Klajd Kapinova
(si Top Qeni, TV Klan etj.) dhe deri ish gazetari i dikurshem i propagandist i RTSH Robert Papa ban propagande te majte edhe pse te majtet radikal jane rrezue nga fiku. Ai arrin te intervitoj me paramendim njefar “ambasadori” Bolton te administrates Trump 1, per me thane se po ban dicka per shqiptaret, tuj i coroditur edhe ma keq per te pa mashtrimin e tij mediatik. Ne vendlindje asht krijue prej kohesh nji pershtypje histerike se Trump asht nje person shume negativ. Per ju po, por jo per per ne dhe 77.3 milion votat popullore amerikane (Trump fitoi 312 vota elektorale ne 50 shtete) sepse ai asht personi ma i dihun sot per te Shpetue SHBA nga komunizmi i instaluar nga Obama, Biden, Clinton etj.
Ne ketu e njohim shumë mirë “gazetarin” e Dulles dhe kete te intervistuarin qe asht nji person shume negativ per opinionin publik amerikan sot. Qellimi i tij asht me shit librin e tij qe spo shihet dot. Ne SHBA asht ba praktike pune qe sa here dikush del me nje liber ben ose leshon disa sashka sikurse thojne ne jug te Shqipnise, per me terheq vemendjen dhe me shit librin. Edhe ketu ka shum naiv qe bijne viktime e mashtrimit mediatik marksist.
Nuk i dihet se neser Papa mund te intervistojne edhe James Comey ish drejtor i CIA i pushtuar nga puna, per me e ndihmue ate qe te sheh librin qe ka nxjerre javen e kalueme ne Amazon.com Ky nuk la gja pa ba per me fut me rrena Presidentin Trump ne burg, duke fshehur gjurmet krimit te vertete te fuksionareve markisste si Hillary Clinton etj. Ky kryepolic i keq shkoj ne plazh dhe formuloi shifrat 8647 qe kane kuptimin kunder Presidentit Trump dhe fatmiresisht ai po investigohet nga FBI per kecenim serioz ndaj Presidentit tone.
Shifra 86, sikurse dihet nga te gjithe ketu ne SHBA, ka kuptimin e vrasjes ose asgjesimit te nje personi te caktuar qe perdoret si kod nga grupet kriminale dhe vrases me pagese… dhe James tha se nuk e dinte kete kur te gjithe policet e kryepolicet e SHBA-se e dijne kete gje…
Ky Papa po mundohet me na dhane sapunin per djath… Dhe shum naiv shqiptare ne vendlindje e besojne dhe mediat arje i riprodhojne dhe shumezojne ne progresion gjeometrik idete e tij te majta permes personazheve radikal te majte. Mjafton me pa intervisten e tij dhe bindesh per kete gje. Ndoshta gjenerata e re nuk e njeh kete sherbudallin shqiptar. Komunistat jane shum te kamuflum dhe kot nuk tone ne Shqipni: socialista-specialista. Mos te harrojme emisionin e tij special ne kohen e komunizmit me emnin Fokus, ku jepte lajme nga ata qe i pelqenin komunizmit dhe asnjehere kunder saj.
Une nuk kam asgje me kete “gazetar” te deshtuem te komunizmit, por me menyren se si ai e ben intervisten me nje person qe 100% asht kunder Presidentit Trump dhe se ai asht bashkpunetori i ngushte i mediave te majta.
U habita kur rastesisht pash ne kanalin YouTube te nje pensionisti sherrbudall dhe nje njeriu ma negativ anti Trump. Vetem shikoni se si i nderton ai ato pyetjet dhe pse ai e inerviston ate dhe jo nje personalitet tjeter qe drejton sot administraten Trump 2.0. Ai e pyeti edhe per Shalgjatin por nuk mori asnji pergjigje prej tij. Me kete interviste anti Trump u tregua me marksist se vete marisistet amerikane sot.
Kush asht Bolton? Ai ishte ish Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara nga gushti 2005 deri në dhjetor 2006, si një i emëruar gjatë pushimeve nga Presidenti George W. Bush. Ai dha dorëheqjen në fund të emërimit të tij gjatë pushimeve në dhjetor 2006 sepse nuk kishte gjasa të fitonte konfirmimin në Senat, të cilin Partia Marksiste me emnin fallco “Demokratike” e kishte nën kontroll në atë kohë Senatin. Bolton më vonë shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Donald Trump nga prilli 2018 deri në shtator 2019.
Ai vazhdimisht bëri thirrje për ndërprerjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, nga e cila SHBA-të u tërhoqën në maj 2018. Ai shkroi një libër bestseller sipas New York Times, rreth qëndrimit të tij në administratën Trump, “The Room Where It Happened”, botuar 5 vjet ma pare ose me sakte në vitin 2020.
Bolton konsiderohet gjerësisht si një gjarper dhe trathtar per republikanet i politikës së jashtme dhe mbështeti hapur veprimet ushtarake dhe ndryshimin e regjimit nga SHBA-të në Iran, Siri, Libi, Venezuelë, Kubë, Jemen dhe Korenë e Veriut.
Ai është një ish-anëtar i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe një komentator i CNN etj. Ai ishte këshilltar për politikën e jashtme për kandidatin republikan për president në vitin 2012, Mitt Romney, nje Rinos sikurse quhen psedorepublikanet qe veprojne nen rregost per te rrezuar dhe minuar qeverite dhe presidentet vertete republikane. Mitt kur ishte senator votoi per te shkakuar Presidentin Trump dhe kur e pa se deshtoi ai tha se nuk do te garonte me per vendin ne Senat, sepse e dinte se populli amerikan nuk do ta votonte ate, sikurse beri me Liz Cheney dhe Adam Kissinger… Bulton per idete e tij anti Trump ka sot nje hapesire te madhe ne mediat komuniste ultra liberale, qe nxjerrin vrere kunder Presidentit Trump dhe politikes se tij nacionaliste America First…
Ky Bolton asht personi ma karagjoz qe ka nxjerr SHBA. Ai ka sherbye edhe ne administraten Bush kur te gjithe e dijne se ai ka qene i majte dhe mik i djalit te Hysenit nje far Barack Hysen Obama… Nese lexoni librin e fundit te tij asht krejt nji shpifje e turpshme kunder Presidentit Trump. Ai asht zedhenesi i papagalles marksiste dhe anarkiste CNN, The New York Times, Washington Post, Daily News etj. Dhe ky e interviston ate.
Si ka mundsi qe Roberti nuk e pyeti Gjonin, pse u pushove (fire) nga puna ne administraten Trump 1!?
A kishte te drejte Trump qe te largoj nga detyra, sepse ti doje ta fusje me “keshillat” tuaja Presidentin ne lufte me Iranin, pra kur e dije se Trump ishte njeri paqsor dhe kunder cdo lufte?
Pse ti si “konsevator” jep e merr intervista tek media e majta Fake News dhe vazhdimisht ciceron kunder Presidentit Trump dhe administrates se tij te pare dhe dyte?