Arben Çokaj
Volodymyr Zelensky – president i Ukrainës, pranoi më mirë luftë me Rusinë, se sa nënshtrimin ndaj saj. Kjo ngjalli respekt të madh në qarqet e politikës ndërkombëtare, edhe pse nuk dihet në këtë fazë, se kush do e fitojë luftën, dhe Ukraina e pushtuar tani në disa pjesë të saj nga ushtria ruse, nuk dihet a do mund ta fitojë këtë luftë për liri, apo do e humbasë pjesërisht apo plotësisht sovranitetin e saj.
Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe pavarësinë e e saj, por nga urrejtja për Rusinë, nga njëra anë, dhe nga dëshira e madhe për liri e kosovarëve, në anën tjetër, si dhe prirja pro-amerikane e pro-perëndimore që kanë, shumë kosovarë janë bërë përkrahës pa kompromis të presidentit Zelensky, dhe luftës së Ukrainës drejt Europës e aleancës veri-atlantike (NATO), si dhe largimit të Ukrainës nga Rusia. Kosovarët e shohin këtë përpjekje si pjesë e idealit të tyre për liri, e luftës së tyre pa kompromis, për shkëputje nga Serbia, me çdo kusht, edhe pse nuk dihet nesër, nëse këtë luftë të tmerrshme do e fitojë Zelensky dhe Ukraina, apo do e humbasin atë. Humbja e Ukrainës në këtë luftë, do të ishte padyshim edhe një humbje e Perëndimit aty, dhe e një populli që aspiron të drejtën, për të vendosur vetë mbi fatet e veta.
Arsyeja pse Ukraina nuk e njeh Kosovën, ashtu si disa vende tjera europiane, si Spanja etj., është sepse këto vende përballen me raste të ngjashme si rasti i Kosovës me Serbinë. Psh. Ukraina ka Krimenë, që ka shumicën e popullsisë ruse, dhe nuk do që ajo t’i shkëputet, ashtu si ka Spanja problemin e saj me baskët. Nëse ata njohin Kosovën si ‘republikë e pavarur’ – edhe pse kjo do të ndodhë një ditë me siguri, ata i bien ndesh në një farë mënyre, në parim, interesave të tyre nacionale, për raste që ata kanë, të ngjashme me rastin e Kosovës dhe Serbisë.
Lufta e drejtë e popullit të Ukrainës me në krye Presidentin Zelensky meriton të përkrahet në parim, edhe pse nuk jetojmë në një botë ideale, jetojmë në një botë reale, ku politikat i dominon i forti. Ne të gjithë po e shohim këtë shëmtim, këtë luftë shkatërrimtare që po ndodhë, në sytë tanë, në mes të Europës dhe nuk po mund ta ndalim, pasi një superfuqi ushtarake si Rusia, po sulmon një vend më të “pafuqishëm” ushtarakisht se veten – por që po bën deri tani një rezistencë fantastike kundër këtij pushtimi mizor e shkatërrues – dhe do që ta pushtojë atë, t’ia ndërrojë qeverinë me një qeveri pro-ruse dhe ta ketë Ukrainën si shtet fqinj për interesat e veta, të mos e lejojë atë të ndjekë dëshirën dhe ëndrrën e saj.
Perëndimi është pro-Ukrainës dhe e ka ndihmuar me të gjitha mundësitë e mundshme, pa ndërhyrë direkt ushtarakisht, pasi trembet, mos konflikti degjeneron në një Luftë të tretë botërore, ku armët shkatërruese bërthamore mund të përdoren dhe kështu i vjen edhe fundi globit tonë, nga ngutja, llupsëria e pakujdesia. Kjo ka bërë që Ukraina të lihet disi “vetëm” në luftën e saj, por meqë ushtruia ruse ka armë më të fuqishme, të cilat mund t’i përdorë ato, nëse e shikon veten në rrezik, shumë analistë (ndër ta edhe artikull-shkruesí këtu) mendojnë se rezistenca e Ukrainërs dhe shkatërrimi i saj, mund të jetë një përpjekje e kotë, pasi në fund, Putini dhe ushtria ruse do e pushtojnë vendin.
Atëherë bëhet pyetja, pse e gjithë kjo luftë? Kujt i intereson, kur palët mund të ishin marrë vesh më përpara, që në fillim, dhe t’i kishin zgjidhur këto mos-marrëveshje me bisedime paqësore, për të shmangur luftën. Ka politologë dhe analistë të shumtë, që fajin në këtë rast ia hedhin amerikanëve, të cilët, edhe pse e dinë, që vendet fqinje me Rusinë nuk hyjnë në NATO, e për ilustrim kemi rastin e Suedisë dhe Finlandës, apo rastin e Gjeorgjisë, të cilën Rusia e pati sulmuar gjithashtu, pikërisht sepse Rusia e konsideron me rrezik për sigurinë e saj nacionale, lejimin e një vendi fqinj të saj të anëtarësohet në NATO, prapë se prapë, amerikanët e joshën Ukrainën me ëndrrën e saj të NATO-s.
Në të drejtën ndërkombëtare, është një gabim i madh, që Rusia të ndërhyjë në një vend fqinj të saj kaq brutalisht dhe të kërkojë të imponojë politikat e saj, ose përndryshe sulm ushtarak e pushtim. Duket brutale kjo gjë, por ja që ndodhë. Dhe nuk po mund ta ndalin.
Pasi Rusia pretendon, se ajo për hir të sigurisë së saj nacionale, ka të drejtë të kërkojë neutralitetin ushtarak të vendeve fqinje, në këtë rast edhe të Ukrainës, gjë që sipas tyre, aspirimi i Ukrainës për të hyrë në NATO, lejimi nga ana e saj i disa forcave naziste si e grupit Azov, apo marrja ndihmë nga shteti anmerikan, për krijimin e laboratorëve biologjike për t’u marrë me lëndë të rrezikshme biologjike, ka ngjallur dyshime për Rusinë, se këto gjëra mund të jenë me rrerzik për sigurinë nacionale të Rusisë, dhe ja ku jemi tani, në një konflikt të hapur e të pamëshirshëm, që mund të përfshijë të gjithë botën, pasi edhe impakti i këtij konflikti, me luhatjen e çmimeve në bursë etj., e ka përfshirë tashmë të gjithë botën në një spirale shqetësimi e krize.
Zgjidhja ideale do të ishte, që palet të detyrohen të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të merren vesh, për një zgjidhje paqësore të këtij konflikti – jo me luftë. Por kjo si duket nuk po mundet të ndodhë, pasi paklët kanë ende energji për luftë. Dikush mendon se Zelensky është lojë amerikane, dhe nuk ia lejojnë amerikanët të merret vesh me Rusinë, pasi amerikanët janë të interesuar për luftë të gjatë në Ukrainë, për palestinezizimin e Ukrainës me luftë guerile e partizane, që do e përfshijë Rusinë në këtë luftë për një kohë të gjatë, dhe Rusia do të lodhet e shkatërrohet nga kjo dhe nga bllokada e sansksioneve ekonomike që i kanë krijuar Rusisë vendet e Perëndimit, dhe kështu populli rus do të ngrihet e do e rrëzojë Putinin ose gjeneralët e tij do e vrasin atë. Kjo është paksa hipotetike.
Pasi mund të ndodhë edhe kjo tjetra, që Rusia të bllokojë furnizimin e saj me naftë e gaz e me drithëra, dhe të shkaktojë një krizë ekonomike afatgjatë në Europë e Perëndim, aq sa vendet e Perëndimit lëkurë-hollë, të mos durojnë dhe popujt e vendeve demokratike të ngrihen, si në Shqipëri këto ditë, dhe t’i rrëzojnë qeveritë e tyre për politika të gabuara. Pra, kemi të bëjmë edhe me një luftë durimi këtu, kush duron më shumë.
Pra, jemi futur në një spirale aspak të këndshme, nga pandemia e fëlliqur e COVID-19, që shkaktoi mbi 6 milion viktima dhe humbje të madhe ekonomike në botë, direkt tani te një luftë e paprecedentë, që shkaktohet nga paaftësia e dy palëve fqinje, për të komunikuar e për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin, e nxitur kjo edhe nga interesa globale, që Ukraina nuk është në gjendje e vetme t’i mbajë. E gjithë kjo ngjarje duket sikur, një shtet si Ukraina po sakrifikohet, po dëmtohet e shkatërrohet, sepse analistët e luftërave i kanë bërë llogaritë gabim. Në fund do të humbim të gjithë, se disa burokratë në Washington e Moskë, duan të kruajnë dhëmbët. Nuk kanë punë tjetër ata, e popujt vuajnë nga marria e pushtetit të tyre. Nuk e lënë këtë popull të qetë, pasi dominon prirja e tyre destruktive, shkatërruese dhe kanë se ku i nxjerrin frustracionet e tyre.
Për ne shqiptarët, është me rëndësi të jemi me Perëndimin, por edhe të mendojmë për interest tona më të mira, të ruajmë edhe veten. Se trupat e Kosovës, në përpjekjen e tyre për të hyrë në NATO, duan protagonizëm, janë gati të shkojnë në Ukrainë, nëse këtë ua kërkon Amerika. Bëjnë mirë të kursehen, se lufta, dihet, ka edhe viktima. Ti hyn në luftë për të vrarë, por dihet, se edhe mund të vritesh! Kosova ka humbur shumë, tepër shumë, sidomos në shekullin e fundit. Nuk kanë pse të priren prapë drejt humbjes! Ruani veten!
Respekt, shkrim më përmbajtje që të fut me mendu, për të mirën globale si psh shkrimi për ne, (Kosovën dhe Shqiperin). Krijimi i një rendi të ri botëror është i nevojshem, por jo në formën çfarë ka zgjedh Rusia. Dikush marrveshjet e kaluar i ka shkel duke filluar nga ajo e madhja Ruzvelt, Çerçill dhe Stalin dëri tani, bota duhet mblidhet dhe ta ndeshkon fajtorin, por ndodh shpesh se faji është jetim. Shkrimi ia vlen te lexohet dhe komentohet.