Ukraina dhe Kosova, ngjashmëria dhe ndryshimet

0
Ukraina vs. Kosova
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Ukraina u sulmua nga Rusia para 3 vjetësh, pasi aspironte të hynte në NATO e të integrohej në BE. Por kjo nuk i intersonte Rusisë, e cila e kishte njohur pavarësinë e Ukrainës, me kushtin, që ajo të rrinte neutral si shtet dhe të mos merrte pjesë në asnjë organizim ushtarak. Nga njëra anë, kërkersa ose kushtet e Rusisë duken absurde. Por siç e sqaronte në atë kohë Prof. John Mearsheimer (Shkencëtar politik amerikan), ne nuk jetojmë në një botë ideale, ne jetojmë në një botë reale, ku duhet të respektohen edhe disa kushte, që i vendosin të fortit. Edhe pse kjo nuk na pëlqen. Mearsheimer shkonte më tej, ai thoshte se Ukraina duhet të ketë gjithmonë marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe të mos përbënte rrezik për të, ndryshe ekuilibrat mund të prishen, dhe Rusia mund të veprojë edhe ushtarikisht, siç ishte edhe rasti që po ndodhte.

Duke parë sqarimet e Prof. Mearsheimer, unë isha pro-Ukrainës, por kundër luftës. Mendoja se Ukraina përfiton më shumë nga pikëpamja teritoriale, nëse merret vesh me Rusinë me negociata, se me luftë, do të shkatërrohet e mund të humbiste edhe territor, pasi Rusia ia kisht çuar tanket në kufi. Se lufta vjen dita e mbaron, e prapë me negociata arrihet te paqja. Atëherë pse luftë, kur mund të zgjidhej ky konflikt me negoviata? Se dikush donte luftë… (?!)

Ndërkohë që një mik i imi, të cilit i kisha krijuar edhe një portal (drini.us) dhe e kisha indtruktuar se si t’i pubklikonte shkrimet e tij, Bajram Kabashi, që ka qejf të vetë-quhet Gjergj, ish-gazetar i gazetës Rilindja në Kosovë, e shihte perspektivën disi ndryshe. I mbushur me të drejtë me urrejtje ndaj Serbisë (jo se unë nuk kam të njëjtën urrejtje ndaj Serbisë), por mendoj ndryshe, se Bajrami u thoshte kosovarëve pak a shumë kështu: shikoni Zelenskyn, është hero, ju jeni njerëz kot. Rusia është si Serbia… etj. etj. Unë mendoja se Zelensky po e çonte Ukrainën drejt shkatërrimit…

E unë irritohesha përditë e më shumë nga kjo, e tani që kanë ndryshuar kohët, tallem edhe me Bajramin, se si atë e dominonte urrejtja, dhe e kishte padijen e urrejtjen më të fortë se arsyen. Nga njëra anë nuk i vija faj. Edhe një kosovar tjetër ndërhyri te postimet tona në FB, e më tha: “Ukraina ka shkencëtarë, ka njerëz më të zgjuar se ti, a ti po do me u tregua atyre se si të veprojnë?” – e unë edhe në mbrojtje të mendimeve të mia, i thashë: “Po, ke për të parë, kur të dalë më mirë kështu si po them unë, e jo ashtu si po veprojnë ata!

Dihej pra, se Ukraina do e humbte këtë luftë, për disa arsye, se Rusia nuk është si Serbia, Rusia është superfuqi bërthamore e armët e saj mund të shkatërojnë botën, dhe prandaj Bajrami e kishte gabim, sipas mendimit tim, por edhe për arsyet që i përmend Makiaveli në punimet e tij. Por jo të gjithë e dinë dhe e pranojnë këtë.

Këshilla nga Makiaveli, që nuk duhen injoruar:

  1. Marrëveshjet para luftës janë gjithmonë më të mira se pas luftës.
  2. Kurrë mos bëj luftë me një shtet më të fuqishëm, shiko ta shmangësh dhe të arrishë marrëveshje, të cilat janë gjithmonë më të mira se lufta.
  3. Kurrë mos bëj luftë në territorin tënd, se del me humbje.

Tani lufta në Ukrainë po mbaroin, nëse zbatohet pakti, që Trump po bën me Putin, Ukraina del me humbje, si do i bëhet?

Problemi qëndron se te pakti i Trump me Rusinë, po shmanget Europa e Ukraina, që të marrin pjesë, të cilat nuk pëlqejnë që Rusia të përfitojë nga ky pakt. Dhe Rusia në fakt po përfiton, por a mund të bëhet ndryshe? Po, luftë… dhe kjo luftë mund të dalë jashtë kontrollit e të eskalojë. Atëherë duhet paqe, e humbësi i luftës do të mbetet i pakënaqur.

Po Kosova?

Si do të shkojnë këto relacione të Ukrainës për Kosovën? A do të ketë ndikim kjo? A do të përfitojë Serbia? Janë disa gjëra që nuk i kemi ne në dorë, dhe nuk mund të jepet një përgjigje e saktë e shteruese. Por duke u nisur nga ajo që shohim në Kosovë, ndryshe nga Ukraina, mund t’i lejojmë vetes të bëjmë këto trajtime:

  • Dihej se lufta në Ukrainë mund të ndikonte për keq edhe në Kosovë, prandaj unë debatova me Bajramin në atë kohë, duke e parë këtë rrezik. Bajrami besonte se Amerika do e mundë Rusinë përmes Ukrainës, luftës guerile atje, e kështu e “likuidojmë” edhe Serbinë, gjë që mua më dukej e pamundur… se Ukraina ishte një shtet i korruptuar.
  • Tani që lufta po mbaron, pakti Trump-Putin, a mundet se vepron edhe për Kosovën me të njëjtën logjikë? Batoni e Berati ashtu duan, se kanë lobuar te Grenelli, që t’ia mbushin mendjen Trumpit, për të shkëmbyer territore mes Kosovës e Serbisë, për inat të Albin Kurtit. Por unë nuk besoj se shkon ashtu për Kosovën, pasi në Kosovë nuk ka luftë, në Kosovë janë forcat aleate e amerikanët dhe nuk do ketë luftë. Berati do që këto forca të ikin e të vijnë forcat serbe, se është pasionant i madh pro-serb, dhe ja se çfarë shkruan në rrjetet sociale, ku në një vend nga ku i mora, unë komentova si më poshtë:

 

Arben Çokaj: Ky është i shitur te serbët – me shkrua kështu në Serbi, kundër interesave serbe, e vrasin. Me shqiptarët luan harushë, llap e llapë si t’i vijë, e bëhet milioner… nuk e vret kush…

  • Tani Kosova është aleate e SHBA-ve, Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën të hyjë në NATO, se Serbia nuk është Rusia. E as Rusia, nuk besoj se do i mbrojë interesat serbe ashtu si i mbrom interesat e saj në Ukrainë. Trump mund t’i lëshojë pé atje në Ukrainë, por në Kosovë nuk ka arsye ta bëjë këtë, edhe pse disa media e shqipfolës po e duan këtë. Përkundrazi, Trump i lëshon Rusisë pé në Ukrainë e pastaj i thotë mjaft more.
  • Nëse nuk ka luftë në Kosovë, Trump nuk lejon luftë, Serbia, pa luftë, a mund ta marrë verioun?! Ky arsyetim më shtyn të mendoj, se Trump nuk do e favorizojë Serbinë në pretendimet e tyre, vetëm nëse shqipfolësit në shërbim të Serbisë, gjejnë ndonjë mënyrë për t’i kërkuar Trumpit ndryshimin e kufijve, por ai nuk i ka fort qejf Soroistët, e Rama nuk ka shans të afrohet aty… Se nëse Trump e merr këtë si kërkesë të shqiptarëve, siç kërkonte Hashimi dikur, apo Berati e Batoni tani, “duam more me e dhanë veriun Serbisë”, Trump edhe mund të lëkundet. Dashkan vetë shqiptarët – thotë.

Por e gjitha kjo mbetet për t’u parë, se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen. Ajo që ne duhet të kemi kujdes, është se administrata amerikane ka ndryshuar, e ne duhet të kemi njerëzit e duhur, që të dinë të komunikojnë me administratën Trump, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, që të mos dëmtohemi, por të përfitojmë prej tyre!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.