VITI RI 2024

0
Gëzuar vitin e Ri - 2025

ZENI BALLAZHI

Kalosh Çeliku
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Gëzuar Kërshëndellat, dhe Vitin e Ri 2024! Vit i mbrapshtë, si vitet e tjerë në amshim mes varreve me Koronavirus dhe Pandemi politike. Vaksina: ruse, kineze dhe amerikane. Masa të ashpëra Qeveritare. Burg shtëpiak. Dënime partiake. Që, i burgosi njerëzit në Karantinë, dhe kafshët shtëpiake dhe të egëra i lëshoi në Liri. Edhe, në “Sallmadi” arave dhe fushave. Vit, që na ndau nga familja, gratë besnike, miket dhe miqtë. Dhe, “armiqtë” historik. Pak veta mbetën gjallë në jetë. Shumica, ikën nga vendëlindja. Atdheu, mes varreve, ose nëpër botë.

Gjallë mbetën vetëm lypësit e pashpresë rrugëve të Shkupit historik të Dervish Carës. Kryengritësve shqiptar (1843 – 1844), për Ҫlirimin e Shkupit, krahë për krahu me Emin Xhambazin (Ҫeliku), pa drita e zbukurime për Vitin e Ri, Sot: 2024?!

“Ҫairi” pa drita festive të vitit Ri “hallall”?! Dhe, Babadimrit “haram”, që e grushtuan në “Bit – Pazar”, si i “dërguar i Shejtanit Allahut”. Edhe, publikisht ia ndaluan hyrjen në “Bit –   Pazar”. Bredhin e vogël xhuxh të shtrembër pa këmbë e tru në kokë me pak drita qorre, e zbuluan para këmbëve të Aleksandrit Madh, në sheshin “Makedonija” të “vëllazërim – bashkimit”. Babadimërin e  trembur dhe grushtuar në “Bit – Pazar”, në Shkup?! Dhe, artistëve “çmendur” nën Rrap me poezi erotike. Dhe, parti politike me “Besë” e pa Besë.

Vërtetë, hë për hë: shpëtuam nga Koronavirusi dhe Pandemia e partive politike. Masat e ashpëra Qeveritare, por ende: fatkeqësisht, e kemi në Shtëpi Partivirusin e partive politike me pakicë e shumicë të “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav. Edhe më i rrezikshmi Sot, se: Dje, Koronavrusi dhe Pandemima e partive politike.

Shkupin Historik, me një Vit të Ri 2024?! “Ҫairin hallall”, e pa Vit të Ri 2024, mos them: edhe Shkupin Historik të Dervish Carës edhe me pa Babadimër, zbukurime me drita festive, dhe Bredh të Vitit Ri 2024, mbyllur mes sokaqeve të ”Bit – Pazarit” në  ”Pazarin e Grave” me Koronavis e  Pandemi të tmerrshme politike neokomuniste, që kët Vit të Ri, vështirë se: do ta heqim Qafe, Nesër Koronavisiun politik me simptome vdekjeprurërse komuniste.

Dhe, Pandemi politike, Sot: Neokomuniste. Shkak, që, edhe: patjetër, duhet të ballafaqofemi me  Ditën e Djeshme Shqiptare të “vëllazërim – bashkimit” për Ditën e Nesërme! Edhe, me Ditën e Sotshme shqiptare. Heqim, qafe me vite: Ditën  e Djeshme nëpërkërmbë jugosllave komuniste. Patjetër, të ballafaqohemi me Ditën e Nesërme Shqiptare.

Lufta, vazhdon me Penë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.