URIME KOSOVA JONË NË LIRI
14 VJET PAVARËSI -14 SHKURT 2008 – 2022!
URATAT DHE PËRKUSHTIMET PËR ÇDO DITË DHE KURRË PA U NDALUR RRUGËTIMIT TË MBARË PËR BASHKIMIN SA MË TË SHPEJTË KOMBËTAR.
Poezia ime kushtuar Pavarësisë së Kosovës:
Naxhije Doçi – Prof. – Prishtinë
PAVARËSI E BEKUAR
Yllësi e flakëruar vezullimi
mbi nënqiellin e dashurisë
je ti Pavarësi e bekuar e Kosovës
reflektimit kumbues deri në kup të qiellit.
përthekimit anë për anë.
Erdhe si lulja e prillit
me urtinë sublime në ngrohtësi zemrash,
në harkim urash të përmalluara,
për të qenë vetëvetja e ndritur
në dëshmim vlerash nëpër mote skalitur.
Haperimin si rrezja e diellit në zenit
dritë për të bërë
edhe mbi pamundësitë
për ardhmërinë e përmbushur
skaj më skaj të dheut – mëmë,
hartën e bashkuar në përqafim
padrejtësisht shkafnjuar e ndarë
nëpër kohë trishti të paparë.
Purpur hirësie në ballë të hënës
me ngjyresë shpirti komponuar
je ti Pavarësi e shumëpritur e Kosovës,
urimet për Ty jehut të pandarë
për mbarësi ecururish në rrafshin e pritur,
rrjedhë e gufuar frymëzimi
për agun e bardhë në fisnikërim kohësh,
melodi e pashuar komponimi.
Jehut sublim
në rrjedha përkushtimi
17 shkurti 2022
katërbëdhjetë vjetësh kumbues
në flakërim shiponje,
shtetësi e dëshmuar
me Pavarësi shëmbëllimi kurorëzuar
mbi trungun e lirë
vizionit ritmikë të dëlirë
nga shumë vende të botës e pranuar.
Për të gjithë falënderim zemre i dëlirë
me reflektim thellësie
në universin krahështrirë.
– Prishtinë, 17 Shkurt – 2022