TAMBËLI NJERKËS MË KA DJEGUR TASHTI I FRYJ EDHE KOSIT

0

NGA KALOSH ҪELIKU

Edhe, sipas komunikimit përmes E-mailit dhe mesazheve me Hënoren, poezi të cilat nuk do t’i publikoj në këtë Libër, shkaku ruajtjes të identitetit të Poetes, që poezia patriotike dhe Dashuria për “Atdheun, Burrë pa Grua” e kishin sjell në depresion të thellë shpirtëror, dëshprim edhe buzë varrit duke menduar ditenatë për vetëvrasje, e cila “vrau” Veten me Tre vargje në këtë Libër për Nesër.

Mëkot, u  përpoqa Unë, t’i ndihmoj si Poete foshnje e arratisur, viktimë e shoqërisë “demokratike” dhe Policisë Letrare, ajo veç më e kishte vrarë veten me një varg në këtë Libër për Nesër. Babashehu, qe Ai i cili ia përzuri xhindet në Tyrbe. Malin e Shenjtë të Perëndive Baba Tomor: Vera ku pihet mes lisave pranë një Burimi me nga dy shtama, lindë Poezia dhe bëhet Dashuri mbi Varrin e Babashehut…

Punë tjetër, është ajo Lufta ime me Penë nëpër Libra, se: Unë gjatë kësaj kohe me shi, breshër, rrufe, borë dhe akull në Dimrin e Madh, nateditë digjesha flakë mes Tri zjarreve, nën Rrap tek Shkupi Histrotik Shqiptar, rrëzë Kalasë Dardane mes dudumëve nateditë me tespi kuqezi në duar dhe trutë e këmbët në legen…

Edhe, gabimi im historik si Poet i arratisur mes Tri Melaqeve (engjëlleshave Gra besnike) dhe shtamave me verë, rrugës për në Baba Tomor, duke u djegur nateditë mes Tri Zjarreve: Zanës Malave që më printe para, dhe Dy të tjerave që më mbanin përkrahu: Eshkundura dhe Laydi Di, e ngatërrova rrugën mesdite dhiareve për në Malin e shenjtë të Perëndive. Tyrben, ku pihet vera me dy shtama. Rakia e rrushit me ibrikun me dy çepa. Nateditë shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri mbi varrin e Babashehut.

Gabimi historik: Hënoren, padashtas ia besova një “mikut” tim poet, shkaktarit “baksuz”, që ai me pizi erotike nuk diti ta bëj për vete, rrokullis mes vargjeve në Dhomën e tij me libra.

Rastin, e shfrytëzoi Kalorësi arratisur i Oborrit Mbretëror me të cilin Unë vetë e njoftova në një manifestim kulturor – poetik për t’i ikur xhelozisë nga Eshkundura, e cila gjatë atij takimi poetik gati u çmend nga xhelozia. Herë pas here duke më akuzuar si trdhtar, se: pse e kam marr me vete edhe Hënoren, në këtë manifestim kulturor poetik.

Kalorësi i arratisuri, që asaj kohe bënte luftë për Hojdodolen e Shkupit, dhe vuante  ta dëshmonte veten para “vëllezërve” të Njerkës, se: edhe, ai  ka mike artistike poete, e shfrytëzoi rastin dhe u ringjallë përsëri në disa manifestime kulturore poetike. Hënorja, ku falë tij për pak kohë shkëlqeu në disa Takime poetike brenda vendit, po edhe atyre të “vëllezërve” të Njerkës. U anëtarësua edhe në disa Shoqata e Klube të Shkrimtarëve. Brenda pak kohe i rrëmbeu edhe disa Çmime letrare për poezi, në emër të Kalorësit Arratisur. Argat i përbetuar besnik gjithë jetën i Policisë Letrare në shërbim të “vëllezërve” të Njerkës.

Herë pas here, fotografohej edhe para kemarave televizive, si Nuse gjoja shqiptare me pashterkë të kuqe në mes të Lëmës, duke i rrëmbyer disa Çmime të “Mevludeve” të tyre poetike – politike të “vëllazërim-bashkimit”. Aspak, xhelozi. Përgëzime!

I bindur se, nuk do të shkojë larg, betejë pas beteje për Hojdodolen, Kalorërsi i arratisur në sistemin Komunist, edhe në këtë Neokomunist, një ditë Hënoren e la në baltë mes rruge. Vërtetë, për pak kohë i siguroi para, veshje moderne, Çmime letrare dhe pjesëmarrje nëpër disa Dasma poetike, por nuk i siguroi karrierë historike erotike letrare. Aqmëpak, nuk e shfrytzoi si Muzë azgane për poezi në ndonjë liber Nesër.

Edhepse, të Nesërmes: kurrë, nuk i dihet në Letërsi. Hënorja, përsëri mund t’i hip Gjokut pullali, shaloj me të katra mes mjegullave në Qiellin e hapur, përtej yjeve. Ndoshta, një ditë do t’i bëhet Muzë edhe ndonjë poeti të çmendur përtej kufiri në mesin e librave?!

Në jetë çdo gjë, ka fillim edhe fund. Mjerë ai, që nuk e di në jetë fillimin dhe fundin, që e pret në pusi pas porte me armën në dorë! Tymeflakë, t’ia shpslli në lule të ballit…

Ditë më vonë, pasi i rrokullisa esull dy gota me raki rrushi, që m’i kishte sjellë nga Shqipëria Bektashiu i Baba Tomorit, dhe Dy shtamat me verë të Mikes Di nën Rrap, e hapa  E -mailin tim personal. Bafasi e paparitur pas porte, një mesazh  mistik qiellor:

From: Redaksia <stili97@yahoo.com>
Sent: Friday, May 26, 2017 4:28 PM
To: susan helms
Subject: Re: Përshëndetje, jam Susan.

On Friday, May 26, 2017 2:21 PM, susan helms <helmssusan1958@hotmail.com> wrote:

Përshëndetje, jam Susan.

Ju lutem, si jeni! Unë shpresoj se jeni mirë dhe në shëndet të përsosur. Unë kam qenë në profilin tuaj kam marrë interes në të, ju lutem, nëse ju nuk keni parasysh unë do të doja
Ti të më shkruash sepse kam diçka shumë të rëndësishme për t’ju thënë dhe shpresoj të dëgjoj së shpejti.

Mesazhin e lexova dy-tri herë me një frymë, plotë vëmendje edhe mes rreshtave. Dhe, erdha në përfundim, se: nuk duhej të ngutesha me përgjigje. Ndodhë, pas këtij mesazhi të fshihej ndonjë nga gratë e mia besnike. Ose, ndonjë “mik” i Policisë Letrare me direktiva të UDBA -së jugosllave. Edhe, atë: përpiqeshte me çdo kusht të më shti në burg. Qëllim i kahmotshëm si “armik” i shtetit jugosllav, të cilin nuk e arriti asaj kohe në Prishtinë si student duke shpërndarë “tinëz” përmes rrufjanëve të tyre romanin: Tradhtia të Kapllan Resulit (Begoviqit). Dhe, të nesërmen ende pa dalë drita si të tërbuar na bastisnin në banesë duke na kapur me pelë për dore. Dënimi, dihej si “irredentist” dhe “armik” i shtetit të “pëbashkët” jugosllav, me më së paku pesë vjet burg në Idrizovë, ose Goli Otok.

Libër i “rrezikshëm” asaj kohe, që Unë pasi të kthehem në Shkup do ta lexoj në rrugë “legale” në Bibliotekënshtetërore edhe me dy titujt e tjerë të autorit: Gjarpëri dhe Ushtima e Korabit në Biblotekën Unievrsitare të Shkupit. E dija, dhe isha me vetëdije, se: edhe kësaj rruge “legale” policore në Shkup, jam në rrezik, por nuk i trembesha këtij rreziku shtetëror komunist, që edhe sot më imponoheshte përmes institucionit të tyre “kulturore” për të më futur si “armik” të shtetit në regjistrin e tyre policor. Burg.

Metoda gati po të njëjta policore, edhe në ditën e sotshme për të më rrasur në burg. Ose, në këtë kohë të turbulltë politike për shkak të shkrimeve të mia publicistike gostisin me ndonjë bombë xhihadiste dhe një thirrrje “Allahu Akber”, këmbët të mi çonte në “hava”.

“Brate “ Lube” (Vëllai Lube), në prag të zgjedhjeve parlamentare “demokratike”, vetëm për dyqindmijë euro i fitoi disa vite burg, në Idrizovë. E Unë për 5.000.000 dollarë “fitoja” edhe grua si partnere biznesi?!

Një javë më vonë, pasi i ngrita dolli dy-tri gota me raki rrushi, m’u kujtua Porosia e Babait: më ka djegur tambëli, tashti i fryj edhe Kosit

Papritmas, mora guximin e kaçakut malit të Çelëvjollcës, dhe si shqiptarët iu përgjigja ‘Gjenerales paqesore’ me një përgjigje  “artistike” mes rreshtave.

Ditën e nesërme tek Unë në Shtëpi, erdhi Lam Lami i Qabesë me ofertën për një kafe. E pranova si bashkqytetar. Edhe i ndërruam disa mendime. Rrethi e merrte si të sëmurë psiqik dhe konsumues të drogës. Unë gjatë një takimi të shkurtër me të, vërejta se ka mjaftë informacione nga jeta. Biseda sillej rreth ferexheve të zeza, filozofëve dhe personaliteteve të artit botëror. Adhurues i madh i muzikës Rokenroll të viteve ‘70 -ta. Dhe, tetëdhjeta. Interesant do të ishte si personazh për një Libër timin të ardhshëm. I dhashë dhuratë një fletore dhe një lapës. Mendimet e tij, ashtu siç i vinin ditën edhe natën t’i hudhë në letër.

Lam Lami i Qabesë ishte edhe besimtari më i rregulltë në Xhaminë “Jahja Pasha” në Shkup, nga edhe ku niseshin protestat “paqesore” për rastin “Monstra”. Në bisedë e sipër, padashtas më rrëfeu, se: ai me kokë të mbuluar përkrah Hoxhës “Allahut” dhe Patriotit të vonuar ishte në ballë të protestave “paqesore”, në Shkup. Flamurin turk me gjysëmhënë dhe arab duke valvitur rrugëve të Shkupit nëpër “Bit-Pazar”. Shkronjat e shenjta arabe në pankarta e parulla me brohoritjet “revolucionare të Pranverës arabe: “Allahu Akber”, edhe në Shkup…

Edhe, mes këtyre mesazheve plot para me thasë dhe ofertave për martesë, vazhdonte jeta ime krijuese mes librave me një Gjel kryngritës (pikturë) mbi kokë. Përfundimi i Librit me poezi: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua!.

Vetminë, që posa biente nata matanë dritareve, ma shtronte Shtratin e gjumit. Ëndrrat e tmerrshme që i shihja pasmesnate, rrëzë Çukës në Katund. Xhindet gra me pashterka të kuqe deri në fund të këmbëve, që gjithë natën e lume më hudhnin dorë më dorë majë lisave dhe çative. Dhe, ende pa dalë agimi tinëz më kthenin në Dhomën e zgjimit. Shtrat, ku Dr. Gaçi ma prishte gjumin pa prezencën e Nanës dhe Babait…

Vetëm tashti, herët e shkundja Veten nga ëndrrat e tmerrshme: O burrë, ti nuk je te “Lugu i Ymerit”! E, as te “Përroni i Thanës”. Mos them, se: Edhe te “Çifliku i Xha Derallës” me ferra. Dardhat gorrice, që Plaku i urtë nateditë i shartonte me sharrë në krah. “Mrizet e Zanave” të Fishtës, ku Bariu i “Çelëvjollcës” me kësulën e bardhë në kokë dhe gunën e ogiçit krahëve mes Vapës Madhe nën hije, i milte dhentë nën Dardhat gorrice te “Jasakët e Tikeve”…

Mesazh, lexoja plotë gabime teknike e gjuhësore, me siguri i  përkthyer me Google në gjuhën  shqipe. E përsëris: Ofertë e harxhuar gjatë fushatës parazgjedhore (2013) për të cilën “Brate Lube” (“Vëllai” Lube), për pak para (200.000 euro), ose pak më tepër) i hëngri disa vite burg. “Çmim”, që sot mua pas të Dashurës Susan (5.000.000 dollarë) m’u rritë në 18.5 miljon euro.

Nuk ka problem, rrethanat e mia krijuese në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav pa emër më kanë përgaditur edhe për këto oferta provokative “artistike”. Arrita deri diku mes rreshtave ta lexoj dhe kuptoj avokatin si ofertë “miqësore” nga larg. Jeta ime në Luftën me penë më kishte kalitur edhe në këto dyluftime ballë për ballë me “miqtë” e penës, në Prishtinë e Shkup.

“Humanitarin artistik” të këtij Fondacioni, ofertave materiale pa djersë dhe gjak familjar shqiptar në Ditën e Sotshme, duhet marrë me rezervë, mu si dikur në sistemin e egër komunist jugosllav, ose sot Neokomunist. Qëllimi propagandistik provokativ politik – “fetar”, qëndronte në tjetër vend, komitët pilicor komunist Neojugosllav, krah për krahu me ato shqiptar. Kodër pas bregu. Mos them pas mali, mes lisave të Livadhit Madh, rrëzë Çukës me kokat në Qiell.

E pak veta i shohin matanë bregut në Lëndinë, si Muhamedi a. s. (filosof) dhentë si kope me Bariun me fyell e Dashin me këmborë. Pamarrë parasysh, që sot Unë si Shkrimtar sulmohem  edhe fizikisht në mes të Ditës Madhe  para syve të Diellit me rreze në Shkup, se: gjoja në shkrimet e mia publicistike e kam ofenduar Muhamedin a. s. E keni gabim, o “politikanë muslimanë”, dhe këlyshë me zgjebe shqiptar me këmbët dhe trutë në legen!

E di se, sipas librave fetar që i kam lexuar deri më sot dhe ligjëratave të hoxhallarëve në xhami, matanë malit Muhamdi a. s.  e ka parë një Bari me dhenë. E kur i ka pyetur Pejgamberi fundit besimtarët, se: a, e shihni ju Bariun me dhenë pas asaj kodre, që sipas këngës popullore shqiptare shumë aktuale, ende herë pas here e dëgjoj me kënaqësi në Radio Shkupi: Dhentë e mia, kush i do,/ se do  loz me Miken -o?

Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur njëzëri: jo! E, atëherë si më besoni ju mua si Muahmed a. s. se: Unë e shoh bariun me gjihë dhenë matanë Kodrës, kur ju nuk e shihni me sy matanë malit në kullosa?! Besimtarët, plumb iu përgjigjën njëzëri mendimtarit Muhamedi a. s.: Profeti ynë nuk rrenë, tregon atë që e sheh me sy, matanë Kodrës.

Pajtohem, deri diku si Bari i dhenëve, që turren pas kripës. E, a i besoni Azreti Aliut tonë si bari me delet e nënkryeme kokë më kokë në vathë të Qeverisë “përbashkët’ mes fushe?! Përgjigjen e pres nga “xhemati” besnik i Xhadisë. Dhe, sotpërsot ia lëmë të Nesërmes, pas Çuke.

Sidoqoftë, Lufta vazhdon me penë. Fushëbetejë artisitike në të cilën kanë rënë dëshmorë shumë gra azgane e burra mejdani me “nagëntin” në brez. Dhe, dajre…

        Pas këtij propozim – pajtimi “artistik” përmes E -mailit, ende nuk kam përgjigje nga avokati i “partneres” Suzan. “Mik” i dashur:  Efedi Ututu. Edhe, sot e kësaj dite. Nesër, me siguri lexuesit besnik: Nëse, më përgjgjet  me ndonjë ofertë të re “joshëse” avokati me para e ndonjë grua gjenerale për martesë, kutadi pa hamendje do ta publikoj edhe përgjigjen e tij si avokat “mik” në këtë Libër për Nesër…

Edhe, ju si lexuesë besnik, pas këtyre mesazhe – përgjigje, do ta pyesni veten mes këtyre rreshtave, a ia arrita qëllimit mes librave? Po. Vërtet, nuk i fitova ato “Çmime letrare” nga të “dashurit” e mi dhe Shteti i “përbashkët” me në krye Policinë Letrare, ama e fitova kët Libër parashikues për Nesër.

Edhe pse, gjatë miqësimit me Lam Lamin në prani të gotave të rakisë rrushit, pavetëdije dita-ditës po bëja vetëvrasje mes poezive. Herën e parë duke përplasur kokën për muri, dhe të dytën duke i thyer brinjët mbi tavolinën e punës. Përinat nuk shkova as te mjeku, por me dyshim i rrallova edhe takimet e përditshme me Lam Lamin. Fletoren e tij të shënimeve, që Unë e parashikoja si material plotësues për libër dhe personazh i dytë rrëfimi.

Dhe, pas disa ditëve, përderisa isha në Prishtinë, përurimin e Librit të mikut t’im Gani Xhafolli, për së dyti herë ma dogjën Shtëpinë (2017). Vërtetë, i refuzova ato dy “Çmime letrare”, por Çmmin e tretë djegëjen e shtëpisë mesdite ma dhanë me dhunë. Autori edhe sot e kësaj dite, ende nuk u zbulua nga Policia e Shtetit të “përbashkët”…

Fatmirësisht, deri më sot, gjatë hudhjes të këtij Libri me Hënë për Nesër në Laptop, nuk m’u paraqitë asnjë Mike besnike për ndihmë materiale, asnjë politikan, polic letrar, asnjë avokat “mik” i pasurive të trashigimtarëve të mi familjarë me përjashtim të Hënores, pas një takimi të rastësishëm ballë për ballë, afër Qendrës Tregtare, në Shkup…

Pas disa fjalëve: ”artistike” përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me prapavijë luftarake dashurie: E ke telefonin tim, borxh ta kam një kafe. Paraqitu ta pimë së bashku në ndonjë tavernë në Qytetin e Qyqeve!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.