1) Na bashkoi lufta na ndau interesi.
2) Heronjtë s’ kanë parti, kanë vetëm Atdhe ! Karrieristët parti dhe interes.
3) Hipokrizinë tonë e tregojmë kur takojmë familjarë, shokë e miq dhe u themi; uh-sa na paska marrë malli me u parë, edhe pse e kemi komunikimin falas rrallë ose fare komunikojmë me njëri-tjetrin.
4) Gjakun e heronjve e mohojnë vetëm ata që nuk kanë guxuar as pordhën me lëshuar para policëve dhe ushtarëve të armikut.
5) Shoqërinë e helmojnë ata që nuk kanë qëndrime por kanë interesa.
6) Të gjithë e kanë të qartë që Diaspora është strofulli më i përshtatshëm i partive politike dhe i këngëtarëve tallava.
7) Vendi më i përshtatshëm me hëngër qyl është Kuvendi i Kosovës, andaj të gjithë vrapojnë me u bërë deputetë.
8) Më mirë rri pa u martuar e mos ua bërë nënë të përdalën fëmijëve.
9) Për inat të njëri-tjetrit rrasemi deri në fyt në kredi, bëjmë shtëpi luksoze në vendlindje, harrojmë që ato i shfrytëzojmë vetëm njëherë në vitit. Po të ndërtonim në vend të tyre fabrika e uzina s’ do të ishim shpërndarë nëpër botë sikur vezët e qyqes.
10) Hoxha dhe prifti bukën e sigurojnë prej të vdekurve (asnjëri e as tjetri nuk na varrosin pa e papaguar anëtarësinë (humanizëm se jo mahi )
11) Ai që e mohon origjinën dhe gjuhën e vet s’ meriton as varr në Atdhe.
12) Njerëzit me koka të nxehta u shpallin luftë edhe engjëjve.
13) Ata që kanë punuar nën masat e dhunshme të Serbisë, po thonë Dr. Ibrahim Rugova, na ka thënë vetëm ju, me luftë nga brenda mundeni me dëbuar Serbinë nga Kosova ( këtë batutë e hanë vetëm ata që nuk kanë fare tru ( Asnjëherë nuk ka ndodhur që lepujt t’i kenë dëbuar derrat nga pylli)
14)Fanatiku harron që ushqehet me bukën e Perëndimit, mbron tradita dhe zakone të mbrapshta të orientit.
15) Facebook i la pa bukë shkuesit (mesitët ) e pa peshqeshe kumbarët e ndrikullat.
16) Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest e bëjnë fushë futbolli.
17) Ata që janë me huqe janë sikur kuajt kur i kap miza.
18) Gangsterët apo kapadainjtë i marrinë njerëzit në qafë, shpirtprishurit dalin e thonë; revolet me leje i kishin pasur (faqeziu-faqeziun e arsyeton në çdo rrethanë )
19) Shtiremi demokratë a fushatat zgjedhore i kemi të ngjashme me marshet e Koresë së Veriut dhe Kubës.
20) Sojin e keq edhe pse prej pas derës e qet në Krye të Vendit, kur ulet në kolltuk jo që të rivalizon por të bënë edhe kurthe nga më të ndytat.
21) Serbët dhe derrat e egër vetëm tytat e armëve i disiplinojnë.
22) Kriminelët dhe egërsirat shkaktojnë vetëm gjak e dhembje.
23) Demokracia na i ka hequr nga duart prangat e robërisë, por jo edhe njëmendësinë titisto -enveriste, të eliminimit të kundërshtarëve me mjetet më të ndyta.
Gjenevë, 3 prill 2025
Ju shkruani për hipokrizinë (pika 3).
Unë po ju shkruaj:
Hipokritët bëjnë punë dhe veprime që janë edhe më të fshehta, sesa gjurma e bubrecit të zi natën e errët./IMH
*
IMH
Dyftyrësia nuk ka pardon, ata janë kudo dhe sa herë që kanë interes e shprehin! Ata asnjëherë nuk shfaqen me një fytyrë! Fjalët e tyre janë fort bindëse, dhe kanë koston e dëmtimit të virtytit njeri.
Znj Mejreme,
po vërtetë, hipokritët në popull quhën dyfytyrshët. Janë disa njerëz që i ngjanë pasqyrës, njërën anë e kanë të errët.
*
IMH
P.S:
U befasova kur pashë emrin Mejreme, thashë në vete: mos gruaja ime paska dhënë koment!? (Edhe gruaja ime quhet Mejreme).