Zbardhet misteri i databazës së pagave – një teknik IT i Tatimeve i nxori të dhënat në publik

0
572
Listat e pagave

Në Polici, ai tha se i donte për studim

Autori i publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shqiptarëve është një teknik IT i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Prokuroria e Tiranës ka rënë në gjurmët e tij dhe ka urdhëruar Policinë që të sekuestronte kompjuterin e punës.

Bëhet fjalë për shtetasin A.A., teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013.

Ora News mëson se shtetasi A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t, ashtu si çdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme. Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte punën e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës sekuestroi kompjuterin nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë databazën konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.

Po ashtu, Prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, edhe kjo nëpunëse e Tatimeve, e cila çdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.

Tekniku është marrë në pyetje nga organi i akuzës në kryeqytet dhe ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por Policia ka zbuluar se pretendimi i tij nuk ishte i vërtetë. Nga prokuroria mësohet janë mbledhur prova reja që mund të zbardhin të gjithë ngjarjen.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.