NGA KALOSH ÇELIKU
Nuk e luan as topi i Mic Sokolit. Që, e rroku për fyti si qymkë koftorri topin e turkut. Edhe, pse turku i tha: mos, Mico! Kjo, nuk është qymkë koftorri! Mici, e rroku për fyti topin e turkut, dhe fluturoi në “hava” (qiell). Sipas, thënjes të Vuçiçit: “Kosova, nuk është pjesë e Serbisë” (Gani I. Mehmeti).
Kosovën ia ka shitur Turqia, Rusisë me dy xhemi “alltanë” (arë). E ka skalitur me vargje humoristi dhe satirirsti kërçovar nga fshati Cërvicë i Kërçovës. Edhe, atë: si kantautor me një këngë popullore me çifteli, në Histori.
Anekdotën e Nastradin Hoxhës me siguri e keni dëgjuar gojë më gojë nga populli. Ose, i keni lexuar librave moti kohë me anekdota të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe nëpër botë. Edhe, unë si shkrimtar e kam përmendur shpesh-herë në shkrimet e mia publicistike dhe libra për Ditën e Nesërme.
Ne, dimë shumë histori e anekdota për Nastradinin, por askush nga ne, nuk është në gjëndje të thotë saktë për jetën e këtij personazhi enigmatik dhe satirik. Tekefundit, se: asaj kohe ka patur shumë Nastradinë. Nastradin Hoxha, ende nuk dihet: a, është personalitet i vërtetë në jetë. Apo, e krijoi, populli shqiptar?! Ndoshta, një Nastradin Hoxhë i llojit vet, ka qenë edhe vetë Xha Deralla?!
Xha Deralla, është humorist dhe satirist i vërtetë analfabet. Nuk ka ditur shkrim – lexim. As, që edhe ka kryer ndonjë shkollë dite, ose nate. Mos them, edhe se: ka kryer ndonjë fakultet, as nuk e ka njohur ndonjë gjuhë botërore. Aqmëpak, të ketë pasur asaj kohe ndonjë titull shkencor, ligjërojë si profesor në ndonjë Universitet shtetëror jugosllav. Ose, ato të partive politike shqiptare private, që i kemi sot me thasë edhe në çdo Katund. Vetm, se: kemi pak studentë, na ikën nëpër Botë?!
Shkaku, se: Turqia, asaj kohe u ka dhënë shqiptarëve: pashallarë, agallarë dhe bejlerë. Jo, edhe shkolla në Gjuhën Shqipe. Universitete. E ngjajshme me ditën e Sotshme, kemi poste partiake të partive politike shqiptare: ministra, zv/ministra drejtorë. Probleme kemi Vetëveten me shtetin e “përbashkët”, Gjuhën Shqipe. Edhe, në sistemin komunist i kemi pasur me bollëk këto poste partiake politike. Tek, kemi pasur edhe kryetar shqiptar të Jugosllavisë, Sinan Hasanin.
Xha Derallën, shkaku Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” e njeh e gjithë Kërçova, Kosova, Shqipëria dhe shqiptaria anë e mbanë Atdheut. Ndoshta, edhe Bota. Edhe, Çifligun e tij Sot me ferra “XHA DERALLA”, përtej, “Jasakëve të Tikeve”. Maleve të Cërvicës Kërçovës me dardha gorrice. Matanë, “Të vramëve” mes dëllinjave, në “Bllata”.
Xha Deralla ka lindur në fshatin Cërvicë të Kërçovës, ka jetuar 102 vite dhe ka ikur nga kjo jetë pas 102 viteve në Botën tjetër në “Xhenem” (Ferr). Ngase, ai nuk e donte “Xhenetin” (Parajsën). Përsëgjalli, e donte “Xhenemin” (Ferrin). E ka tejkaluar me humor, anekdota dhe satira edhe Nastradin Hoxhën. Prandaj, ende është gjallë nëper libra. Dhe, gjirin e popullit shqiptar.
Tashti, ta lëmë pak rehat të pushojë mes varreve humoristin dhe satiristin e madh Xha Derallën në gjirin e popullit shqiptar, të kthehemi te anekdota e Nastradin Hoxhës. Ditën e shtunë, kur së bashku me Nastradinecën u nisën për në pazar. Nastradini i kishte hipur gomarit. Ndërsa, Nastradinica e tërhiqte para për kërpeshi. Rrugës e takuan edhe pazarxhiun e parë, i cili i tha Nastradinit:
– O Nastradin, bre burrë! Pse, nuk i zbritë pak gomarit se, do ta cofish! Le t’i hipë pak mbi samarë edhe Nastradinica deri në pazar. Nastradini, nuk ia vuri veshin, e vazhdoi rrugën mbi gomar. Duke fishkëlluar me gojë një këngë popullore.
Pas një copë udhe mes arave, e takoi edhe Xha Deralla, i cili e ngriti zërin:
– O Nastradin, zbriti pak gomarit bre burrë, se: do ta cofish deri sa të arrish në pazarin e Kërçovës! Le t’i hipë mbi samarë pak edhe Nastradinica! Edhe, këtij pazarxhiu Nastradini nuk ia vuri veshin, por e vazhdoi udhën.
Xha Deralla, si kantautor iu përgjigjë me këngën e tij artistike – Historike:
Rrafi teli në atë Misirli,
Na u shit kjo Rumeli:
Na e ka ble, çaj Moskovi zi.
Na e ka ble, aman-aman:
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…
Nastradinica, duke tërhequr para për kërpeshi gomarin me samarë për në pazarin e Kërçovës, e Nastradini hipur mbi samarë. Rrugës e takuan edhe pazarxhiun e tretë “Zekthin”, që delë kur t’i teket:
– O Nastradin, zbriti pak gomarit, se do ta cofish derisa të arrish në pazar! Le t’i hipë pak edhe Nastradinica mbi samarë.
Nastradinit, nuk iu durua më pa folur nga këto provokime partiake – politike të “vëllazërim – bashkimit” ish komunist jugosllav, iu përgjigjë pazarxhiut:
– O burrë, nuk e cofë unë gomarin me 60 kg. peshë, por do ta cofë Nastradinica me 120 kg. dhe ferexhe të zezë mbi samarë në shpinë për në pazar ta shesë edhe pa pare.
Dhe, gjatë gjithë asaj rruge fushore mbi gomarë deri në pazar, Sot: Nastradin Hoxha, i zbriti gomarit nga shpina. Që, t’i hipë pak edhe Nastradinica. Por, fatkeqësisht i hipi Nastradinica me ferexhenë e zezë krahëve, kokën e mbuluar me shami. Mezi, që i dukeshin sytë mbi gomar nga shamia e zezë. E cila me siguri derisa të arrij në pazarin e Kërçovës, jo të Shkupit, me siguri do ta cofë udhës gomarin.
Nastradinica, Sot: i hipi gomarit. Edhe, atë: “Kalit të Shemës”…
(Fragment, nga Libri: ZGËRDHIRJA, që së shpejti do të dalë në dritë, 2025).