Fryma e votës
Flitet se… Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti i kanë ndarë rrugët politike dhe të drejtimit të shtetit të Kosovës, përmes përçarjeve dhe të mos durimit të luftës demokratike të mendimeve për kahet e reja të shtetit.
Po e ritheksojmë dhe e kanë thënë se, në demokraci vota e lirë e sovranit është kontratë për të zgjedhurit. Pse kemi përqarje nga të zgjedhurit në krye të shtetit të Kosovës…? Kujt i duhet kolovajza politike e përqarjeve dhe, po e harrojnë kontratën e votës së lirë të sovranit para katër vjetësh(sic!).
Kjo nuk është tipar i vlerës së demokracisë dhe të kaheve të shtetndërtimit të Kosovës, që përqarjet politike në krye të shtetit tashmë janë bër “gripi i stinës”(sic!). Në kohën kur të zgjedhurit e harrojnë dhe e lënë në tovolinën e zyrës në Prishtinë, kontratën e votës së lirë me sovranin e, bëjnë e veprojnë me flamurin e përqarjeve…!
Nëse nuk mund të bashkëveprojnë kreu i shtetit të Kosovës dhe e kanë harruar kontratën me votën e lirë të sovranit për zgjedhjen e tyre, atëherë mënyra më e mirë në frymën e etikës në politikë do të duhej, që, përmes dorëheqjes të lëshojnë udhën të tjerëve dhe mos të jenë pengesë e kaheve të shtetndrëtimit përmes flamurit të përqarjeve Presidentja Vjosa Osmani-Kryemistri Albin Kurti në institucionet e shtetit të Kosovës.
Bota sot është në krizë të thellë politike, ekonomike dhe të konflikteve në përmasën e luftërave, që e bëjnë planetin të pa sigurt për njerëzimin. Në ketë rrafsh, udhëheqja e shtetit të Kosovës kalon në betejën e përqarjeve deri në skandalin politik, ku ata nuk flasin dhe nuk bashkëveprojnë për kahet e shtetit në fushat e shtetndërtimit.
Sakaq,këto përqarje e dëmtojnë shtetndërtimin dhe rritën problemet në fushat e zhvillimit ekonomik, për të ardhuarat e ulëta, të pensioneve në mëshirë të ditës, të rritjes së çmimeve të shportës së konsumatorëve e, krerët e shtetit në Prishtinë i kanë ndarë rrugët politike dhe me sy të mbyllur e shohin njëri-tjetrin në korridorët e Kuvendit të Kosovës(sic!).
Për fund fare, mos harroni, frymën e kontratës së lirë të votës së sovranit për zgjedhjen tuaj në institucionet e shtetit të Kosovës!
Çikago, më 4 tetor 2024
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com