet të frikësohen së i pret një përfundim i keq
Skënder MULLIQI
Ne Kosovë pas luftën u mbajtën shumë palë të zgjedhjve nacionale dhe lokale. Të gjitha zgjedhjet më ndonjë përjashtim ishin zgjedhje të lira dhe demokratike. Po ka këtu diqka tjetër. Ne ndëgjonim dhe shikonim nga partitë politike premtime megallomane që nuk bazohen në realitetin. Po ajo qenësorja që ishte më të ardhë në pushtet, i ndryshuan fjaltë dhe qendrimet e tyre. Premtuan një të neserme më të mirë që ishte reale, por që nuk doli ashtu. U harrua vota e qytetarëve për t’u lëshuar në gjah në keqpërdorime, dhe koha tregoj së ishin pa meritor.
Ata bënë garë të fortë më njeri-tjetrin se cili të jetë hajdutë, mashtrues e manipulues. Ne të gjithë besuam se ende ka shpresë për ne. Shpreast na i thyen keq, por që shpresa e mbanë gjallë njeriun deri sa të vdes. Kosova u tregua më fajin e njerëzve të politikës se nuk është vend për të jetuar. Mu për atë edhe patem largime masive të të rinjeve tanë për në botën perëndimore.
Politikanët pa asnjë të drejtë u bënë pronarët e jetës sonë, dhe nuk e dinë dhe as që ju intereson se si jetojmë dhe çfarë është e rëndësishme në jetën tonë. Ata enden nëpër botën e tyre krejtësishte të vërbër, të konsumuar nga gjuetia për pushtet. Njerëzit e zakonshëm janë vetëm shkallët e përgjakshme mbi të cilat ata ecin drejt yjeve të tyre. Çfarë dinë ata për dashurinë? Kurgjë thënë shkurt. Ata e hypën Kosovën në një karrocë më rrota. Ata nuk e dinë se çfarë është shpirti.
Politikanët i urrejnë intelektualet e mirëfilltë, njerëzit e artit dhe të kulturës, sepse ata jetojnë gjithmonë, kurse këta kur zbresin nga pushteti kurrë më nuk i përmend kush.Në botën perëndimore nuk njeh kush emrin të njerit nga politika, por lartësohen dhe përmendin njerëzit që kan krijuar vepra, njerëzit e kulturës dhe të artit. Dhe, mbas shumë vitësh njerëzit e politikës nuk do të kujtohen as nga nipërit e mbesat e tyre. Sot, po mendojnë se bota sillet rreth tyre nga mendjemadhesia së janë dikushi.
Nese mbahet më gjatë ne mend dikush prej tyre mbahet veq nese ka lënë vepra të mira. Politikanët në Kosovë nuk dëgjojnë muzikë, nuk lexojnë libra, nuk shikojnë fotografi, nuk shkojnë në koncerte nëse nuk janë pranë kamerës. A mund të jenë njerëzit e politikës më të mire? Sigurishtë se po, më kusht që të vjen në pyetje ndërgjegjja dhe morali politik, që po na mungojnë krejt pas luftën.
Këta u betuan disa herë se do të ishim më mirë.Ndodhën përmirësime të vogla, jo shumë të dukshme. Ata që dëshirojnë që në këtë vend të jetë më mirë, po rezultojnë së janë naivë.Një politikan jeton aq sa puna e tyre ka rëndësi për shtet dhe për komb. Psh. Nelson Mendela i madh nga zingjiret e burgut për të drejtat e zezakëve, ka mbetur në përjetësi. Të gjithë keqbëresit e politikës duhet të frikësohen së i pret një përfundim i keq…
z. Skënder!
NUK ka karrocë pa rrota!
NUK konsiderohet politikan ai që s’ka:
1. Shkollë dhe përvojë në politikë
2. Rang (pozitë) politik,
3. Me vullnet e motiv me u marrë me politikë