TROJË E ILIRISË
Në Trepçë është palca e Kosovës
qenia që t’ardhmen na përcakton
le të çmendet tigri i luftës e lufta
Trepça dardane, Ilirinë s’e mohon.
Në të dielat e arit dhe të argjendit,
në të hënat e shiut dhe t’metaleve
u vetëlindë zinku, plumbi dhe ari
dhe kristalet me florire të Trepçës
Hapeni ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, e manganin,
në të reshurat midis vullkaneve
u vetëlindë ari, Trepça dhe opali
Qahen thëngjillet, floriret e tokës,
qahet humusi, Ibri dhe molibdeni
betejat me hartat serbe vazhdojnë
të vrasin Kosovën, Trojën e lirisë!
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di,
Në Trepçë Kosova e ka një emër.
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!