NGA KALOSH ҪELIKU
(Huti me veshë)
Përderisa, pushoj në Verandë
Pasmesnate, në shtrat me Hënë.
Më paraqitet Huti me veshë:
Hë, si je? A, pi ende raki rrushi
Ҫfarë problemi ke, ti si Poet?
Jo, i përgjigjem. Nuk kam problem
Edhe, ende jam gjallë mes poezive.
Grave mia besnike te “Parku i Grave”
Dhe, ende pi raki rrushi me Ibrik
I kam, Sonte: Tri Mike në shtrat.
Huti me veshë, paraqitet Ditë-Natë
Si, je? Po, i përgjigjem. Ende, gjallë:
Dylyftim me raki. Tri Mike, në shtrat…
(Mike me Hënë Drapër
nuk vij për darkë)
Mike, me Hënë Drapër mbi kokë
Mos më pritë. Nuk vij për darkë.
Shkaku, se: sonte, në shtrat:
Bythekrye, më ka rrëzuar Poezia.
Po, Mike. Sonte, jam në shtrat plepi
Me një gjel kryengritës mbi kokë:
Nga piktori, Miku Poradecar: KOCI.
Nuk më ka rrëzuar Xhadia e Njerkës:
Po, Mikja Di. Poezia erotike, në shtrat…
(24 orë gjumë)
Po, isha plotë 24 orë në gjumë
Ferr. “Xhehnem”. Më përzunë.
Shkaku, se: nuk isha “musliman”
As, i krishterë. Isha shqiptar.
Telefonin e kisha harruar mbi kokë
Nuk e gjeja Ditën e Sotshme.
Mes hapave të raki rrushit
Askuash, nuk më kishte bërë zile.
Isha i vdekur. Pa armiqë. Dhe, miqë
Xhadia, ma kishte thyer Derën.
Macja ime besnike. Bohemja
Kopilat m’i kishte lënë pas Dere.
Dhe, më këthyen në “Xhehnem”…
(Kalosh Ҫeliku hipi
në “Baba Tomor”)
Po. Kalosh Ҫeliku, pas “Parkut Grave”
Dëllinjave. Pishave, me Tri Gra në Luftë:
Përkrahu. Që, Njëra i printe para. Dy, Tjerat
E mbanin përkrahu, në Shkupin Historik.
Me Dudumët e pabesë, në “Bit – Pazar”
Edhe, Koronaviusin te “Parku i Grave”‘!
Sot, hipi Vetë i Treti në malin “Baba Tomor”
Dy shtama verë. Dhe, një Ibrik raki rrushi.
I lëroi Arat e Babait. I kositi Livadhet me ferra
“Parkun e grave”. Rrapin, në “Bit-Pazar.”
Rrëzë “Ҫukës” Ilire. Që, nuk e pushtoi Krajli
As Mbreti. Po, i ringjalli me poezi Poeti.
E mbolli “Parkun e Grave” me Cuca azgane
Poezi. Dhe, raki të Dëllinjave Kryengritëse:
Parajsën e Bektashive. Dy shtamaverë.
Tri Cuca boheme me shami lidhur për brezi…
(Tri Nuse m’i shtinë në koçi
dhe pas porte më vënë pusi)
Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht
As fejese. Dhe, as martese në kishë:
Katund. Dhe, Shkup. Prishtinë.
Amani, mos ta them. Edhe, në xhami
Edhe pse, si student në Prishtinë:
Nateditë rrugëve. “Gërmi”. Universitet.
Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:
Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.
Dhe, tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi
Me shkrimin: Kërkoj një Varr për të vdekur!
Gunën e zezë, deri në fund të këmbëve
Zingjirë argjëndi përqafe, gishta e duar.
Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut në gji
Shqiponjën Dykrenare të Skënderbeut.
Atë: të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa
Që, i vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.
Engjëllin Grua para: Dy të Tjerat përkrahu
Prinin, nateditë në Luftë me Penë për Liri.
Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet, Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Ende, Sot: jam gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.
Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi:
Matanë Pragut. Tinëz, nën Rrapin Historik
Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…
(Nga libri me poezi: BURRI GRAVE, Shkup, 2021).