Veriu i Kosovës, “zemra, djepi serb apo Kosova është Serbi”?

0
198
Ngjarjet në veri

Ngjarjet e fundit dhe tensionet në Veriun e Kosovës, më larguan nga puna që kisha përpara rreth 2 librave që i kam gati, më qitën nga binarët.

Dje (e diel, 28 maj 2023) kisha dëshirë vetëm të lexoj. Të lexoj tema për natyrën, për tokën, për nënen e për gruan, për detin e për malin.

Duke shfletua shtypin, gazetat, që mjerisht nuk shtypen e nuk shitën më në Kosovë, gjeta një tregim të I. Kadaresë, “*****Kur më 1972 shkela për herë të parë në fushën, për të cilën kisha dëgjuar të flitej aq shumë, ishte muaji tetor. Ajo shtrihej e qetë, me pak mjegull anëve, e ftohtë në prag të dimrit, “Fusha e Mëllenjave” (tregim i Ismail Kadares).

Ismaili ishte në fotografi, me Elenën ndërsa, i shoqëronte Azem Shkreli, në Fushën e Kosovës ashtu qysh i njoha unë, të rinj, të fortë e të afërt me lexuesin e Kosovën, me elitën intelektuale të kohës, kohë që më nuk këthehet më.

Më kishte marrë malli të lexoja tregime e kujtime nga vitet e 1970-ta që edhe isha ri, si nxënës e student. Tregimin e Kadaresë e lexova me një frymë, prej fillimit deri në fund.

“Një monument prej guri në trajtë pirgu, në zgavrinën e të cilit mund të ngjiteshe gjer në majë të tij, ishte ngritur për kujtim të betejës. Përballë, jo shumë larg, ishte një tyrbe myslimane, ku janë varrosur jo trupi, por gjaku dhe rropullitë e sulltan Muratit I. Monumenti dhe tyrbja kanë gjashtë shekuj që rrinë përballë, ai, i lartë e krenar, ajo e pikëlluar e pa madhështi, siç janë shpesh vendvarrimet myslimane. Një vizitor që nuk di asgjë nga historia do të kujtonte se monumenti simbolizon fitimtarët dhe tyrbja të mundurit. Në të vërtetë, është e kundërta. Ky është paradoksi i parë, sidoqoftë i falshëm, ngaqë jemi në tokën ballkanase, ku njerëzit e përfytyrojnë historinë sipas ëndjes së tyre.

Me Selman Latifin dhe Shpresën, nusen e Selmanit, nga Kërçova gjatë konferencës. Malmö, 25 maj 2023

Mashtrimi fillon shkallë-shkallë te muret e monumentit, atje ku janë ngjitur pllaka bronzi, që flasin për betejën. Në ato pllaka flitet vetëm për serbët. Lart, në një tarracë, prej nga vizitorët mund të sodisin fushën, është një pllakë tjetër, e cila shpjegon betejën. Atje përsëritet e njëjta gjë. Është falsifikuar thelbi i betejës: pjesëmarrësit në të.

E gjithë kjo është tejet e trishtueshme. Një luftë, që duhej të ishte simboli i miqësisë së popujve që luftuan bashkë kundër fatkeqësisë së përbashkët, është kthyer në të kundërtën: në minierë të urrejtjes dhe të krimit”. (pjesë nga “Fusha e Mëllenjave”, tregim i Ismail Kadaresë)

Në tavolinë time të punës kisha një gota me ujë që kur të më thahet goja, të pijë ujë të ftohtë e ta shpërlaj fytin. Kafenë turke e kisha pirë, bashkë me një ëmbëlsirë. Kështu, kjo tashmë te unë është bërë rutinë. Në çdo mëngjes, pije kafe turke, shetis në breget, sa në kohën kur shëtisnim në burg (15-30 min.) dhe pastaj, hap kompjuterin dhe lexoj e shkruaj. I shkruaj kujtimet nga rinia ime, tregimet për “tiransen” e për “podrimçaken”, për çoabanët, Asllan Islamin e ndjerë e Kamer Ilazin, që nuk di të mplaket.

Në skajin tjetër të tavolinës, kam një grumbull me letra, postën që nga e premtja ende nuk e kisha hapur dhe ditarin me shënimet e përditshme, ngjarjet që ndodhin në Malmö, ku unë jetpj dhe në Kosovë.

Në Shqipëri, ku takuam edhe Agollin, Kadarenë, Sh. Musarain, etj. 1979

Mbrëmë, isha ftuar në një tubim që paska pas me ardhur (Glauk Konjufca; nuk di a ka ardhur a jo, për shkak të ngjatjeve në Kosovë). Nuk desha se nuk dua të marrë pjesë në “fushata elektorale”. Para disa ditëve ishte edhe Avdullah Hoti I ldk-së. Tubimi kishte qenë “i hapur”, vetëm për kryesinë e ngushtë” . Avdullahin e kishte qit rruga. Kishte qenë në Kopenhagë dhe hajt, kishte thënë ai “po shkoj edhe në Malmö”, tamam si ai plaku turjakas kur del natën në “yzerhane”, e iu qet kashtë e tallë edhe kive të zjellës.

Memli I pdk-së po vinte të shtunën, bashkë me Elmi Reqicën e Ganën në Borås. Më thirri Isuf Topilla por nuk do të shkoj ta shoh djalin e ish shokut të studimeve, Milazim Krasniqit.

Përsëri, “Podrimçaken”, “Gonën” e kisha lënë në rend duke pritur radhën dhe nuk e di a do të vazhdoj edhe më tej a jo? Ajo nuk është keq, le të rrije atje ku është, në vreshtat e Podrimes apo në krahët e burrit (plak apo i ri). Ka punë ajo tash si “nuse”, me fshi e me la.

Me I. Kadarenë, Tiranë, qershor 1979

Ngjarjet e javës së kaluar (25 e 26 maj) në Malmö, gati sa kisha fillua ti “harroj” por jo edhe  profesorët Bardhyl Demirajn e Enver Hysajn, studjueset e reja, pedageget dhe profesoreshat, Miranda Spahin e Olimbi Velajn, Shpend Rukiqin, Lutfi Selmanin, ish vendasin e Shaqir e Selman Sadikun, ish shokë të studimeve, në Prishtinë, Medi Behramin e Poterën, një buurë që kishte ardhur nga Kosova.

Takimi me Lutfi Selmani e Kërçovës.

Lutfiu më tregoi se Shaqiri pasi ka dalur nga burgu (pas ngjarjeve të Pranverës së vitit 1981), ka lujjt mendësh dhe nuk jetoi gjatë, vdiq.

Shaqir Sadiku ishte ndër studentët më të mirë të Albanalogjisë, gjenerata e fundit. Pastaj, dega e Albanalogjisë, për studime më të thella, ndahet në Letërsi dhe në Gjuhë.

Më preku. Shaqiri mu dhimt. Ai më ka ndihmua shumë kur unë pregatisha për provime, si student i vitit të parë. Ai ishte në vitin e katërt. Ishte padyshim studenti më i mirë i gjeneratës.

Medi Behrami (mjeshri i kompjuterit, Ustai), pa te cilin edhe Konfernca e mësuesve nuk do të ishte ajo që ishte, madhështore

Por, ngjarjet në Veriun e trazuar të Kosovës, vazhdojnë të jenë në qendër.

Nuk më pritej të marrë vesh çka po ndodh në Kosovë. Hapa kompjuterin ndërsa telefonin e mençur (ajfon-in) e mbaja afër se mos po më thërret apo shkruan ndonjë mik. Nganjëherë nuk kënaqesha e nuk më mjaftonte kompjuteri por e çelja ajfonin dhe shikoja më të “rejat”, që s`kishin të ndalur, serbët janë qu peshë. Një plakë thonte kur dikush nuk ndalej me prapësira “e hëngërt kryet e vetë”. Nemët, plakat i thonin kur nuk kishin forcë me e ndikua e ndryshua ate që e shihnin para syve.

Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe

“Von Cramon policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?”

“Kusari-Lila i quan ofenduese deklarimet e Von Cramonit për Policinë e Kosovës”,
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të “ndërhyjmë”
“Forca të shtuara të KFOR-it në veri – policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan”
“Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës”,
“Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri”,
“Konfirmohet zyrtarisht: Erdogan është fitues i zgjedhjeve në Turqi”,
“QUINT dhe BE me deklaratë të re – Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave në Veri”,
“Sekretari i NATO’s kërkon deeskalim: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues”,
“Kongresmeni amerikan: SHBA ta mbështesë Kosovën, Blinken t’i kundërvihet mobilizimihtarak të Serbisë”
“Turmës në Zveçan i bashkohet edhe Lista Serbe”,
“Zveçan, komandanti i KFOR-it paralajmëron Rakiqin e Simiqin që të shpërndahet turma”,
“Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, situata nën kontroll”
“Kryetarët e komunave veriore takohen me ambasadorin Hovenier në orën 09:00”
”DREJTPËRDREJT Kryetari i Zubin Potokut në takim me ambasadorin Hovenier”
2 orë më herët, Radio Evropa e Lirë,
“QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale”,
“NATO dhe BE: Kosova të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm”,
“Policia e Kosovës: Protestuesit gjuajtën gaz lotësjellës në Zveçan, iu përgjigjem me sprej”, May 29, 2023 – 08:34,
“Situata në veri, deputeti gjerman: Nuk duhet harruar që shteti i Kosovës po përpiqet të zbatojnë ligjin”, May 27, 2023 – 13:37
Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjin në Kosovë.
“Kurti bisedë telefonike me Borrellin, flasin për situatën në veri”, May 29, 2023 – 08:38
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.”,
“Viola Von Cramon: Jemi të shqetësuar, Kosova s’ka legjitimitet të hyjë në ndërtesat komunale në Veri”.
“Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe”.

Janë disa titujt e shtypit tonë për ngjarjet e tri ditëve të fundit në Veriun e Kosovës.

Asnjëherë, këto 24 vite të “çlirimit”, shtypi në gjuhën shqipe nuk ka pasur më shumë tema të nxehta, akuza ndërkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës, KUNDËR KOSOVËS, kundër shqiptarëve të Kosovës.

A nuk është marre që përfaqësuesit ndërkomabetar të lejojnë e ta “përtypin” me bukë çka thonë Aleksandër Vuqiq e Daqiq? “Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe”.

Po serbët, bojkotuan zgjedhjet, pse?

Ministra e deputetë serb u larguan nga qeveria e Kuvendi.

A nuk është turp për “pleqtë” evropianë që edhe kësaj radhe të na coptojnë tokat shqiptare si dikur, me ndihmën e Rusisë cariste kur iu falën Malit të Zi (Tivari e Ulqini; Plava e Gucia dhe … Liqeni i Shkodrës, 2 të tretat), Nishi, Prokupla, Leskovci, Vranja dhe tash së fundit edhe përveç Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, duan të ia japin Gjysmën e Mitrovicës, Zveqanin, Zubin Potokin dhe Leposaviqin, Serbisë?

Evropë e ju borrelë, lajqakë, turpi ju mbuloftë!

A jeni njerëz ju?

Në shtetet prej nga vini ju, a kanë të drejta pakicat kombëtare apo në shtetet e juaja ka vetëm “spanjollë”, “sllovakë” etj. Në Kosovë, nëse një katund është i banuar me serb, ka më shumë të drejta se komunat me shumicë shqiptare (Shterpca, Graqaqnica etj) se sa Deqani, Peja e Prizreni. Sepse, në Deqan, është “Manastiri serb”, në Pejë, “Patriarka”, në Prishtinë “Tyrbja e Sulltan Muratit”, aty ku u zvllua “Beteja e Kosovës” (“serbe”?).

Dhe në fund, vargut të gjatë iu paska vardis edhe njeriu që dikur rrihte gjoks” “Haliti për tensionet në veri: Kosova ra në grackën e Vuçiqit”, 28 maj 16:02, turpi e mbuloftë edhe Xh. Halitin!

“Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e përgatitur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq ka pasur si qëllim që të shkaktoheshin këto trazira në mënyrë që ta shmangte dialogun”.

“Zekë” zeza duhët ta dije se ish shefi i tij Hashimi dhe Edita, dialoguan disa vite, e çka fitoi Kosova?

– Kosova fitoi asociacionin.

Evropa shtrigë, po e përkrah Serbinë fashiste e cila bëri 4 lufta brenda ish jugosllav. Vrau e griu në Kroaci, Bosnjë e në Kosovë, djegi e bëri shkrum e hi dhe ajo që mbeti, e vodhi. Askujt nuk i pagoi dëmshpërblimet e luftës ndërsa Gjermania, ende paguan dëmet për të dy luftërat, (Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore).

Kjo po ngjet edhe tash, me Kosovën. Bota po e përkrah të keqen, po e ndihmon të keqin, agresorin serb. Kjo Evropë, harroi gjenocidin serb në Srebrenicë, harroi shpërnguljen e mbi 1 milionë shqiptarëve me dhunë në Shqipëri e Maqedoni, në Evropë, Amerikë e Australi.

Për këto ngjarje u fol e u shkrua edhe nåë Suedi. Shtypi dhe televizioni suedez, nuk e lanë pa e përmendur Kosovën, me fotografi e flamuj serb nga Mitrivica (Mitrovica Veriore, ështe¨fakt) pas zgjedhje presidenciale në Turqi dhe luftës në Ukrainë.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 29 maj 2023
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.