Vështrim
Skënder MULLIQI
Ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, kan shpërfaqur të gjitha dobësit tona të pas luftës. Sigurishtë se secili në shkrimet autoriale shpreh mendimin e vet. Figurat politike të pas luftës duke përjashtuar disa këtu, nuk kan treguar menquri politike, për sfidat e shtetndërtimit dhe mirëqenjës, dhe hapërimit më kohën. Një tipar njerëzor ndryshon nga individi në individ, por si i tillë ekziston në të gjitha kulturat. Kemi një periudhë të gjatë në të cilën u ushqye kulti i udhëheqësit. Dhe të bëhët dikush kult në kohën e modernitetit është apsurditet i llojit të vet. Ne filluam të bëjmë figurat politike kult, dhe kjo është tipar i diktaturës. Kur kemi një gjendje të tillë, kemi tranzicion të zorshem, ku i lëshohet bukur shumë vend kaosit, luftës për pushtet dhe shëmbjës se shtetit.
Të gjitha këto nxorën në pahë të keqen e shumë autoriteteve politike të pas luftës. Pasojat e kësaj logjike jo të mirë na nxorën në pah korrupcionin dhe krimin e organizuar, fenomene këto shkatërruese për çdo shoqëri demokratike, e aq më shumë për shtetin e ri të Kosovës. Po thuaj se të gjitha sistemet funksionuan me defekte, se me defekte i patëm njerëzit e politikës. Për të pazot për këtë profesion që janë nuk është asnjë befasi.
Nuk kemi sisteme të pavaruara nga politika, që është jashtë qdo rregulle dhe norme demokratike të sitetimit capitalist liberal. Defektet shoqërore politike e humbën besimin e njerëzve dhe shkaktuan demoralizim të madh, se lirinë dhe pavarësinë e kan menduar shumë më ndryshe, me pozitive. Ngjarjet për mos formim të organeve të shtetit nga kuvendarët e pa asnjë ndërgjegje politike dhe morale, janë vazhdimësi e gjendjës së politikës 20 vjeçare që u ndoq. Kjo na tregon se është e rëndësishme t’u ofrohet njerëzve një alternativë, në mënyrë që ata të mos u besojnë vetëm autoriteteve.
Nuk ka udhëheqës, nuk ka kult personaliteti, por ka diçka në të cilën njerëzit besojnë. Kjo në vetvete nuk mjafton për ndryshime shoqërore, por është një impuls dhe nxitje e fortë – tani duhet të përfshihen edhe të tjerë që do të ishin në luftën politike në emër vërtete të popullit në idetë që ata përfaqësojnë. Vëtëm më një ndryshim të logjikës mund të vijmë deri të rezultatet që na sjellin progres dhe zhvillim të gjithëmbarshem. Shoqëritë e demokracive liberale janë shoqëri pa kontradikta themelore. Sigurisht, ato kanë problemet e tyre, por të gjitha këto çështje zgjidhen brenda sistemit, jo duke sfiduar sistemin.
Demokracia është sistemi politik ideal, kapitalizmi është sistemi më efikas i riprodhimit ekonomik të shoqërisë. Këtë nga paaftësia dhe lakmia nuk po e kuptojnë një pjesë e madhe e strukturave politike në Kosovë. Në këtë kuptim, është e nevojshme të organizohen dhe përgatiten njerëz të tillë që do të shërbejnë si udhëheqës në shërbim të qytetarëve, e jo të na shësin mend se janë dikushi. Prandaj, ata nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë. Udhëheqësit e mirë duhet të kenë një vullnet të tillë dhe forcë për të kryer funksionimin e unifikimit.
Një karakter i tillë lidershipi është për shoqëri, dhe i cili lidership ka kapacitetetin për të bashkuar kombin në drejtim pozitiv. Është e lehtë për ne të gjejmë shembuj të tillë në kohët tona moderne. Prandaj, i gjithë sistemi duhet të jetë absolutisht i disiplinuar. Ngjarjet e fundit, dëshmojnë se “Kuvendarët vampirë“ ende po përpiqen të mbajnë gjallë logjikën autokratike e përfituese, në përpjekje të kthimit të proceseve mbrapa… Përvoja e devijimit tonë, është një lajmotiv i mirë.