32.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Frika e liderit nga njerëzit e aftë që e rrethojnë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Milazim Zeqiraj

Në qytet takoj një mik me të cilin ulem për ta pier një kafe. Gjat ndejës zhvilluam një bisedë shoqërore për jetën tonë në mërgim dhe për hallet politike në vend.

Fjala e mikut ishte, si është e mundur që edhe pas 54 seancës Znj. Albulena Haxhiu nuk zgjedhet kryetare të Kuvendit të Kosovës. Një aktiviste e VV, femra më e votar në Kuvend. E shkolluar, nënë e mirë, e respektuar mbrenda strukturave të VV dhe tek Listës Guxo.

Lideri i LVV, Z. Albin Kurti frikësohet nga suksesi i të tjerve

Z. Albulena Haxhiu si aktiviste e zëshme e VV, pas fitorës së VV ne vitin 2021 emërohet Ministre e Drejtësisë. Digasteri që udhëheqi ajo, nga mos përvoja e sajë, përformanca e sajë në fillim nuk ishte e mirë. Ajo aty bëri pėrvojë të mira për ta udhëhequr digastërin tutje edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Pse ju ndrru pozitën pas zgjedhjeve të fundit ?

Z. Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9.2.2025 e nominon Znj. Albulena Haxhiu kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e eliminuar Z. Glauk Konjufca.

Ishte nominim i sinqertë, a lojë për degradimin e përsonalitetit të saj. Z. Albin Kurti pa kurrfar koalicioni e fut Z. Haxhiu në garë për postin e kryetarës, duke e ditur se ajo nuk zgjidhet.

Qëllimi i ti ishte, mos votimin e saj. Përsonaliteti i sajë si politikane në serin e seancave të dështuara, degradohet rëndë mbrenda partisë dhe në opinion. Ajo cilsohet sot si një grua e dështuar, jo më fajin e sajë por të kryetarit të saj. Është e pa kuptim pse ajo ka prana që lideri i saj të luaj me emrin e sajë, nëse ajo e ka kuptu lojën.

Ajo në qeverin e kaluar ka udhëheq Ministrin e drejtësisë qe nuk niet për ndonjë suksesë, kurse tani mos votimi për kryetare të Kuvendit pson lendimin politik, jo nga vetja por nga kryetari i saj. Pozita e sajë është lendu rënd.

Në të njejtën menyrë lideri i VV verproj edhe me Z.Glauk Konjufca. Me një të rame dy të vrame. Largimi i Z.Donika Gervalla si Ministere e punëve të jashtme dhe mërgatës, me një përformacë jo të sukseshme në fillim, por në fund të mandatit tregon përformancë të mirë në digasterin e vet. Ajo në atë pozitë ishte nga Lista Guxo, pas zgjedhjeve të datës 14.2.21.

Z.Gervalla në mërtgatë gëzonte përkrahje, sepse kishte lënë përshtypje të mira si kryetare e LDK në Gjermani. Sjellja e saj më mergatën ishte pa ngjyra politike, jo si kryetare e Listës Guxo. Përkrahja e saj nga mërgata dhe përformaca e saj si Ministre në fund të mandatit e friksoj liderin e VV, për një çrregullim të disbalancës mbrenda VV.

Në vend që Z.Gervalla ta vazhdon punën aty, ajo largohet e në vendin e sajë caktohet Z.Glauk Konjufca, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës përsoni me potencial të mirë politik dhe udhëheqës që gëzonte përkrahje në opinion dhe nga partit politike në Kuvend. Kjo përkrahje e frikson liderin e partis, andaj largimi i tij nga pozita e kryetarit të Kuvendit ishte e domosdoshme.

Lideri i LVV, Z.Albin Kurti është i njohur për lojra të tilla. Ai bënë kalkulime më të gjithë partiaket e vetë të suksesshëm, pastaj i prezenton para opinionit që të dështojnë, dhe si të dështuar ti mbaj në disa poste politike të nënshtruar.

Një veprim të till e ka bërë edhe me Ministrin e Bujqësisë Z.Faton Peci nga Lista Guxo. Tani e ka nominuar kandidat për kryetar të Mitrovicës, pasi ajo ministri kishte përformanca të mira me disa afera korruptive, por deri tani nuk ka diçka nga Prokuroria.

Qellimi i Z.Albin Kurti është që anëtarësia e Listës Guxo, të shkrihen në VV, sepse Albin Kurti ka nevojë për njerëz të tillë. Pa Listen Guxo, VV do të ishte parti minore.

31.7.2025

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit