Me prof Isa Bajçincën, Prishtinë 2005
Vazhdon nga nga numri kalur me titull: “Esad-pashë Toptani ishte i vetmi shqiptar që e donte e gjithë Serbia!“, 15 Qershor 2023
Nga Ditari im
Pjesa e katërt (4) e kujtimeve të mia nga qershori i vitit 1979 dhe ekskursioni në Shqipëri
Nuk po më pritet që ta përfundoj fejtonin për jetën si student i vitit të katërt, viti i fundit i studimeve në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në fakultetin filozofik, ish Universiteti i Prishtinës në kuadër të të cilit ishte edhe Letërsia, Gjuha Shqipe, Angleze, Frënge etj. Tash me ndryshimet e reformat që janë bërë edhe në Universitetin e Prishtinës, dega e Letërsisë dhe e Ghuhës Shqipe, është nën fakultetin filologjik, aty ku e ka vendin.
Lepuri shkon me u mbyt në lumë
Sot paradreke me thirri Muhamet Shatri, prof i historsisë. Ai kërkoj nga unë që ti ndihmoj rreth dy personave të vrarë në rrethin e Malishevës, ish komuna e Rahovecit, Afrim Haki Morina dhe Nexhmedin Refki Morina që cilët janë vrarë nga policia serbe më 18 prill 1999, në katundin Joviq. Unë kisha një libër, ”Jeta në mes të shkëmbinjëve” për ato masakra serbe me autor Kajtaz Xhemë Paçarizin, libër të cilin ma kishte dhurua daja Kajtzaz.
Pasi nuk i gjeta emrat e tyre në emrat që janë masakrua, që janë libër, profesorit ia dërgova adresën ku mundet me thirrur e ndoshta e ndihmn autori i librit. Unë ia dërgova fotografinë me nr. e telef. por prof Shatri nuk mund ta gjente numrin e telef. Ia dërgova dy herë por kot. Atëherë ia thash gojarisht nr e telef e ai e shkruajti në një copë letër që kur ti vie ndonjë djalë a qikë, nip a mbesë të ia regjistrojnë numrin në telefon e ky me e thirrë pastaj.
Kam pas mendua se unë jam handikap që askush s`më afrohet sa i përket telefonave, kompjuterit e intrenetit por kishte edhe më handikap se unë e ai ishte prof Muhamet Shatri, me banim në Malmö.
Sinan Kastrati, foto e letërnjoftimit,
Rahovec, 1977
Kjo ma kujtoi fabulën (përrallzën) e lepurit kur shkon me u mbytur në lumë, pasiqë të gjithë e qeshnin se është frikacak. Një ditë vendos lepuri të mbytet se s`i met ma ven e f`tyrë me dalë nëpër neja (kuvend). Niset te lumi më i afërt, aty ku është më thellë që të mbytet. Kur afrohet afër lumit, bretkosat që kishin qenë në livadhe duke këndua, kur e dëgjojnë lepurin që po afrophet, nga frika e lepusrit ikin e këcejnë në lumë. Lepuri kur e sheh se paska më frikacak se ai, thoë ”eu paska edhe më fricaka se unë” dhe këthehet në mal e nuk mbytet.
Mua më hini vehtja n`huj se s`qenkam vetëm unë dhe se paska edhe burra të tjerë që nuk po ditkan me e përdor telefonin ”e mençur” dhe kompjuterin.
…
Për sot vendosa ta lë ”Kosovën” me tensionet e saj gjithnjë në rritje, s`kisha çka bëj tjetër, po e vazhdoj fejtonin.
Bisedova me një mikun tim në Prishtinë, njohës i mirë edhe i politikësdhe në bisedë e sipër e kujtuam edhe Behlul Beqajn, ish profesor në Prizren dhe vëllain e Behlulit, Faikun, një student i shkëqyeshëm i ish Albanologjisë e poet, tash të ndjerë.
Gjendjen se si ma përshkroi miku im, nuk më pëlqeu por fatkeqësisht, ashtu është. Biseduam edhe për Albinin e për Edin, dy kryemistrat shqiptar të dy shteteve shqiptare.
Sipas mikut tim (emrin nuk po ia përmend sepse nuk e kam pyetur), për me u këthye ”normaliteti” në Kosovë, aty ku ishim para nji apo dy vite më parë, Qeveria e Kosovës duhët patjetër ti shpallë zgjedhjet në veri, kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave (shqiptarë) të japin dorëheqje, të largohen policia (speciale?) nga Veriu, të krijoohehet asociacioni, që vendimi i gjykatës kushtetuese për Manastirin e Deçanit të zbatohet … dhe ti d’egjojmë amerikanët sepse çka të na thonë sepse ”nuk jemi shtet por protektorat *) ndërkombëtar.
Pastaj më shkruajti Bardhyl Kokalarit*), ish ambasadori i parë shqiptarë në Suedi. Ai ma dërgoi një shkrim që vajza e Brdhylit, Arba Kokalari, Antare e Parlamenit Evropian… *) ishte takua me Vjosa Osmanin.
Me Bardhylin biseduam për gjendjen në Kosovë
…
Në Malmö të Suedisë sot pasdreke ka rigua se për me e fshi oborrin. Thatësia qe disa javë, rrezikon të lashtat dhe nëse vazhdon kështu, shumë bujq janë të detyruar që shumicën e kafshëve, lopë qumshti etj, ti qojnë te kasapi, ti përgjysmojnë se nuk kanë ushqim për dimër.
…
Vizitat nëpër Shqipëri i vazhduam në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, në Durrës, Fier e Gjirokastër…
Në Durës u vendosën në Hotelin Adriatik. Shoqëruesit na thanë se shoku Enver, kur të vjen në Durrës, në fle ”Adriatik”. Dmth, ne flenim në hotelin më të njohur që mendoj se s`kishte tjetër, sëpakut jo të kategorisë ”A” ose ”B”.
”Adritiku”, ishte hoteli ndoshta i vetmi për mysafirë të jashtëm Kur shkuam me hëngër darkë, kishin qenë në sallën e ushqimit disa vajza modele shqiptare të bukura si hyri *) që hanin e pinin. Neve djemve nga Kosova na mbet kryet shtremt (shtrembët) duke i shikua ato. Gërshetata (kacelat) e tyre ishin të trashë sa bishti i pelave të Austrisë. Ishin të pashme sa s`ka më. Nuk e besoj, flas nga sot që ato kanë qëllua rastësisht në hotel kur të kihet parasysh se aty ku shkonim ne, si studentë nga Kosova dhe delegacionet nga shtetet tjera, çdo gjë parapregatitej. Ishte e pamundshme që të hyje në hotel e të qëllonte ndonjë ”turist” i huaj pa dijen e shåerbimit të sigurimit.
Ishte gjithashtu e pamundshme që në hotelet ku flinim ne të ketë ndonjë shqiptar i rëndomtë ardhur psh nga Dibra, Kuksi ose Shkodra. Në Shqipëri, të gjithë me ata që bisedonin, hoteleve iu thonin ”Turizmi”, sepse aty hanin e flenin, shumica, të huaj ishin. Por ky është sëpakut mendimi im dhe i gjithë atyre që e kanë vizitua Shqipërinë në vitet 1970-1980, që unë i njoh, mi kanë thënë të njëjtat fjalë. Asnjë shqiptar nga Kosova, përveç nëse ka pasur raste të vizitave familjare kur djali ka shkua te baba, nëna te djali, vëllai te vëllai etj. që nuk kanë pasur ”shoqërus” të sigurimit, të tjerët kanë kapërcye të njëjtët rrathë të Dantes. Kjo më bënë me të drejtë me dyshua se Shqipëria ishte shtet diktatorial, policor.
Sa më kujtohët në Durrës e kemi vizitua Kalanë e Durrësit *), qytetin e vjetër dhe pllazhën.
Në qytet, si kudo edhe në Durrës, shkonim nëpër librari e blenim libra dhe vetëm libra.
Prej Durrësit, jemi ndalur e kemi pushua një, dy oë në Fier, ku e kemi takua ”rastësisht” Dritëro Agollin. E futa në thonjëza fjalën ”rastësisht” se në Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk kishte rastësi.
Rrugës për në Gjirokastër jemi ndalur te një liqen, afër Gjirokastrës, nëse nuk kam harrua te Tepelena.
Në mbrëmje kemi hyrë në qytetin e gurtë të qytetit muze, Gjirokastrës. ”Natën” e kemi bërë në Hotelin Çajupi. Është nata që nuk mund ta harroj sepse gjatë gjithë natës i kemi lënë pa gjumë dhe i kemi torturua banorët afër hotelit duke këndua këngë për PPSH-në dhe Enver Hoxhën.
Shtepitë në Gjirokastër ishin me gurë të gdhendur e të mbullaura me rrasa, Aq bukur ishin gdhendur gurët sa të dukej se je në Rahovec, Astrazup, Carravranë e Sferrkë. Rrugët ishin të ngushta dhe të shtruara me kalldren, qygtet me të vërtet i bukut.
Hoteli Çajup ishte i ndërtuar në pjesën e qytetit, në breg ku shihej pjesa tjetër poshtë qytetit si në pëllembë të dorës. Me siguri se i kemi lënë pa gjumë qytetarët gjirokastritë, me muzikë e këngë e valle. Të nesërmen, kemi vizitua shtëpinë e Enver Hoxhës ku përveç tjerash, pam edhe djepin ku është përkundër xhaxhi. Ciceroni na tregonte e fliste sikur donte të fluturonte sikur spikeret e televizionit koreano-verior kur flasin për liderin e tyre Kim Xhong-un*) sa herë e përmendëte Enver Hoxhën.
Ajo që mbaj mend, Ciceroni tregoi se kur të vjen shoku Enver, takon edhe një mulli-ngji dhe këndonin këngë sikur kur ishin të rinj.
Në Gjirokastër kemi vizitua edhe kalanë *) e për të cilën, ciceroni më tepër na ka folur për partizanët e LNÇ-së që janë burgosur e torturuar nëpër kthinat e podrumet si dhoma brenda kalasë sesa për historikun e saj.
Emrat e studentëve që ishim në Shqipëri, edhe pse i kam në fotografi, shumicës iu kam harrua emrat. Disa nga ata e ato janë që i mbaj në mend janë:
Mustafë Aliu (ka vdekur),
Fuat Krasniqi (ka vdekur),
Enver Haliti (ish i dënuar politik, i vrarë më 1999),
Ismet Tahiraj,
Shefket Beqiraj,
Sabri Alidema,
Ganimete Haklaj,
Shkurte (Dritë) Kuqi,
Ademi,
Lena,
Ajshe Dragaj,
Ajshe Çoboviç,
Ruzhdiu,
Hajdari,
Bahtija,
Ridvani
Iska Shema, profesor,
Isë Bajçinca, profesor dhe pjesëmarrës, delegat në Kongresin e Drejtshkirimit, 1972 (ka vdekur)
*) PROTEKTORAT m.
Formë e varësisë së një shteti nga një shtet tjetër më i madh, i cili ushtron kontroll mbi politikën e jashtme të shtetit të varur, ndonëse ky ruan një farë autonomie të brendshme dhe disa të drejta të kufizuara në marrëdhëniet ndërkombëtare; vendi që ndodhet nën një varësi të tillë. Protektorat anglez. Ishte (ndodhet) nën protektoratin e…
*) “Përplasja e babait të Arba Kokalarit me Kadarenë, shkrimtari: Ambasadori më dogji NOBEL-in”
28 Maj 2019, 07:28
https://dosja.al/perplasja-e-babait-te-arba-kokalarit-me-kadarene-shkrimtari-ambasadori-me-dogji-nobel-in/
*) “Europarlamentarja Arba Kokalari: BE të ndalë përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin dhe të ndihmojë integrimin e Kosovës në BE“, June 16, 2023
https://www.voal.ch/europarlamentarja-arba-kokalari-be-te-ndale-perpjekjet-e-rusise-per-te-destabilizuar-ballkanin-dhe-te-ndihmoje-integrimin-e-kosoves-ne-be/aktuale/fokus/
*) HYRI f. vjet.
Vajzë shumë e bukur, që besohet se do të rri në Parajsë për të bërë më të lumtur shpirtrat e njerëzve, virgjëresha e parajsës. Hyritë e Xhenetit.
folk. Vajzë a grua e bukur dhe e mirë (si figurë e përrallave popullore). Hyria e bukur. Hyria e detit figurë e përrallave, që përfytyrohet gjysma si peshk e gjysma si grua.
fig. Vajzë a grua shumë e bukur, femër që s’e ka shoqen për bukuri.
*) Kalaja e Durrësit
Kalaja u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi I cili ka origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, Anastasius e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273. Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Kalaja u përforcuar me disa kulla roje nga Republika e Venedikut dhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane muret u përforcuar.
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kalaja_e_Durr%C3%ABsit
*) Kim Xhong-un
Kim Xhong-un (koreançe: 김정은, Kim Jong-un, AFN: [ɡim dʑʌŋ ɯn]; lindur më 8 Janar 1984) është djali i tretë dhe me i vogël i ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Xhong-il, dhe bashkëshortes së tij, Ko Jang-hi; si dhe nipi i Kim Ir Senit. Prej fundit të vitit 2010, Xhong-un-i shihet si trashëgimtar i udhëheqjes së vendit dhe, mbas njoftimit të vdekjes së t’et, ai u quajt “Trashëgimtar i Madh” prej televizionit shtetëror të Koresë së Veriut.
Xhong-un-i është daexhang (gjeneral) në Ushtrinë Popullore Koreane. Thuhet të ketë studiuar shkenca kompjuterike privatisht në Korenë e Veriut. Ai ka dy diploma, një në vizitë prej Universitetit Kim Irsen dhe një tjetër nga Akademia Ushtarake Kim Ir Sen.
*) Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur…
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kalaja_e_Gjirokastr%C3%ABs
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 16 qershor 2023
sinankastrati09@hotmail.com