Jahja Drancolli
Zara (Jadera, Zadar) është në zemrën time: Këtu, në vitin 1396, rektori i Universitetit të Durrësit, Gjon (Johannes) Durrësaku, pasi u largua nga rreziku osman, themeloi Universitetin e Zarës (Studium generale) për t’u zgjedhur si rektor i parë i universitetit të sapothemeluar. Në të njëjtin universitet, së bashku me kolegun tim M. Tërnava, përfunduam studimin për Historinë Mesjetare. Në vitet dhe shekujt që pasuan, këtu u vendosën familje dhe personalitete të njohura arbërore nga fusha të ndryshme, për të krijuar më në fund një ngulitje te qëndrueshme, mërgatën arbëreshe (arbanase)!