Koment
Skënder MULLIQI
Po na djegë deri në lekurë qëndrimi static i kuvendarëve të cilët edhe pse po marrin kritika nuk po dinë së gjithqka është tepruar. Ne kemi përvoja të pa këndshme më këta kuvendarë të cilët janë bërë vetë shteti. Nuk po kuptojnë se politika nuk është për ta dhe se duhet të kthehen shumica prej tyre në ndonjë zanat të cilin mund ta ushtrojnë. Askush nuk ka mundës që më qetësi të vëzhgon gjitha këto që po ndodhin.
Ndodhen pas luftes gjëra të pa besueshme dhe të papritshme. Dhe e gjithë kjo çka po ndodhë në sallën e legjilacionit të cilën e kan ndotur dhe madje dhi, ka kaluar në apsurditet komiko-tragjik. Ne duhët këmbëngulim që këta miop politik mos të shkojnë deri në fund të këtyre marifeteve politike, duke na dërguar në humnerë. Po poshtërohet shteti i arritur më shumë gjakë. Tani këta po nuk po poshtërojnë por po e vrasin shtetin. Dhe po vrasin në mënyrë të tmersheme, duke shtypur vullnetin e qytetarëve, të cilët edhe i prun këta kuvendarë aty. Sepse shteti nuk mban, shteti mban.
Më e bukura është fitorja ndaj të keqës që na ka katandisur. Absolutisht, kjo është historia e përgjithshme e këtyre kuvendarëve të pa kurrizor. Me këto vargje, po përpiqem vetëm të zgjoj ndërgjegjen e atyre njerëzve që duket se nuk kanë ndërgjegje. Sepse besoj se çdo njeri ka ndërgjegje dhe se çdo njeri ka diçka të mirë brenda tij. Këto vargje janë thirrja ime për ata që ende kanë një shans të zgjohen dhe të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Kurthet e ndërsjella nuk i duhen popullit të shumë vuajtur nga regjimi serbosllav.
Ishte gjeniale flijimi i gjithë atyre martirëve dhe dëshmorëve për të ardhur të liria dhe pavarësia e Kosovës nga Serbia. Të rinjet tanë të luftojnë që të mos largohen masivisht por të punojnë dhe të shetisin nëpër vendin e tyre më të gjitha begatitë dhe bukuritë natyrore që kemi. Gjithmonë ka qenë kështu në betejën e së mirës dhe të keqes. E keqja gjithmonë ka pasur shumë më tepër armë dhe karta të forta. Sepse është shumë më e lehtë të jesh i lig. Nuk është e lehtë të jesh njeri. Në këtë kohë, të qenit njeri është ndoshta titulli më i madh që ekziston. Këto dhe shumë çka tjetër nuk janë në gjendje të kuptojnë shumë njerëz të politikës sot në Kosove.
Është e trishtueshme ta shohësh të gjithën në parlamentin tonë. Është e trishtueshme të shohësh nivelin në të cilin ndodhet. Këta kuvendarë që shpesh u detyruam të flasim për ta, absolutisht nuk janë të interesuar për njerëzit, sepse po përpiqen të pasurohen edhe më shumë. Ata dinë vetëm si t’i vendosin ato vija, dhe njerëzit ti shndërrojnë në skllevër të zakonshëm, të varur prej tyre. Çfarë i kemi lejuar vetes të bëjmë për gjithë këto vite? Këta nuk kan njohuri së çka janë ligjet dhe Kushtetuta duke interpretuar secili sipas mënyrës së vetë…