SOVRANI – tregime nga Hysen Kobellari

0
Pena

Hysen Kobellari

  • tregime

SOVRANI

Mirmëngjes, Sovran !

Si u zhduke kēshtu, ku u fshehe kaq gjatë, or mik, pa nam e nishan ?!

Mban mend si t’u luta: Mos ik !…
Ne ishim rritur bashkë,
kur një mēngjes befas ti më the:
– Jam Sovrani !

Ne ishim fēmijë, shkollarē me grykashkë, pak demodè… Lexonim aventura nga Piter Pani.

Ti nuk ishe një, po ishe vegjëlia, që sapo ishe zgjuar dhe besoje se nuk do të bije më në gjumë.

– Sovrani jam unë ! – the ti.- Unë nuk e dija ç’kuptim kishte Sovrani, po rrushin e ēmbël dhe Thesin me Arra, e dija ku e kisha në shtëpi…

Kisha parë filma ku luante Fan Fani, filma me mbretër, perandorë, sundimtarë, gjakatarë pa zemër, pa turi…

Sovran ose je, ose s’je, rrugë të mesme s’ka ! – tha Mësuesi i mësuesve, Profeti.

– Po çuditērisht gjithkush e pandeh veten Sovran… – tha Poeti.

Veçse kur doli në skenē ajo qerratuce Para, Sovran të vërtetë nuk ka !

Dhe pastaj na prin një Mishkin që i jep mend gjithë botës …

Tē gjithë jemi shndërruar nē Turmë;

– Vonë e kuptuam, po më mirë vonë se kurvë… – mendoi Sundimtar bastardi. Mē mirë vonë, Sovranin e shenjtëruam, ia vumë emrin : Lavire Bulevardi !…

Sovran ! Ringjallu, mik, bēhu i vërtetë, o gur i rëndë kalaje !… O fol e mbaje, o ndyj e haje !…

Sovran, ribēhu e luaje rolin tēnd në jetë ! Mos fli, po duku ! …

Gëzuar ditēlindjen, Sovran ! Ti, që s’trembesh nga Zoti e Tirani. Tjetër herë të ardhsha për gëzime…

Urime nga unē, Viti i Ri,

Zoti i vetes sime, po që fare pak kam në dorë, kur nuk dime dhe nuk jemi bashkë, edhe unë,

Ish Sovrani.

FËMIJËT E SHEKULLIT MIDIS

Atë mēngjes ishte festë.

Fēmijët u veshën me tesha të larme…

Fëmija harroi ta ulte grushtin që e mbante ngjitur me tëmthin në të djethtë të kokës. Kishin kaluar orë. Sytë ju lëbyrën, këmbët ju ngurosën nga qēndrimi gati-tu për një kohëlodhje të tepërt. Ra pērdhe dhe veten e pa n’ëndērr në një varr të merekullueshëm, të lavdishēm.

Kishte pas ra dëshmor.

– I morëm më qafē këta fëmijë, – psherëtiu gjyshi, teksa e çoi fēmijën prej përdherit dhe i dha të pinte ujē. I kujtohej mbrëmja kur ia dha kumtin fëmijës, nipit të vet : “Nesër do të shkojmë te të rënët !”

“Po kush janë ata o gjysh; si ranë, pse u rrëzuan, cili i shtyu, kush i pengoi ?!” Pyetje fëmijësh që të duken naïve, por që janë aq të natyrshme për moshën e tyre.

“Sa herë i kam porositur këta të mijtë, mendoi gjyshi i pikëlluar. – Tregojuni atyre të drejtën, se të vërtetën e plotë ata s’do ta kuptojnë dot kurrë… “

Të rriturit si gjyshi duan të djegin hirin, e bëjnë brumë me qumësht zanash dhe e stërdjegin pambarim. E para është buka, pastaj e bukura …

“Përse ranë dhe a është e udhës të biesh ?!”

Gjithmonë qielli do të lotojë shi në çdo stinë dhe toka do të vlagojë si bukëvale, gji nëne në gojën e foshnjës që qesh e qan pa shkak.

Njëri prej fëmijëve tha: “Nesër do të shkojmë në Varrezat e Dashnorëve !” Fëmijët e tjerë qeshën me të madhe : “Jo në Varrezat e Dashnorëve, po në Varrezat e Dëshmorëve, o qorr !” Fëmija u turpërua, mbuloi sytë me duar dhe nisi të qajë me ngashërim; nuk dihet për gabimin e bërë padashka duke ngatërruar emrin e varrezave, apo pse ata e quajtën qorr !?

Shiu i lavdisë, përuljes dhe përgjërimit do të lagë fëmijët dhe do tē rreket të ngjallë një grusht eshtrash të bardha si kurorë luledardhe me sy qershie ende pa pjekur.

Nga veshi i gjyshit del një gjarpër, kërkon kēmishën e vjetër me gjak dhe emra dëshmorësh. E vesh krenarisht këmishēn e dashurisë dhe nuk mund të flerë më kurrë.

Fēmijët flenë dhe shohin ēndrra me Bukurzanën, Të Bukurën e Dheut, Burrin e Mirē të Blertë, me parajsa ujrash magjikē, lule të dlira, ngarendje makthesh, luftrash me Karkanxhollin e Shtrigën Syqenëz …

Dëshmorë nuk ka, as të rënë … Ka vetëm fitues, shndërruar në dashnorë që duan lirinë dhe paqen.

Kush doli nga veshi i gjyshit ishte dëshmori i parë dhe i fundit. Nuk ishte faji i tij që në Qiellin e Parë dhe Librin e Parë ishte shkruar qartë që njerëzit kishin lindur lehtësisht të gënjyeshëm.

Fëmijët i besojnë këto.
Prandaj cicërrojnë.

MBRETERESHA E MILINGONAVE

Milingona, këtu !
Milingona, atje !

Ato kërkojnë dhe kërkohen pa pushim, gjatë gjithë kohrave. Nxitojnë nëpër tokë.

Më në fund, pasi e kishin kërkuar tërë jetën me këmbëngulje dhe durim, pa u lodhur e mërzitur kurrë, milingonat e gjetën nënën e tyre mbretëreshë …

Kope kuajsh të kohës kalërojnë sipër tyre, por kurrë nuk i shkelin milingonat. Hijet e rënda të kuajve fshikin lehtas trupat e imta të tyre dhe duket sikur i përkëdhelin ato.

Milingonat e kërkonin nënën e tyre parafillestare prej kohësh që nuk mbahen mend. Ato e dëshironin me një adhurim të paparë.

Ajo nuk e dinte se ato e kërkonin me aq ngulm, tërbim  dhe me aq dashuri …

Kur e gjetën nënën e tyre milingonat, ajo ishte një Matkë e lashtë me emrin Mbretëreshë, e tharë si në tym dhe e mumosur ligsht nga koha, që kur s’mbahej mend. Por meqë milingonat nuk e shqiptojnë mirë germën M, nisën t’i thoshin asaj thjesht : Bletëreshë.

Gjithë bota e tyre paskëtaj rrotullohej e vërtitej rreth saj :

Bletëresha, këtu !
Bletëresha, atje !

Kur e gjetën ato, qanë dhe derdhën lot gëzimi e dashurie për paraardhësen e pandehur të tyre. Nga lumi i lotëve të milingonave, trupi i nënëzës së parë të tyre u ngjallavit, u zbut, u shtriq, u shkrydh, u shkund, u përqall dhe u ngjall; u zgjua nga gjumi shumëshekullor dhe me një zë të butë, gati të mekur, pyeti :

–         Ku i keni krahët ?!
–         Kra … krahët ?
–         Po, moj, krahët; krahët, si të mijtë ! …
–         Ne … Nuk … S’ …

–         Aha ! E kuptova. Evolucioni … – qeshi nëna, Mbretëresha e Milingonave, e ashtuquajtur prej tyre, si e tillë.

Dhe mezi e solli nëpër mend faktin e thjeshtë që babai i tyre ishte një kalorës …

Pasi milingonat e lodhura, të cfilitura dhe të munduara, u qetuan, u rehatuan, u shtritën në shtretrit e tyre prej dheu të butë dhe u bënë gati të flinin, Mbretëresha, e menduar prej tyre si e tillë, nisi të meditonte e të fliste në gjuhën e saj :

-“ Ju, të dashura bija, duhet ta kuptoni njëherë e mirë, se ju jeni parardhëset e mija ! … Ju, të papërtuarat e përjetshme deri në madhështi, që lëvizni papushim e punoni parreshtur, ëndërruat mrekullisht, bukurisht shumë dhe mirë … Nga ëndërrimet tuaja, nga ato ëndrra të bukura magjike, mua më dolën krahët që kam sot, me të cilat mund të fluturoj dhe të gjezdis lule më lule …  Ah, lulet, lulet ! Ato janë mundimi juaj i përjetshëm, që përditë unë dua t’i puth dhe t’i bekoj ! …   Ju, milingonat e mija të dashura patët nevojë për mua, dhe unë ja, ku ju erdha ! …

-Po më pret familja ime e madhe, e ujdisur dhe e kuptisur për bukuri në atë kosh të bekuar dhe të mrekullueshëm, që sot quhet koshere ! “

Mbretëresha e Milingonave, e paramenduar prej tyre si e tillë, foli e tha shumë e shumë gjëra të tjera në gjuhën e saj, që vetëm një poet mundi  t’i dëgjojë e t’i kuptojë disi kthjellët …

Se mizëria e milingonavet as që morën vesh se çfarë tha ajo gjatë kohës bukur të madhe, e cila për disa ecën shumë ngadalë, kurse për disa të tijerë duket sikur ecën tepër shpejt …

Ato vazhdonin të festonin plot gaz dhe hare, edhe në gjumë.

Të lumtura e të gëzuara, si të ishin në qiellin e shtatë !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.