Pallati i Dimrit të Madh

0
Kuvendi i Kosovës

Koment

Skënder MULLIQI

Është tashmë evidente së kjo peruidhë kohore po shfaqën urrejtjet politike dhë të fanatizmat të akumuluara ndër vite. Urrejtja për tjetrin, një katastrofë. Dhe kjo urrejte po shprehet jo vetëm në media por midis Kuvendit të Kosovës-Pallatit të Dimrit të Madh. Është futur urrejtje mosbesim e skepticizen. E gjitha na dërgojnë në shkatërrim të vetës dhe shkatërim të shtetit të Kosovës. Këta njerëz të politikës kanë reduktuar gjithëçka, të cilët kan bërë që askush mos të ndihet rehat. Nuk po thëm se nuk jamë optimist, por as pesimist nuk jam, tani objektivishtë po bëhëmi vërtetë pesimist nga hazarderët e politikës të cilët po mendojnë së rrënjët e tyre nuk ka mundësi të zhbëhën.

Njerëzit në këtë mjedis hapësinor më të drejtë po mëndojnë së po kthehemi në të kaluarën jo të mirë për shqiptarët.Ka kaluar shumë kohë tani që të lejohet kthim të proceseve mbrapa, siq po tentojnë këta kuvendarë, të cilët tashmë kan shpërfaqur gjithë pa dijën dhe pa kulturën e tyre politike por edhe njerëzore.Pas lirisë së fituar jetuam për pritshmërinë e gjithë bukurisë që sjellë jeta. Këta taravola të politikës sikur po zvetnojnë gjithqka të mirë dhë pozitive në vendin tonë. Ne shohim talljet më popullin në Parlament. Ne shohim një arrogancë nga ata që më së paku është pritur.

Sot, ne jemi bërë fotografia e saktë e rrënimit të vlerave tona kombëtare. Ne vend që të plotësohen nevojat e popullit, po plotësohen nevojat e njerëzve të politikës dhe të biznesit. Si luftojmë kundër një obscenence kaq cinike, e cila duket se pengon çdo kritikë efektive sepse parandalon qortimin tonë? Shkurt këtu bashkëjetojnë dy nivele: niveli i njerëzve të privilegjuar të politikës të cilët më gjakëftoftësi po na përmbytin në shëmbuj të këqij, dhe në anën tjetër kemi popullin i cili ende duket nuk e ka humbur durimin përballë këtyre paknaqësive të shfaqura nga kuvendarët e pa përgjegjshem.

Këta po kryejnë “krime” politike kunder shtetit dhe qytetarëve të saj. Kemi hështur për shumë kohë ndaj keqpërdorimeve të mëdha e të vogla, hajnive, pasurimeve të paligjshme, kur në anën tjetër një shumicë po jetojnë ende keq. Nëse nuk kërkojmë që këto marifete të ndyta të marrin fund, historia nuk do të na falë. Situata politike po delë jashtë kontrollit. Këta po mëndojnë të vazhdojnë më lojërat e tyre, dhe se masat nuk do të mbahën të heshtura. Megjithate populli nuk do të pranon për të humbur për sa kohë që ata janë sovrani.Nuk do të pranohen komplotet e tilla politike.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.