Ditët e Humorit dhe Satirës X – “XHA DERALLA” 2025

0
Dhimitër Ligori - karikaturë

Karikatura dhe fotografi nga bashkëpunetorët e “Zekthit”: Dhimitër Ligori

(Kërçovë, 15.16. dhe 17 gusht 2025)

Kalosh Çeliku - 200 Nga KALOSH ҪELIKU

Pak biografi për Xha Derallën

Xha Deralla lindi në vitin 1842 në katundin Cërvicë të Kërçovës, dhe sipas “amanetit” që e la përsëgjalli: kufomën e tij, mos ta përcjellin rrugës pranë xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem” (Ferr), por rrugës – dhiares pas “Ҫuke” me lisa t’i futet tinëz në “Xhehnet” (Parajsë). Dhe, iku nga kjo botë në vitin 1950. Një vit para se të lind unë autori i këtij shkrimi publicistik.

Kontribut të madh humoristi dhe satiristi dha në fushën e humorit dhe satirës. Poashtu, edhe në atë të valleve dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe anekdotave, qe një legjendë e shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet, se: ka qenë një legjendë e krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist dhe satirist i vërtetë shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i popullit, Katundit Cervicë të Kërçovës. Shakatë e tia të kripura me humor, anekdota dhe satirë, u bartën brez pas brezi nga gjenerata në gjeneratë edhe përtej Ditës Nesërme.

Anekdotat për xhandarët e serbit, dhe Hoxhën e “Allahut”, si dhe shumë të tjera anekdota dhe satira, ende janë gjallë gojë më gojë në gjirin e popullit shqiptar, që posa dolën në dritë edhe si libra, hynë në bibliotekë: “Zgërdhirja” (libër me publicistikë letrare, anekdota, barcoleta dhe aforizma) nga Kalosh Ҫeliku dhe “Pusia pas Ҫuke” (rrëfime humoro – satirike nga jeta ime) Bajram Ҫeliku – Bali. Pse, jo: edhe një bust te sheshi “Ureja”, në Katundin Cërvicë para portës të Xha Mazllëmit në manifestim e ardhshem të Ditëve të Humorit dhe Satirës “Xha Deralla” XI 2026. Shkaku, se: e kalonte edhe më së shumti kohën e lirë në pusi të personazheve, anekdotave. Arsye, që shumica e udhëtarëve të katundeve përreth Kërçovës, nuk kalonin nëpër Cërvicë për të shkuar te katundet: Përtejzalli, Kolibare dhe Zajaz.

Xha Deralla interpretoi me çifteli dhe krijoi një numër të madh të këngëve dhe valleve. Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë, me autor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera popullore: Kur boni hëna për me dalë, Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e Hasimes, Vijnë pampurrat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e askerëve nëpër konaqe shqiptare. Këngë, të cilat edhe sotekësaj dite ende janë të gjalla në dasmat shqiptare

Dhe, ja pas kaq vitesh lufte me Penë, humor, satirë dhe anekdota e poezi satirike me forcat tona, ndihmën e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës (2025), pronarit të Hotelit “Kërçova” Kasami, restorantit “Princ” në katundin Cërvicë Feto, ky manifestim kulturor artistik i Ditëve të Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA”, arriti të manifestojmë dhjetëvjetorin e lindjes në vendlindje – Kërçovë.

Nesër, me siguri do të jetë Tradicional Ndëkombëtar. Njëherit, të tubojë penat më të njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare, Diaspora, dhe Bota, me të vetmin qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë humoristi dhe satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjallja e tij te “Çifligu i Xha Derallës” te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore, dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre maleve me Dardha gorrice dhe dëllinja…

Vitin 2025, 15, 16 dhe 17 gusht në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës, erdhëm në Kërçovë. Ditën e nesërme e vizituam edhe Kalanë e Kërçovës. E harruar pa lule dhe ujë. Nuk e kishte edhe bustin e Skenderbeut ngritur pas Luftës Dytë Botrëore (1943 – ‘44)?! E, me ndihmën materiale të Minsitrisë Kulturës, më vonë edhe vendlindjen e Xha Derallës, katundi Cërvicë e përkujtoi Xha Derallën. Pronari i restorantit Feto, në të silin u mbajtë edhe një orë letrare me shkrimtarët dhe poetët mbarëkombëtarë: Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi, Marqel Laqi, Dod Luci, Fërgim Demiri, Marina Mjakovska, Etleva Tafa, Eva Kacanja, Rozeta Kreste, Remzi Salihu, Fatos Rushiti, Him Koca, Sermet Sulejmani, Olivera Shirgoska, Xhelal Ademi, Adem Xheladini, Vesel Xhaferri – Ҫeliku, Asdren Ҫeliku, Xhavit Ahmeti, Bajram Ҫeliku – Bali, dhe Kalosh Ҫeliku me anekdotat e Xha Derallës. Dikur, u shtrua edhe sofra poetike shqiptare, në vendlindjen e Xha Derallës.

Portret letrar: Xha Deralla – ky satirist i rangut botёror, që ende pushon mes varreve, në Vendlindje. Revistës letrare për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket. Librave: “Pusia pas Ҫuke”, nga Bajram Ҫeliku – Bali, “Përrallorët” me autor Asdren Ҫeliku, rikrijime të përrallave për fëmijë. Paramesnate, u ndanë edhe çmimet letrare: poezia e egër satirike Ashiku i Rrapit “PANO TAҪI”, që e fitoi shkrimtarja kërçovare Olivera Shligova. Proza lakuriqe “GANI XHAFOLLI”. Miku i 33 dashnoreve, që e gëzoi Rozeta Kresta (Poradec), dhe çmimin për vepër jetësore “XHA DERALLA” i LSHSHM -së, botuar gjatë vitit 2024 dhe 2025 e rrëmbeu shkrimtari Bajram Ҫeliku – Bali.

Dy netë. dhe tri ditë në Kërçovë, i kaluam me humor dhe satirë, poezi satirike, dhe anekdota të Xha Derallës, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katundin Cërvicë, ku rrinte te sheshi “Ureja”, pranë përrockës te “Bara” Plaku mjekërbardhë njëqindedyvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota, humor dhe satirë xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës të “Allahut” në minare, rrëzë maleve të “Ҫelvjollcës”, në Katund.

Natën e fundit, me poezi, humor dhe satirë e përcollëm deri në Agim…

Kryetari i LSHSHM-së Kalosh Ҫeliku me krahun e djathtë të “Baba Tomorit” piktorin dhe shkrimtarin Vesel Xhaferri – Ҫeliku, duke i përshëndetur mysafirët për mirësesrdhje, dhe hapur MKTN: Ditët e Humorit dhe satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë.

Përshëndetja e Kryetrit të Unionit kritikëve dhe shkrimtarëve shqiptar nga Kosova në Kërçovë, Reshat Sahitaj…

Vizitë me një orë letrare, humor dhe satirë Katundit të Xha Derallës, ku me vite u fsheh në arkë Flamuri kuqezi shqiptar me plumba…

Karikatura tjera nga Dhimitër Ligori:

Dhimiter Ligori - karikaturë

Diçiturë nga Dhimitër Ligori

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.