U BOTUA ROMANI I SHKRIMTARIT KRISTAQ TURTULLI: DHIMBJA E IKONËS

0
Kristaq Turtulli - Dhimbja e ikonës

Ka libra që të pushtojnë me gjuhën, të tjerë me idetë. Por “Dhimbja e ikonës” libri më i fundit i Kristaq Turtullit bën diçka më shumë: të trondit. Të lë një shije drithëruese në mendje dhe një plagë të hapur në ndërgjegje, sepse nuk është vetëm një roman — është një pasqyrë e thellë e shpirtit shqiptar në kohë të përçudnuara… Roland Lushi botues

KRISTAQ TURTULLI
DHIMBJA E IKONËS
Copyright © 2025 Kristaq Turtulli
Arti Grafik: Virgjil Turtulli
Recezentë: Aleko Likaj, Illo Foto, Fatmir Halimi
Punoi në kompjuter: Artemid Turtulli
Copyright: © Të drejtat e botimit dhe riprodhimit grafik të këtij libri i përkasin autorit.

Botimi i parë 2025
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Qershor 2025
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Turtulli, Kristaq
Dhimbja e ikonës : roman /
Kristaq Turtulli .
– Tiranë : Ada, 2025.
304 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-95-006-2
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31

Mendime dhe impresione për krijimtarinë e shkrimtarit Kristaq Turtulli nga Bryan Henry Fox

Unë kam mundur të lexoj disa libra nga shkrimtarit të shquar shqiptar Kristaq Turtulli dhe mendoj që ky autor zë një vend të rëndësishëm në letërsinë e sotme shqipe dhe më gjerë.

Ngjarja që zhvillohet në romanin ‘DHIMBJA E IKONËS’, të shkrimtarit të talentuar Kristaq Turtulli është fuqishme dhe jetësore. Trajton një temë të rëndësishme të ngjarjeve të viteve të fundit te vendeve ne tranzicion, gërshetuar me ngjarjet ku shteti dhe populli pësojnë traumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore dhe ka lënë pasoja të rënda e sot dhe kësaj dite.

Romani pasqyron degjenerimin moral dhe shpirtëror, humbjen e vlerave më të mira të njeriut, dhe pasojat që lë ajo, por njëherësh jep mesazhin e rëndësishëm: Mos harrojmë se ka dhe ndëshkim.

Në qendër të romanit është personazhi traumatizuar, Sotiraq Shoguri, njeri i ndershëm, pianist i talentuar, ka dashur një vajzë me gjithë shpirt, por kjo ëndërr e bukur, njerëzore për të ndërtuar familje dhe krijuar një jetë të re, pësoi një dramë të dhimbshme, ditën e dasmës, në momentin kur vinte kurorë në kishë. Kjo ngjarje e tmerrshme i shkaktoi Raqit Shogurit rënie morale dhe krizë nervore.

Tasot, njerëzit e pushtetshëm, pasuruar, në dramën e njeriut të mirë janë indiferent e përçmojnë dhe ai ndjehet i nëpërkëmbur dhe pa shpresë.

Një prej tyre që e nënçmon dhe e keqpërdor mizorisht është Taso Kotori, kushëriri i Fatbardh Ananezit emigrantit që ka ardhur për vizitë në vendlindje, i cili bëhet pjesëmarrës i situatës në të cilën gjendet vendit ynë. Taso Kotori një njeri i paskrupullt, i lidhur me pushtetin dhe korrupsionin, pasuruar kohët e fundit, bën jetë luksoze dhe s’ e ka për gjë të përfitojë mbi fatkeqësinë e të tjerëve.

Romani fillon me mbërritjen e Fatbardhit dhe mbyllet me largimin e tij. Libri vazhdon me ngjarje të dhimbshme në kishë, ditën e dasmës, vënien e kurorës dhe përfundon përsëri në kishë, me një ngjarje tjetër të dhimbshme, që është ndëshkimi.

Romani jepet nëpërmjet optikës së paanshme të emigrantit Fatbardh Ananezi. Ai ka shumë vite që është larguar, në Kanada e mundon malli dhe dëshira për ta parë atdheun sa më bukur. Befas gjendet i shokuar nga tjetërsimi i shokut të tij të fëmijërisë dhe rinisë: Sotiraq Shogurit mikut të sinqertë, pianist i talentuar dhe tjetërsimin mefistofelik, kushëririt të tij Taso Kotorit, i cili për ti a arritur qëllimeve të tij përdor të gjitha mjetet. Përpara emigrantit Fatbardh Ananezi shpalosen dy pole të kundërta dhe karaktere të kundërta, por jeta e tyre si rezultat i ngjarjeve, kanë pësuar ndryshime në kah të kundërta por që kanë ndikuar në mënyrë të ndërsjelltë mes tyre.

Romani ‘DHIMBJA E IKONËS,’ të tronditën prej forcës dhe mesazhit që përcjell tek lexuesi, dhe këto ngjarje mund të kenë ndodhur kudo në Evropën lindore, në shtetet ku vuajtën nën komunizëm. Ne lindjen e mesëm etj. Ne libër jepet degjenerimi moral dhe shpirtëror i njeriut. Etja për tu pasuruar me çdo kusht dhe me të gjitha mënyrat.

Romani DHIMJA E IKONËS të shkrimtarit Kristaq Turtullit është një roman me vlera të qenësishme dhe të rëndësishme shoqërore. Ky libër i nevojitet më shumë se kurrë lexuesit të lodhur, të ngopur me libra limonadë që nuk sjellin asgjë të re dhe nuk të emocionojnë.

Bryan Henry-Fox – Editor në Gjuhën Angleze të Romanit “Hani Me Dy Porta
May be an image of 2 people and text that says ‘KRISTAQ TURTULLI DHIMBIA IKONES Romani DHIMBJA rendesishme ogjarjct IKONES shkrimtarit Kristaq Turtulli trajton shqiptare.

Ngjarja ရှင် fugishme hejetesore, vitevet vendit tranzicion, gershetuar TC shteti dhe pčsojne traume rčnđè politike, ekonomike, ene pasoja renda cjetén, mendesine, gjendjen shpirtérore be populit shqiptar kesaj dite, njeberesh krim 0 DATON KRISTAQ TURTULLI

Romani DHIMBJA forot’s đhe mesazbit IKONES percjell lexuesi. degjenerimi moral sbpirterori DHIMBJA pjeriut Etja per pasuruar eçd kusht me gjitha menyrat, humbjen mirate njeriut, asojat njeriui sotem mesazhin rendesishen barrojme erpara besh лe dite, kete KRISTAQ TURTULLI IKONES Turtulli, hki piktar, romancier nebanim Ta. Fituesicisaçninese kombetare jEtamije gjittmone E Çmimi: 1000leke’

Zekerija Idrizi
“DHIMBJA E IKONËS” është një roman që prezanton me një stil sa të rrallë, unik, aq edhe mjaft mbresëlënës në pikëpamje estetiko-letrare sagën e dhimbjeve të shumta të shoqërisë shqiptare, si në kohën e diktaturës, ashtu edhe, në mënyrë të veçantë, periudhën e katrahurës, rrëmujave e kaoseve në Shqipëri në kohën e tranzicionit, madje veçantë edhe nga 1997-ta e këtej.

Pata fatin te lexoj dhe jam mrekulluar nga ky narracion romanor i nivelit të lartë artistiko-estetik. E përgëzoj përzemërsisht, mikun tim, shkrimtarin erudit Kristaq Turtulli!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.