Unë flas, ti flet, ata flasin, por nuk i dëgjon askush.

0

Aforizma

Skënder Karaçica - logo Skënder Karaçica

Jemi betuar dhe jemi betuar se, kur të vjen liria e Kosovës, do të hamë me një lugë!

Sa shpejtë jemi tjetërsuar, secili në udhët e jetës pikë e pesë…!

Sa të politizuar që jemi: Kjo është partia ime, ky është mëngjesi dhe interesi im…!

Përditë po e hamë bukën e bardhë, por toka ka mbetur djerrinë dhe, siç thonë në fshat, kurrë nuk kemi pasur më shumë të mira në sofër,nuk di sa do të zgjasë…?

Në kryeqytetin e Prishtinës, në mëngjeset e jetës nuk kemi asnjë gazetë të ditës dhe, as një kioskë për shitjen e gazetave…!

Përfunduan studimet universitare dhe në kolegjët tona, por deri tash nuk kanë bibliotekë profesionale dhe të botimeve letrare shqiptare dhe botërore. Pse pa bibliotekë të rinjët tanë në Kosovë…?!

Erdhi koha: Secili kokën me një anë dhe, pa fije respekti të ndërsjellë!

U lavduan shumë në një takim: Kemi arritur shumë në arsim, në ekonomi, në shëndetësi dhe, në fushat tjera të jetës… Por, harruan se pacientët në spitalet tona, ilaçet duhet me i marrë me veti dhe, është hera e tretë që PISA arsimin në Kosovë e ka vënë në listën e parafundit të arsimit në botë, gati-gati me barasvlerën e dobët me arsimin në Afrikë!

Koha dhe autoriteti i mësuesit tonë?

Pse kaq shumë jemi ndarë me ngjyrat e partive politike në Kosovë?

Për shtetin e Kosovës, pozita dhe opozita përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës, e kanë përgjegjësinë e mekanizmave të njëjtë për shtetndërtimin…!

Deputet e popullit dhe vota e lirë e sovranit, është një kontratë e demokracisë, por për këto vite, deputetet harruan të takojnë ndonjëherë sovranin e votës së lirë dhe, nuk kanë shkuar asnjëherë për të vizituar ndonjë fshat të Kosovës…!

Tërë jeta politike zhvillohet (vetëm) në Prishtinë!

Unë flas, ti flet, ata flasin, por nuk i dëgjon askush.

Sa të neveritshëm, analistat (p)olitikë në televizionet tona.

Tashti kemi me qindra e mija diploma universitare dhe, u muar vesh edhe tituj (shkencor), por askush nuk ka bër një bilansë për diplomat, se sa ato kanë vlerë për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të shtetit të Kosovës!

Jeta parlamentare në Prishtinë, herë me skena cirkusi e herë me skena të komedisë… Ende nuk kemi parë nga afër ndonjë program politik (individual) të deputetëve të popullit për kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës!

Sa larg Prishtina dhe Tirana…?

Mos të harrojmë se Kosova është hisja jonë kolektive dhe kombëtare!

Çikago, mars 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.